Shqipëria vihet në shenjestër të televizionit shtetëror rus si bashkëhartuese me Shtetet e Bashkuara e rezolutës së miratuar me shumicë të gjerë votash në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënon Rusinë për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase. Vladimir Soloviov, drejtues i një emsioni mbrëmjeje në kanalin e parë të televizonit shtetëror rus Russia 1 ironizon rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Vladimir Solovyov:Qenka një vend i quajtur “Shqipëri” që ishte aq i vrazhdë sa nuk donte të lejonte Rusinë, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, në shkelje të të gjitha normave, të mos shprehte…
Author: Jeta almakos
Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të vogël ka mbaruar mbledhja midis anëtarëve të kryesisë! Pas takimit Zëvendës Kryeministri i parë nuk e komentoj fare mbledhjen por vetem u shpreh! ” Ju uroj natë të mirë! Kalofshi mirë! BDI më e fortë se kurrë” tha Grubi./Gazeta Lajm
Në selinë e Bashkimi Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël sot u mblodhën anëtarët e Kryesisë së vjetër të partisë, por mungonin anëtarët e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”. Siç mëson TV21 para pak kohësh fshehurazi nga dera e pasme në selinë e BDI-së ka mbërritur edhe “grupi i zjarrit”.
Nxënësit në autobus sikur peshqit në konservë! Kërkojnë të shpeshtohet autobusi me numër 56 i cili qarkullon në Dërven Fazile Halili I stërmbushur deri në hapësirën e fundit, aq sa nuk merret frymë brenda. Ky është autobusi me numër 56 që kalon në fshatrat e Komunës së Sarajit. Nxënësit ankohen se situata është e tillë çdo ditë dhe se nuk mund të durojnë më. Madje siç thonë shpesh ndodh që nxënësit nuk kanë mundësi të hipin në autobus sepse nga rrëmuja nuk hapet as dera. “Problemi jonë është që me autobusin numër 56 bëhen shumë turma të njerëzve dhe nxënësit…
Pas bojkotit që i bëri “Grupi i zjarrit”, kreu i BDI-së Ali Ahmeti i është adresuar të pakënaqurve dhe ka kërkuar të marrin pjesë në takimin në selinë e partisë në Reçicë të Vogël. Mbledhja partiake vjen një ditë përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ku duhet të zgjidhen organet më të larta partiake. Paraprakisht “Grupi i zjarrit” vendosi të mos marrë pjesë në takimin konsultativ te Ahmeti. Siç mësohet arsyeja e bojkotimit ishte pakënaqësia nga takimi i djeshëm dhe emrat e propozuar nga Ahmeti që do të përbëjnë ekipin e nënkryetarëve të partisë. Sipas burimeve, emrat që…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka befasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke ia mbyllur sytë e pastaj duke e përqafuar në Berlin. Në videon e publikuar nga vet Rama në Tik Tok, shihet sesi Rama i afrohet Kurtit ia mbyllë sytë dhe kërkon ta gjejë se kush është. “Gjeje kush jam”? – ka shkruar Rama në rrjetin social. @ediramatiktok“Gjeje kush jam”? ♬ original sound – EdiRamaTikTok Kurti ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022. Sipas njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ky kongres është organizuar me mbështetjen…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot tha se Besmira Ejupi ka marrë certifikatë të sigurisë para se të punësohet në MPJ, përcjell TV21. Osmani tha se MPJ-ja nuk ka ndonjë procedurë ku kërkon këtë lloj të certifikatës. “Do t’i pyesni shërbimet e sigurisë, sepse ata japin certifikatë dhe mendoj se janë punësuar në MPJ me certifikatë veç më të marrë, kjo është nga institucionet e tjera. Kështu që ne nuk kemi këtu ndonjë procedurë ku ne kërkojmë ose kemi dhënë certifikatë”, tha mes tjerash Osmani.
Nuk kam marrë asnjë qindarkë jashtë punës sime, punoj vetëm në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve dhe diku tjetër. Mënyra e llogaritjes së orëve të detyrës përcaktohet me akt ligjor përkatës dhe ndiqet deri në detaje. Dhe, së fundi, rroga ime nuk ka qenë asnjëherë 300.000 mijë denarë, asnjëherë. Kështu ka shkruar në profilin e saj në Facebook, Prof.Dr. Aspazija Sofianova, e cila një ditë më parë, u akuzua se ka marrë rrogë mujore më shumë sesa i ka takuar sipas orëve të punës. Drejtoreshë e Klinikës së së Fëmijëve, dr. Sofianova njihet si ndër mjeket më të mira të…
Kryetari i partisë “E Majta” dhe njëherit deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Apasiev, në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sot ka dorëzuar Kërkesë për konstatimin e shkeljes së të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. -Zyrtari i raportuar akuzohet se më 12 tetor 2022, nëpërmjet kabinetit të tij, deri te një grup gazetarësh dhe media ka dërguar një njoftim të nënshkruar të nismës për referendum plotësues të detyrueshëm, ku Apasiev, si person fizik, paraqitet si shtetasi i parë i nënshkruar, me statusin ligjor të “propozuesit të autorizuar”. Si bashkëngjitje të fotografisë në…
GA-MA është kompani tërësisht shtetërore që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, pasi Qeveria dhe Makpetrol arritën marrëveshje dhe kompania private hoqi dorë nga aksionet e saj për një kompensim të duhur monetar. GA-MA ka të punësuar gjithsej 58 persona, pesë prej të cilëve janë anëtarë të Bordit të Drejtorëve. Vitin e kaluar, të hyrat e GA-MA kaluan 7.7 milionë euro, që është 23 për qind më shumë se viti paraprak 2020, në të cilin për shkak të krizës së koronës pati ulje të caktuara të konsumit të gazit natyror në vend. Shpenzimet më të mëdha operative të…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është raportuar për vjedhje në ekuipazhin që po filmonte në rrugën “Samoillova” në Shkup. Është raportuar se janë vjedhur kuleta dhe gjësende tjera nga automjetet e ekipit. “Me datë 12.10.2022 në ora 21:20 në Stacionin Policor Qendër, M.E.(35) nga Republika e Turqisë ka raportuar se në ora 11:20 në rrugën “Samoilova” në Shkup, një person i ka marrë kuletat me para dhe sende të tjera nga dy automjetet e një ekuipazhi që po filmonte në këtë lokacion. Sipas njoftimit, personi ka përdorur forcë fizike edhe ndaj një personi nga Republika e Turqisë, i…
VMRO DPMNE thotë se Raporti i Komisionit Evropian, tregon neglizhencën sistematike të Qeverisë ndaj reformave. Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i partisë, Stefan Andonovski tha se në raport, është shprehur se nuk ka përparim në zbatimin e rekomandimeve nga raporti i vitit të kaluar, veçanërisht për administratën publike. “KE përmend edhe abuzimin me flamurin evropian në miratimin e ligjeve me procedure të shkurtër. Sipas KE-së, këto ligje duhet të kufizohen ndjeshëm pasi ato reduktojnë mundësitë për procese legjislative gjithëpërfshirëse dhe debate domethënëse. Raporti vlerëson gjithashtu se puna e Kuvendit është ndërprerë nga polarizimi politik, i cili ka vonuar miratimin e shumë…

