Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se po mundohet me ekipin e tij për zgjerimin e programit për muzikor për pritjen e Vitit të Ri që do të mbahet në sheshin “Maqedonia”. Gjorgjevski, në “Click Plus” në “TV21”, mes tjerash tha se po përpiqet që të ketë edhe një këngëtar shqiptar. “E kam pranuar edhe sugjerimin e kolegëve tuaj shqiptarë, të cilët më pyetën pse, megjithëse Llotaria Shtetërore e Videove po e mbështet të gjithë projektin dhe festën, nuk ka asnjë artist shqiptar. Me ekipin kemi diskutuar për këtë çështje dhe me mbështetjen e Qytetit të Shkupit do…
Author: Jeta almakos
Para pak minutave është raportuar një vetëvrasje në Shkup, shkruan Alsat. Sipas burimeve jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një nxënës të moshës 17-18 vjeçare. Po ashtu, jozyrtarisht, mësohet se është vetvrarë në malin e Gazibabës. Nesër pritet që MPB të japë më shumë detaje për rastin. /Alsat.mk
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte do të mbajë mbledhjen e radhës, në prag të Kongresit të partisë që është caktuar të mbahet të dielën. Siç informuan nga BDI, në fokus të mbledhjes do të jetë informimi rreth përgatitjeve përfundimtare të Kongresit. Kujtojmë se të dielën BDI do të mbajë Kongresin e saj, ku siç deklaruan figura politike të partisë, pritet të konfirmohet edhe një mandat i ri për Ali Ahmetin në krye të partisë. Po ashtu, në Kongres do të miratohen ndryshimet në Statutin e partisë, me të cilat e drejta për emërimin e kryetarëve të Degëve…
Aktivistët e iniciativës qytetare Zelen Human Grad kanë dalë me një apel drejtuar të gjithë kryetarëve të komunave të Shkupit që të heqin dorë nga fishekzjarrët për natën e Vitit të Ri. Ata thonë se Shkupi është përsëri ndër qytetet më të ndotura në botë, me përqendrime jashtëzakonisht të larta të grimcave PM2.5 dhe PM10, ndaj se në kushte të tilla, çdo shpërthim shtesë është një goditje e drejtpërdrejtë për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Zelen Human Grad “Ne përcjellim mesazhin e qindra bashkëqytetarëve që na shkruajnë çdo ditë: Nuk duam fishekzjarrë për natën e Vitit të Ri askund në…
“Deri në vitin 2028, tuneli hekurudhor ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të jetë gati”, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i Transportit dhe Komunikacionit në largim, Grozdan Karaxhov. Ai mori pjesë në një takim të Komitetit Parlamentar Bullgar për Politikë të Jashtme, i cili mbështeti unanimisht ratifikimin e Marrëveshjes midis qeverive të dy vendeve për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar, të nënshkruar më 6 nëntor 2025 në fshatin Gjueshevo. “Ky është një projekt që po monitorohet shumë nga afër nga Komisioni Evropian dhe çdo vend që nga tani e tutje tregon…
Që në orët e para të mëngjesit, lagjja Ingjikovë në Komunën e Gazi Babës u bë skenë e një aksioni institucional për shembjen e një objekti që, sipas autoriteteve lokale, ishte ndërtuar pa leje. Sipas informacioneve nga kryetari i komunës, Boban Stefkovski, aksioni nisi në orën 05:00 të mëngjesit, pas një koordinimi paraprak me Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjë që solli prani të shtuar policore dhe angazhim të mekanizmit të rëndë ndërtimor. Bëhet fjalë për një objekt në fazën e karabinës, i cili kishte plan të ndërtohej më tej, pavarësisht ndalesave të mëparshme nga institucionet kompetente. BOBAN STEFKOVSKI-KRYETAR I…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova paralajmëroi se Ligji aktual për Faljen është jofunksional dhe duhet të reformohet, ndërkohë që inkurajoi njëkohësisht ndryshimet në Kodin Penal, duke theksuar se ato janë thelbësore për luftën kundër korrupsionit dhe krimit. “Ligji për Faljen, siç është tani, për shkak të shumë dispozitave të shfuqizuara, nuk i ngjan më një teksti logjik ligjor. Kudo në botë ekziston mundësia e faljes, vetë fjala tregon se ndonjëherë një person duhet të abstragohet nga dënimi dhe të vlerësojë procesin e qëndrimit në burgje, të stimulojë largimin nga ajo botë dhe mundësinë e sjelljes së ndryshme. Duhet të ekzistojë mundësia e…
Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se është bërë ulja e çmimeve të naftës për 1,08% në Maqedoni. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 2,00 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 19.12.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 71.00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 73.00 (denarë/litër) EURODIESL BS (D-E V) do të shitet për…
Disa persona nga fshatrat Nakushtak dhe Izvor të Likovës, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët komunizmi i trajtoi si viktima të terrorit fashist. Dokumenti është i vitit 1964 i nënshkruar nga Bexhet Rramani, Komiteti Komunal i Lidhja Komuniste e Maqedonise (LKM). Nga Nakushtaku: 1. Ismail Murtez Shabani – duke shkuar për Nakushtak të Stacioni hekurudhor i zënë nga një ushtar bullgar, i lidhur iu dorëzua gjermanëve ku edhe u pushkatua. 2. Abedin Isen Sinani – në mënyrë të ngjajshme 3. Avdi Sadik Rushiti- duke shkuar për në Kumanovë, i kapur nga ushtari bullgar dhe i vrarë. 4.…
Për shkak të arsyeve artificiale, ne ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Bruksel. Ai theksoi se Qeveria po ndërmerr të gjitha reformat për të filluar negociatat dhe se qytetarët meritojnë të jenë në BE. “Është mirë kur Ballkani Perëndimor është në perspektivën e Bashkimit Evropian, është inkurajuese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor sepse në këtë mënyrë tregohet interesi për të ardhmen tonë të përbashkët sepse Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës dhe është logjike që ata të integrohen së bashku brenda BE-së. Ne si vend e meritonim këtë shumë kohë më parë…
Pronari i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani, priti dje në zyrat qendrore të kompanisë në Tetovë ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, i shoqëruar nga i biri, Denion Meidani, ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, ku bashkëbiseduesit ndanë kujtime dhe reflektime nga takimet e mëhershme, duke riafirmuar respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë. Me këtë rast, Destani vlerësoi figurën e presidentit Meidani si një personalitet kombëtar me kontribut të shtrirë në të gjithë hapësirën shqiptare. Krahas rolit të tij të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë dhe udhëheqjen e shtetit shqiptar, Meidani…
Mbrëmë, në një aksion të Byrosë për Siguri Publike, janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe Bujar Dardhishta, ish-drejtor i Drejtorisë për Mbajtjen e Librave Amë, kuadër i BDI-së, raporton 24vesti. Informacionin në një deklaratë për mediat e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili mori pjesë në promovimin e një centrali fotovoltaik të vendosur në Qendrën për Trajnim të MPB-së – donacion i OKTA-s. Më herët, nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar njoftuan se mbrëmë është realizuar një aksion në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë. “Nën udhëheqjen e një prokurori publik…

