Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh, pavarësisht dispozitave të futura nga Kongresi që ofrojnë ndihmë të re për Ukrainën dhe frenojnë aftësinë e tij për të ulur përfshirjen e SHBA-së në mbrojtjen e Evropës. Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2026 autorizon një rekord prej 901 miliardë dollarësh në shpenzimet ushtarake vjetore, 8 miliardë dollarë më shumë sesa kërkoi Trumpi. Në të përfshihet edhe Kosova. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.…
Author: Jeta almakos
Nexhat Mujovi, i njohur si Wirusi, anëtar i grupit Elita 5 dhe kompozitor i veprave të tyre, ka denoncuar publikisht produksionin Zico Company për përvetësim të paautorizuar të autorësisë në platformat digjitale. Sipas dëshmive të paraqitura nga artisti, Zico Company është regjistruar si kompozitore e këngës “Nuk jam Al Kapone”, veprim të cilin ai e cilëson si tjetërsim të qëllimshëm të krijimtarisë së tij për përfitime materiale. Sqarimi i licencës dhe shkeljet e pretenduara Në një reagim zyrtar të publikuar nga grupi Elita 5, sqarohet se Zico Company ka pasur vetëm një licencë të kufizuar, e cila përfshinte ekskluzivisht shitjen…
Klinika e Gjinekologjisë ku vdiq një i porsalindur, sot njoftoi për mediat se autopsia tregoi se nuk kishte dëmtime fizike në asnjë nga organet dhe se shkaku i vdekjes ishte dështimi i frymëmarrjes nga sindroma e stresit të frymëmarrjes, pra papjekuria e mushkërive. “Pas marrjes së rezultateve nga Klinika, familja u thirr në mënyrë të rregullt për t’u informuar personalisht për të gjitha detajet e gjetjeve. Për rrjedhën e mëtejshme të rastit, Ministria e Shëndetësisë formoi komision ekspertësh me qëllim sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e çdo parregullsie të mundshme në trajtimin e të porsalindurit. Sipas përfundimit, Klinika…
Prokuroria Publike ka konfirmuar informacionet që ka publikuar Alsat, se objekti i ndërtuar në bulevarin “Nikolla Karev” apo e njohur si rruga e Plastikave, e ku me qira është vendosur kompania “Muslim Shop” është ndërtim pa leje! Siç njoftuan nga Prokuroria, parcela është pjesërisht në pronë shtetërore, e një pjesë në pronë të një personi fizik, shtetas i Gjermanisë, por për momentin qëndron në Zvicër. “Prokuroria Publike Shkup, përmes kanaleve për ndihmë ndërkombëtare juridike të qendrës hetimore të Prokurorisë, ka dërguar kërkesë për kontrolle të nevojshme sa i përket këtij personi. Lidhur me këtë objekt, Prokuroria gojarisht është njoftuar se…
Dy prona në Komunën e Butelit dyshohet të jenë të ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa por që të njëjtat nuk i ka deklaruar, përtësisht i ka në emër të familjarëve. Parcela me numër 288/1 dhe 2854 në rrugën Drimkol rezultojnë në emrat Betim Stafa dhe Ferdete Stafa. Burime të Alsat në rrethana jo zyrtare bëjnë të ditur se dy emrat e lartpërmendur janë i biri i Fehmi Stafës dhe e ëma. Në listën e fundit anketuese në cilësinë e Avokatit të Shtetit, Stafa nuk ka paraqitur dy pronat, përkatësisht shtëpitë në lagjet elitare të Butelit me vlerë afër 1…
Gjatë natës 17–18 dhjetor 2025, policia nën udhëheqjen e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion zhvilloi një aksion të gjerë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, ku u arrestuan 11 persona dhe dy janë në kërkim. Janë ngritur kallëzime penale ndaj 33 personave fizikë dhe dy personave juridikë për bashkim kriminal, keqpërdorim të procedurave të prokurimit publik, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash. Grupi dyshohet se gjatë viteve 2023–2024 manipuloi një tender publik për furnizim të EMV Distribucija, duke shkaktuar dëm rreth 7.7 milionë euro. Më pas, përmes transaksioneve financiare, janë pastruar mbi 2 milionë euro të…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) sot ka mbyllur listën e votuesve për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë në komunat Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe QendërZhupë. Zgjedhjet do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, më 11 janar 2026. Në Gostivar, në listën e votuesve janë regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës, 4.604 janë në listën e veçantë për personat që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 81 persona ndodhen në burg ose në paraburgim. Në Mavrovë-Rostushë, në listën e votuesve janë regjistruar 10.575 persona, prej të cilëve 9.622…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror Automatik i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit Ambiental dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës 150 μg/m³ gjatë dy ditëve radhazi) është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat. Ministria ka dalë edhe me rekomandime në vendet në të cilat është kaluar pragu i alarmimit, të cilat janë si më poshtë: – Të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese…
Gjykata Penale në Shkup e ka pranuar kërkesën e prokurorit hetues për ti dhënë 30 ditë paraburgim Bujar Dardhishtës, ish-drejtor i Drejtorisë së Librave Amë dhe zyrtar në Elektro-Distribucionin e Maqedonisë së Veriut (EEM Distribuim). Së bashku me shtatë të dyshuar tjerë, Dardhishta është dërguar në burgun e Shutkës. Kjo vijoi pas një aksioni policor të realizuar të mërkurën mbrëma në Kumanovë dhe Shkup, ku u arrestua Dardhishta dhe disa persona tjerë – punonjës në Elektro-Distribucionin e Maqedonisë së Veriut (EEM Distribuim). Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për, siç thuhet, goditje të një grupi të organizuar kriminal të dyshuar për…
Në konferencën “Transformimi i së Ardhmes: Një Strategji Digjitale për një Shoqëri Moderne”, kushtuar promovimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e IKT-s SMART/MK 2030, Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski theksoi se, sipas rezultateve të fundit të “GovTech Maturity Index” (GTMI) 2025 të Bankës Botërore, Maqedonia njihet si një vend me një nivel të lartë pjekurie në transformimin digjital të sektorit publik. “Në Indeksin e fundit të “GovTech Maturity” 2025 të Bankës Botërore, Maqedonia renditet në kategorinë A – “GovTech Maturity” me një rezultat prej 0.760, së bashku me vende si Letonia, Lituania, Malta, Holanda dhe Zelanda e Re, gjë…
Qetësuesit ose sedativët (diazepam, lexilium, valium, helex) që farmacitë nuk duhet t’i japin pa recetë, përdorimi me recetë në një moment të jetës së tyre u raportua nga 9.9 përqind e djemve dhe 12.2 përqind e vajzave në Maqedoni, për një total prej 11 përqind. Përdorimi i qetësuesve pa recetë ishte më i ulët, në 5.7 përqind të djemve dhe 7.5 përqind të vajzave, për një total prej 6.6 përqind, treguan të dhënat e projektit evropian të kërkimit shkollor mbi alkoolin dhe drogat e tjera – ESPAD 2024, i cili u prezantua dje nga Instituti i Shëndetit Publik. Të dhënat…
Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka realizuar 262 inspektime të jashtëzakonshme për kontrollin e sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë, përcjell TV21. Inspektimet janë kryer në magazina për paketimin e pakove, supermarkete dhe dyqane që tregtojnë këtë lloj produktesh. Për shkak të mospërputhjes së afateve në deklaratën e përmbledhur me afatet individuale të produkteve në pako, si dhe për shkak të deklaratave jo të plota, shërbimet inspektuese të AUV-së kanë nxjerrë 4 vendime me urdhër për tërheqjen nga qarkullimi të pakove të Vitit të Ri, ndërsa ndaj dy…

