SPB Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj disa individëve dhe kompanive të transportit për mashtrim dhe dhënien e deklaratave të rreme. Ata dyshohet se përgatitën fatura për transportin e nxënësve, edhe pse kontratat me shkollat e mesme u kishin skaduar. Në disa raste, të dyshuarit dhanë deklarata të rreme para noterit për të marrë vendime për urdhër pagesa.
“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (46) nga Tetova dhe një personi juridik, ndërmarrje transporti nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt, e lidhur midis tyre dhe një shkolle të mesme, kishte skaduar, pa bazë ligjore përgatitën fatura në shumën prej 15.034.110 denarësh për të dy muajt dhe i dorëzuan te shërbimet përgjegjëse të shkollës, me qëllim të kryerjes së pagesës. Të denoncuarit nuk arritën t’i mashtrojnë shërbimet përgjegjëse të shkollës, pas çka para noterit dhanë deklaratë të rreme dhe dorëzuan faturat duke kërkuar që noteri të përgatiste një vendim për urdhër pagese noterial, i cili u miratua nga noteri. Po ashtu, SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër Q.F. (59) nga fshati Shemshovë dhe një personi juridik nga i njëjti fshat, për dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt e lidhur me një shkollë të mesme në Tetovë kishte skaduar, më 10.06.2025, pa bazë ligjore përgatitën fatura për muajin shtator dhe tetor 2024 në shumën totale prej 2.152.447 denarësh, dhe i dorëzuan te shërbimet përgjegjëse të shkollës, me qëllim që t’i mashtrojnë dhe të kryhet pagesa e faturave të dorëzuara”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Data 10.11.2026
Aktuale
- Dy muaj pa Laurentin, motra e tij prek me dedikimin për të
- Propozimi i ri për pensionet: Një zgjidhje për ata që kanë kontribuar
- Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban në këmbë shtesën natyrore të popullsisë
- (VIDEO) Maksuti: Borxhi është problem kur nuk përdoret për investime kapitale! Bytyqi: Premtimi i VLEN-it për Bankë Shqiptare nuk është në program
- (VIDEO) Zhvillimet në Alta Bankë, Filipçe: Çfarë është Mickoski, diler apo ndërmjetësues
- Irani mohon akuzat e Francës për sulme kibernetike ndaj sistemeve ftohëse të supermarketeve
- Mexhiti mirëpret ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Forcimi i bashkëpunimit institucional mbetet prioritet i përbashkët
- Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri



