Author: Jeta almakos

Analisti politik, Mehmet Kalisi i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, tha se Lista Serbe nëpërmjet disa strukturave kriminale kontrollon vullnetin e serbëve në pjesën e veriut. Kalisi tha se serbët i bojkotuan zgjedhjet, duke marrë direktive direkt nga Beogradi. “Ata humbën katër komuna, të cilat kanë qenë nën menaxhim të kryetarëve serb, dhe në këto zgjedhje u zgjodhën katër shqiptar. Komuniteti ndërkombëtar pranoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por në ndërkohë i dhanë rekomandime që kryetarët mos të futen në objektet, por punët t’i kryejnë nëpërmjet disa pjesëve. Qeveria e Kosovës nuk…

Lexo më Shumë

Frika për një tjetër fatkeqësi mjedisore u ngrit në Ukrainë pasi tubacioni  më i madh i amoniakut në botë i vendosur në Kharkiv u bombardua të martën. Sipas mediave të huaja, burime pro-Moskës, publikuan pamjet që tregojnë një re gazi që shpërndahet mbi një zonë pyjore pranë qytetit Masyutivka, e cila shtrihet në “zonën gri” midis kufirit rus dhe ukrainas. Mësohet se, aty strehohet një stacion pompimi për tubacioni Tolyatti-OdessA. Amoniaku është një komponent kyç i plehrave nitrat, me Rusinë që është një nga prodhuesit kryesorë të tij në mbarë botën. Por është gjithashtu jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkaktojë acarim…

Lexo më Shumë

Pamje tragjike tregonin sot qytetin ukrainas të Kerson të përmbytur deri mbi çatitë e kateve të para, pas shembjes së papritur dje të digës Kakhovka, për të cilën të dyja palët në konflikt akuzojnë njëra-tjetrën. Më shumë se 2,700 njerëz po evakuohen në dy anët e lumit Dnipro që ka përmbytur qytetin ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë për mijëra njerëz. Mijëra mbeten të përmbytur në tragjedinë e re në jug të Ukrainës teksa presidenti Zelenski akuzon Rusinë se nuk po ndihmon të bllokuarit në zonat e qytetit të kontrolluara nga Rusia. Dje Ukraina e Rusia ashtu si…

Lexo më Shumë

Parlamenti turk zgjodhi sot Numan Kurtulmuşin, kandidatin e përbashkët të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), si kryeparlamentar të ri, raporton Anadolu. Kurtulmuş, deputet i AK Partisë nga Istanbuli, mori 321 vota në raundin e tretë të votimit në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM) me 600 vende. Ai u zgjodh për një mandat dyvjeçar. Sipas Kushtetutës së Türkiyes, kryetari i parlamentit zgjidhet me votim të fshehtë deri në katër raunde – aq sa janë të nevojshme – në një ditë të vetme. Në dy raundet e para, asnjë kandidat nuk mori shumicën prej…

Lexo më Shumë

Dorëheqje të tij ose të ministrit Azir Aliu, paralajmëroi Arben Taravari gjatë ditës së sotme, nëse vërtetohej se ministri ka punësuar dhëndrin e tij si shef kabineti. Por, sipas tij, dorëheqja vjen vetëm nëse bëhet fjalë për punësimin e burrit të motrës ose vajzës së Aliut, informon KlanM. “ Te ne dhëndër e di si quhet në qoftë se dikush është dhëndri i brezit të katërt ose të pestë… Në qoftë se është burri i motrës ose i vajzës së Azirit, ose unë ose Aziri japim dorëheqje”, deklaroi sot kreu i ASH-së, Arben Taravari. Për të njejtën çështje u pyet edhe…

Lexo më Shumë

Përmes një proteste, të punësuarit e shërbimeve profesionale të Këshillit Gjyqësor sot kërkuan sigurimin e mjeteve financiare për pagesën e shtesave të pagave në shumën prej 30 për qind dhe nënshkrimin e aneks marrëveshjes për ndryshim të marrëveshjes kolektive. Ata paralajmëruan se do të protestojnë çdo ditë në kohë pauze në qoftë se këto kërkesa nuk pranohen, pasi siç thonë, janë vetëm 30 të punësuar ndërsa përkundër punës që e bëjnë, pagesat i kanë shumë të ulëta. “Konsiderojmë që kërkesat tona janë reale dhe nuk do të nxisin komplikime të mëdha financiare sepse bëhet fjalë për vetëm 30 të punësuar…

Lexo më Shumë

Një tërmet me intensitet III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë sot pasdite në ora 14:26 në rajonin e Pehçevës dhe Berovës. Epiqendra e tërmetit ka qenë 280 kilometra në lindje të Shkupit, në Republikën e Bullgarisë, me magnitudë lokale Rihter prej ML4.6, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup. Për momentin nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet.

Lexo më Shumë

Prokurori Vlladimir Milloshevski, në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Besa Trans”, sot prezantoi video nga kamerat e sigurisë së pikës kufitare “Deve Bair” për daljen dhe hyrjen e autobusëve të kompanisë, njëri prej të cilëve, më 23 nëntor, duke ardhur nga Stambolli për në Shkup, në autostradën “Struma” të Bullgarisë është aksidentuar dhe më pas është djegur, ku si pasojë kanë humbur jetën 45 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë lënduar, raporton Portalb.mk. “Në video mund të shihni se më 18 nëntor të vitit 2021, në ora 21:51:10 sekonda, autobusi me targa SK0284BA [autobusi i aksidnetuar] ka dalë nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet pikës kufitare “Deve…

Lexo më Shumë

Me oferta e kundër oferta u zhvillua takimi i sotëm mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Pas përfundimit të takimit Kovaçevski tha se i vjen mirë që Mickoski ka zbutur qëndrimin se katergorikisht me asnjë kusht nuk pranojnë ndryshime kushtetuese. Me qëllim të vazhdimit të rrugës europiane të vendit dhe sigurimin e votave për ndryshimet kushtetuese Kovaçevski i ofroi Mickoskit që të bëhet pjesë e qeverisë,  të votohen ndryshime kushtetuese e pastaj menjëherë të shkohet në zgjedhje. “Kuptova se për z.Mickoski dhe për VMRO-DPMNE-në është e rëndësishme që të jenë pjesë e qeverisë. 14.34- Propozova që…

Lexo më Shumë

“Për Aleancën për Shqiptarët nuk janë të rëndësishme emrat e partive që janë në Qeveri, por vizioni i tyre”. Kështu thonë nga ASH, në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, në lidhje me ndryshimet eventuale për të cilat u raportua, pas takimit të sotëm në mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Për ne emrat e partive që formojnë qeverinë nuk ka qënë kurrë të rëndësishëm. Kryesorja është vizioni i këtyre partive. Fati i vendit nuk është çështje tifozerie, është çështje pune”, thonë nga ASH. Ndryshe, Mickoski në takimin e sotëm Kovaçevskit i ka propozuar Qeveri gjithëpërfshirëse, në…

Lexo më Shumë

Disa opsione të propozuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski ishin të papranueshme për kreun e opozitës Hristijan Mickoski në takimin e liderëve për ndryshimet kushtetuese kurse ata që u propozuan nga Mickoski ishin të papranueshme për Kovaçevskin. Liderët përfunduan këtë takim pa epilog duke i dhënë kohë njëri tjetrit dhe partisë oponentë të mendohet për pozitat e saj. Mickoski propozoi qeveri të zgjeruar pa BDI-në e cila do të sigurojë garanci nga vendet anëtare të BE-së për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe do të kërkojë nga Bullgaria zbatim të vendimeve të Gjykatës së Strazburgut. Më pas, është i gatshëm të pranojë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për Telma, i është referuar konceptit që ka promovuar në Bruksel “Më shumë integrim para anëtarësimit”. Me këtë koncept, të cilin e paralajmëroi edhe Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, vendet e Ballkanit Perëndimor që do të nisin negociatat do të kenë një sërë përfitimesh, qasje në fonde dhe pjesë të madhe të privilegjeve, të cilat i sjell integrimi i plotë, që në kohën e negociatave. “Shtetet kandidate do t’i kishin të gjitha privilegjet para anëtarësimit formal dhe jo para anëtarësimit aktual në BE. Në Bratisllavë në GlobSec, unë…

Lexo më Shumë