Burimet publike janë të kufizuara. Angazhimi ynë, si Ministri dhe si Qeveri, që nga viti në vit të orientojmë mjete gjithnjë e më të mëdha drejt shkencës dhe kërkimit, tregon vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në dije, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, ku u prezantuan rezultatet paraprake të hulumtimit “Zgjidhje inovative shkencore për uljen e pabarazisë sociale dhe ekonomisë gri në Maqedoni përmes rregullativës tatimore”. Hulumtimi po realizohet nga ekipi i Fakultetit Juridik, me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe…
Author: Jeta almakos
Kryeparlamentari Afrim Gashi nënshkroi sot marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike në vend, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të cilësisë në arsimin e lartë. Marrëveshjet u nënshkruan me Universitetin “Goce Delçev” – Shtip, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universitetin “Shën Apostol Pavle” – Ohër. Me këtë akt, të gjitha universitetet publike në vend do të kenë marrëveshje kolektive, duke vendosur një kornizë të përbashkët për standarde më të larta arsimore, sistem më konkurrues dhe vlerësim më të drejtë…
Deputetja Jovana Trençevska dhe Aleksandar Trajanovski, i cili ishte kandidat i partisë për kryetar të komunës së Aerodromit, janë nënkryetarët e ri të LSDM-së. Vendimi u mor në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë, kur LSDM njoftoi gjithashtu se Aleksandar Dimitrijeviq do të mbetet sekretar i përgjithshëm, ndërsa Lupço Farmakovski do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e sekretarit organizativ, në kuadër të rikonstruksionit të paralajmëruar partiak. “Një pjesë e anëtarëve të Këshillit janë Dejan Nikollovski, më tej Jon Fërçkovski, drejtori aktual i qendrës për analizë në parti, anëtarët e deritanishëm Simona Cvetanovski, më tej Renata Mlladenovski, Petar Ognenoviq…
Policia ka ngritur kallëzim penal kundër pesë banorëve të Zhelinës. Sulmi fizik ka ndodhur pas një grindjeje të mëparshme, ndërkohë që rasti është raportuar si “dhunë” NKallëzim penal është ngritur ndaj 5 personave nga fshati Zhelinë i Tetovës, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht, vajzën 19-vjeçare nga i njëjti fshat. Siç raportohet nga Policia e Tetovës, fjala është për P.A. (28), S.A. (30), E.A. (23), G.A. (44) dhe A.A. (19), ndaj të cilëve është nisur procedurë për veprën penale “dhunë”. Incidenti ndodhi më 26 shtator 2025, pas një grindjeje të mëparshme midis të përfshirëve. Sipas informacioneve të policisë,…
Në edicionin qendror të lajmeve në TV Alsat, kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim – BDI dhe ASH, Valbon Limani, u pyet për kandidaturën e Nevzat Bejtës nga koalicioni VLEN për Gostivarin në zgjedhjet e 11 janarit. “Me gjithë respektin për Nevzat Bejtën, unë mendoj që po të mos ishte qesharake do të ishte tragjike rikandidimi i tij. Ai është një relikt politik, i cili kandidohet për të gjashtën herë, dhe kjo është një mesazh shumë i keq për qytetarët dhe veçmas për të rinjtë,” tha Limani. Ai shtoi se koalicioni VLEN ka humbur mundësinë…
SPB Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj disa individëve dhe kompanive të transportit për mashtrim dhe dhënien e deklaratave të rreme. Ata dyshohet se përgatitën fatura për transportin e nxënësve, edhe pse kontratat me shkollat e mesme u kishin skaduar. Në disa raste, të dyshuarit dhanë deklarata të rreme para noterit për të marrë vendime për urdhër pagesa. “SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (46) nga Tetova dhe një personi juridik, ndërmarrje transporti nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit…
MPB informon se dje pasdite në orën 17:35, Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan ka marrë një njoftim se në autostradën Koçan-Vinicë, në vendin e quajtur “Slanecki dol”, një automjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Vinicës, i drejtuar nga B.K. (48) nga Vinica, ka dalë nga rruga. Siç njoftojnë nga MPB, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë e ka konfirmuar vdekjen e tij. “Pas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme të…
Gjatë ditës së djeshme, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, para gjyqtarit të procedurës paraprake u paraqit Lj.P., ndaj të cilit më parë ishte caktuar masa e paraburgimit me vendim të gjykatës për kapjen dhe privimin nga liria, me vendim KOK PP 439/23 në rastin e njohur për publikun si “Zinxhiri”. Nga Gjykata Penale njoftojnë se gjyqtari i procedurës paraprake me propozimin e Prokurorisë Publike, të akuzuarit i caktoi masa arresti shtëpiak dhe mbikëqyrje të detyrueshme, ndërsa i janë marrë të dy dokumentet e udhëtimit. Kundër vendimit të gjyqtarit, është i lejueshëm e drejta e ankimimit para Këshillit Penal. “Duke…
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të dyshuar për kryerjen e një vepre penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 e Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. I dyshuari dhe e dyshuara, si bashkëpunëtorë, në Negotinë të Gostivarit, e privuan mizorisht nga jeta Hava Azizin nga fshati Zdunjë. Ata e morën viktimën nga para shtëpisë së saj më 7 dhjetor, e çuan në shtëpinë e të dyshuarve, ku filluan një grindje për disa keqkuptime. Pastaj e mbyllën atë në një dhomë ndihmëse në pronësi të një personi me banim jashtë…
Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler thotë se në Qeveri dhe në gjyqësor ekzistojnë njerëz të cilët janë sinqerisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe shfaqi shpresë se atyre përpjekjeve do t’iu bashkëngjiten edhe më shumë individë, sepse, siç theksoi, ajo gjëja e drejtë dhe e nevojshme që duhet të bëhet. “Sigurisht që shoh njerëz në Qeveri dhe gjyqësor që janë vërtet të përkushtuar ndaj kësaj dhe i përshëndes dhe i falënderoj sepse janë sinqerisht si zëra në shkretëtirë. Shpresoj që më shumë njerëz t’u bashkëngjiten atyre, sepse është gjëja e duhur për të bërë. Unë jam amerikane dhe…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë me -6 gradë, ndërsa në Petrovec të Shkupit, Manastir, Demir Kapi dhe Strumicë janë matur -4 gradë, në Tetovë, Shtip, Kumanovë, Veles dhe Kavadar -3 gradë, në Ohër 0 gradë, kurse temperaturat më të larta prej 3 gradësh janë regjistruar në Krushevë. Moti do të jetë pjesërisht me vranësira, me periudha me diell dhe kryesisht i qetë. Në orët e mëngjesit, në disa lugina dhe përgjatë luginave të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesët veriperëndimore herë pas here do të…
Ramadan Ramadani Problemi i varg shkrimeve është se duhet të vazhdojnë ose kur ndalen të sqarohen se pse kanë përfunduar. Ashtu edhe këto varg i shkrimeve krahasimore të gjendjes shoqërore dhe politike me taksimetrin dhe mënyrat e përdorimit deri sa nuk sqarohen se janë ndalur do vazhdojnë. Ashtu pasi në disa shkrime të kaluara përmendëm mënyrat e përdorimit të taksit dhe taksimetrit parashtrohet pyetja se cila është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të taksi shërbimeve; ajo me taksimetër apo ajo më pazarllëk paraprak; ku para shfrytëzimit bëhet marrëveshje për shumën dhe mënyrën e pagesës. Sigurisht se dyja këto mënyra…

