Edhe pas pauzës së rregullt, deputetët sot kanë vazhduar debatin për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Deputetët e opozitës mendojnë se këto ndryshime ligjore janë në kundërshtim me rregullin e së drejtës, sepse ligji i robëron punëtorët, në vend që t’i çlirojë. Deputetët e LSDM-së thanë se ndryshimet në ligj janë duke u bërë për realizimin më efektiv, efikas dhe më të lirë të projekteve që janë me interes strategjik dhe kombëtar. Votimi për këtë pikë do të caktohet për ditë…
Author: Jeta almakos
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 Majit, Ministria e Kulturës njofton se hyrja në muzetë e Maqedonisë nesër do të jetë falas. “Nesër ju ftojmë të shkojmë në një udhëtim magjik nëpër trashëgiminë e pasur kulturore të vendit dhe për një moment të përjetojmë historitë nga e kaluara jonë”, njofton përmes një statusi në Facebook ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Sipas Ministres, Dita Ndërkombëtare e Muzeve na kujton rolin e paçmuar që luajnë muzetë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe nxitjen e ndjenjës së unitetit.
Ofensiva diplomatike nuk ndryshon qëndrimin e VMRO- DPMNE-së lidhur me mbështetjen e mundshme të ndryshimeve kushtetuese. I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i ndodhur për vizitë në vend, u takua me deputetët e opozitës. Antonio Milloshoski i VMRO- DPMNE-së theksoi se deputetët e opozitës nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre. Ata i thanë Saracinit, se sipas disa sondazheve të opinionit, 85% e maqedonasve janë kundër, siç thotë ai, kërkesës së imponuar për të ndryshuar Kushtetutën. I pyetur për argumentet e përfaqësuesit gjerman që i kërkoi VMRO-së të votojë ndryshimet kushtetuese, por edhe mesazhin e Përfaqësuesit…
“Kjo nuk është vetëm çështje e raporteve Bullgari – RMV, por çështje e të drejtave të njeriut dhe vlerave. Duhet ta dini historinë. Është disiplinë e përjetshme. Goce Dellçevi disa herë është deklaruar si Bullgar” – tha Aleksandar Jordanov, eurodeputet bullgar. Deklarata e këtillë ka revoltuar deputetët e Maqedonisë së Veriut. Sonja Mirakovska që ka udhëhequr Komitetin e Përzier, sic percjell KlanM, qëndrimin e këtillë e ka quajtur joshembullor. “Shumë deklarata të politikanëve bullgar nuk ndihmojnë t`i bëjmë ndryshimet kushtetuese. Askush s`mund të na akuzojë për diskriminim të pakicave etnike. Unë shpresoj se të gjithë maqedonasit në të gjitha vendet…
Interesimi për arsimin profesional është i theksuar edhe mes semi-maturantëve që përfundojnë shkollimin fillor këtë vit shkollorë. Në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës aktualisht shkollimin e përfundojnë 198 semi-maturant, thotë përgjegjësi i sektorit për arsim pranë komunës Dibër Burim Kaziu. Gjenerata e fundit e semi-maturantëve në komunën e Dibrës, është duke përzgjedhur së bashku me prindërit e tyre regjistrimin në shkollat e mesme. Sipas të dhënave zyrtare në të tre shkollat fillore të komunës Dibër “Penestia” dhe “Said Najdeni” në Dibër, si dhe “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrast, këtë vit shkollimin fillor e përfundojnë afro 200 nxënës. Këto…
Për shkak të kërkesës për përjashtim të dy gjykatësve nga trupi gjykues, është anuluar seanca e sotme publike për rastin “Monstra” në Gjykatën Supreme. Sipas avokatëve dy gjykatësit duhet të përjashtohen pasi që ata kanë qenë pjesë e trupit gjykues për rastin e përleshjes me armë zjarri në një fermë në Belimbegovë gjatë vitit 2009, rast në të cilin është i dënuar Fejzi Aziri. Avokatët presin që të tërhiqen dy anëtarët, pasi që ata kanë vendosur për një lëndë e cila është segment i rastit “Monstra”. Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimet e të akuzuarve për rastin “Monstra”, gjegjësisht burgim të…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se Nisma për Drithërat në Detin e Zi – që mundëson eksportimin e drithërave ukrainase përmes porteve të shtetit në Detin e Zi – është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë. “Me përpjekjet e shtetit tonë, me mbështetjen e miqve tanë rusë, dhe me kontributin e miqve tanë ukrainas, është vendosur që të shtyhet marrëveshja për drithërat edhe për dy muaj”, njoftoi Erdogan një ditë para se të skadonte marrëveshja. Rusia është pajtuar që të mos bllokuar largimin e anijeve nga dy porte ukrainase, tha Erdogan, duke theksuar se shpreson që…
Matura shtetërore nuk duhet të hiqet si koncept, por të përmirësohet vazhdimisht, janë pjesë e qëndrimeve të ish-ministrave të arsimit dhe shkencës, Nikolla Todorov dhe Mila Carovskës. A është më mirë të futet provimi pranues në vend të provimit të maturës, sipas panelistëve në debatin, të organizuar nga FON, kjo nuk është çështje zgjedhjeje, por mënyrë për përzgjedhje më të mirë, provime që do të plotësonin njëra-tjetrën. Panelistët ndanë përvoja nga vendet më të zhvilluara, ku edhe nxënësit e shkollave fillore i nënshtrohen provimit pranues për t’u regjistruar në arsimin e mesëm. Drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë nga…
Po e shtyp butonin e fatit për të fituar lekë. Kështu një fëmijë i mitur po luan në bastoren “Mozzart” në Gjorgje Petrov, njofton KlanM. Rastin në Klan Maqedoni e ka denoncuar një qytetar i shqetësuar I cili edhe e ka xhiruar këtë video. Në video shihet se i punësuari është në sportel, ndërsa ka lejuar që i mituri të hyjë në bastore edhe pse kjo është e ndaluar me ligj. Kontaktuam përmes telefonit dhe adresës elektonike me bastoren në fjalë por prej atje pa asnjë përgjigje. Kërkuam edhe qendrim nga Shoqata e bastoreve sportive që bënë pjesë kjo bastore…
Më datë 16.05.2023 në ora 19:10 në Stacionin Policor Bit Pazar, B.D.(24) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 17:30 është sulmuar fizikisht nga familjari i tij R.T.(45) afër sheshit “Skënderbeu” “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.
Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta të freskëta të stinës nga prodhimi vendor edhe atë si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë pesë muajve. Рespektivisht çdo fëmijë duhet të marrë nga një kilogram fruta në javë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski sot e paralajmëruan fillimin e programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023, i cili përfshin të gjitha kopshtet për fëmijë në vend, për të cilat do të sigurohen fruta të freskëta çdo ditë, për çdo fëmijë. Me këtë program të Ministrisë së…
Për mbi 1000 funksionarë të zgjedhur dhe emëruar pagat janë rritur, ndërsa për sektorin publik kjo rritje do të presë. Së fundmi, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një dispozitë të ligjit të pagave për koeficientët e pagave që mundësoi që zyrtarët të rrisin pagat e tyre deri në 78 për qind. Sipas përllogaritjeve për rritjen e pagave të funksionarë ve nevojiten mbi 15 milionë euro në vit. Të pakënaqur me pagat janë shprehur punonjësit në më shumë dikasterë si Drejtoria për të Ardhura Publike, Ministria e Kulturës, Shëndetësisë. Nga Banka Popullore udhëzojnë për kujdes me rritjen eventuale të pagave në sektorin publik,…