Me oferta e kundër oferta u zhvillua takimi i sotëm mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Pas përfundimit të takimit Kovaçevski tha se i vjen mirë që Mickoski ka zbutur qëndrimin se katergorikisht me asnjë kusht nuk pranojnë ndryshime kushtetuese. Me qëllim të vazhdimit të rrugës europiane të vendit dhe sigurimin e votave për ndryshimet kushtetuese Kovaçevski i ofroi Mickoskit që të bëhet pjesë e qeverisë, të votohen ndryshime kushtetuese e pastaj menjëherë të shkohet në zgjedhje.
“Kuptova se për z.Mickoski dhe për VMRO-DPMNE-në është e rëndësishme që të jenë pjesë e qeverisë. 14.34- Propozova që bashkërisht të votojmë për hapjen e kushtetutës me 2/3 me çka do të kishin votuar të gjithë deputetë në Kuvend që mbështesin rrugën europiane të vendit dhe menjëherë të nesërmen VMRO-DPMNE të hyjë në Qeveri me çka LSDM do të lirojë gjysmën nga vendet e saj për përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së.”- deklarojnë Dimtiar Kovaçevski, Kryeminsitër.
Për Mickoskin është e pranueshme ideja për zgjerim të qeverisë, por me kusht që nga qeveria të largohet BDI. Mickoski gjithashtu kërkoi që ajo qeveri pa BDI-në të sigurojë garanca nga disa vende të BE-së se kësaj radhe nuk do të ketë kërkesa të reja nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së.
“Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të mbaheshin në vjeshtë, të formohet qeveri në bazë të unitetit të gjerë nacional në të cilën nuk do të jetë pjesë BDI. Meqenëse asnjë shtet anëtar i BE-së nuk ka asgjë kundër identitetit shumë shekullor maqedonas, traditës, kulturës, zakoneve, gjuhës maqedonase, atëherë këtu jam gati të bisedoj me disa kryeministra të BE-së në mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian të votojnë një konfirmim, një garanci për të gjitha këto që ne e themi”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Pas përfundimit të takimit nëprmjet Facebook-ut u prononcua edhe BDI. Zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani tha se BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese.
“BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie. E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para!”- tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Kanë reaguar menjëherë edhe nga VMRO-DPMNE. Përshëndesin vendimin e BDI-së që të kalojnë në opozitë, në rast se partia e Mickoskit i voton ndryshimet kushtetuese para formimit të Qeverisë gjithëpërfshirëse. Nga kjo parti thonë se ka mbetur që BDI të pajtohet për zbatim të prolonguar të ndryshimeve.
Ka mbetur që BDI përveç për në opozitë, të pajtohet për zbatim të prolonguar të ndryshimeve deri në periudhën e hyrjes së Maqedonisë në BE, pasi që të bindemi se nuk ka harmonizime të tjera të identitetit maqedonas. Duan apo s’duan, vitin e ardhshëm BDI do të jetë opozitë, por është mirë që po ndërgjegjësohen.”- thanë nga MRO-DPMNE.
Takimi i dy liderëve përfundoi pa epilog konkret. Kryeministri Kovaçevski tha se duhet të bisedojë edhe me partnerët e koalicionit për të vendosur se çka do të ndërmerret më tej.