Analisti politik, Mehmet Kalisi i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, tha se Lista Serbe nëpërmjet disa strukturave kriminale kontrollon vullnetin e serbëve në pjesën e veriut. Kalisi tha se serbët i bojkotuan zgjedhjet, duke marrë direktive direkt nga Beogradi.
“Ata humbën katër komuna, të cilat kanë qenë nën menaxhim të kryetarëve serb, dhe në këto zgjedhje u zgjodhën katër shqiptar. Komuniteti ndërkombëtar pranoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por në ndërkohë i dhanë rekomandime që kryetarët mos të futen në objektet, por punët t’i kryejnë nëpërmjet disa pjesëve. Qeveria e Kosovës nuk kishte rrugëdalje tjetër pos të zbatoj ligjin e Kosovës”, u shpreh Kalisi.
Ai tha se qëllimi i Vuçiqit ka qenë nëpërmjet bojkotit të shkaktoi trazira në këtë pjesë dhe të fitoj pikë politike brenda Serbisë.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Logos-A sjell librin e ri të Fahrettin Altun: “Teoria e modernizimit: Një hyrje kritike”
- Sulm me makinë ndaj turmës së njerëzve në Francë, 2 të vdekur
- FOTOLAJM/ Pankartat ironike që vijnë nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!
- E harruan Hatixhen? Nusja e re në familjen e Jasharit iu mori zemrat
- “Në pranga, jo vetëm Ergys Agasi”/ Protesta e 89-të, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
- Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Makina përplaset me murin e një banese dhe përfundon në kanal, humb jetën 62-vjeçari
- Vijon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, do të lëshohet në përdorim në vitin 2028



