Author: Jeta almakos

Sot në Biçincë të Kërçovës sot është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli. Nga MPB thonë se trupi i pajetë është gjetur në lumin “Zajashka”, ndërsa bëhet fjalë për një personi cili ishte raportuar si i zhdukur, “Nga masat e marra është konstatuar se bëhet fjalë për V.S.(77) nga Kërçova i cili është raportuar i zhdukur më 12.06.2023. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, shtojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shqetësues mbetet rënia e standardit të jetesës dhe rritja e çmimeve, ndërsa kryefjalë e zyrtarëve të lartë të shtetit muajve të fundit mbeten modalitetet për ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht përfshirjen bullgarëve në preambulë. Ky është kushti për Maqedoninë e Veriut që t’i hapet rrugë procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Anketa e realizuar së fundi nga Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, ka nxjerrë në pah se 56 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, kundrejt 11.1 për qind që konsiderojnë…

Lexo më Shumë

Ndaj deklaratave të Presidentit ka reaguar VMRO-DPMNE-ja, zëdhënësi i së cilës Naum Stoillkovski doli dhe tha se as nuk e vinin në dyshim se Pendarovski do të kishte qëndrimin e njëjti si kryeministri Kovaçevski dhe BDI-ja. “Nuk kishim dyshim se Stevo Pendarovski do të kishte qëndrim të ndryshëm nga Dimitar Kovaçevski dhe pronari i tyre në pushtet, BDI. E imagjinoni sikur të guxonte të kishte një qëndrim me të cilin do të mbronte interesat kombëtare dhe shtetërore. Është obligim i Stevo Pendarovskit që të bëjë atë që mendon se është më e mira për shtetin dhe popullin, jo atë që…

Lexo më Shumë

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së që amendamentet kushtetuese të miratohen, por me efekt të vonuar dhe të vlejnë pasi Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së, sipas presidentit Stevo Pendarovski, është absolutisht joreale. Ai thotë se edhe ai do të donte diçka të tillë, por se konkluzionet e Këshillit të Evropës janë të qarta – “Duhet të bëni ndryshime kushtetuese deri në fund të procesit të shqyrtimit për të vazhduar me konferencën e dytë dhe hapjen e grupimet”, shpjegoi Pendarovski. “Pozicioni i Bullgarisë është inkorporuar në këto konkluzione”, tha Pendarovski. “Duhet të kemi konkluzione të reja të Këshillit të Evropës dhe ju e…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave të RMV-së, Sllavica Kutirov, në një deklaratë për opinionin publik njofton dorëheqjen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme pranoi dorëheqjen time nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Doganave, e paraqitur për arsye personale, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të karrierës sime profesionale në nivel ndërkombëtar. Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen e tyre të parezervë në dy vitet e fundit, e cila kontribuoi që Drejtoria e Doganave të rritet në një nga institucionet kryesore profesionale dhe teknologjike të avancuara…

Lexo më Shumë

Përpos qytetarëve, as vetë gjykatësit në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë se sistemi gjyqësor është i pavarur. Hulumtimi i Antikorrupsionit i realizuar me vetë gjykatësit, nxori në pah të dhëna alarmante për ndikime nga të gjitha anët në punën e tyre, ata madje nuk shohin shpresë pasi sipas tyre nuk ekziston një mekanizëm efikas për të mbrojtur funksionimin e gjyqësorit nga ndikimet e jashtme. Gjykatësit janë shprehur se “duart” në punën e tyre për të ndikuar në vendime i fusin vetë kolegët e tyre gjykatës ndërsa 42 për qind prej tyre kanë përjetuar presion dhe përpjekje për ndikim nga eprorët…

Lexo më Shumë

PROPOZIMI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE NË KUVEND NË FUND TË QERSHORIT ? Brifingu me gazetarë i Kryeministrit Kovaçevski nuk solli asgjë të re, njofton KlanM. Ai ende shpreson se VMRO DPMNE nuk do ta braktis procesin e ndryshimeve Kushtetuese edhe pse opozita maqedonase nuk ka qëndrim të saktë se a ka ndërruar qëndrim dhe se a do të merr pjesë në këtë operacion. Moment i ri, sic njofton KlanM, ishte vetëm informata se edhe një shtet tjetër do të sjellë rezolutë me të cilën do të deklarohet përkrahja për identitetin maqedonas. ”Pas Gjermanisë edhe një shtet tjetër i madh që nuk…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nga Kumanova tha se me shumë gjasa ndryshimet kushtetuese do të realizohen marrë parasysh gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së. Taravari theksoi se nuk është e rëndësishme se si do të organizohet Qeveria në 100 ditët e fundit. “Tashmë shihen sinjale të qarta edhe prej partisë opozitare maqedonase VMRO, se janë të gatshëm të votohen ndryshimet kushtetuese, tash bisedohet vetëm për finesa, për gjëra të vogla, tash unë i quaj të vogla pasi nuk është me rëndësi se si do të duket Qeveria e ardhshme apo si do të organizohet pushteti në 100 ditët e ardhshme…

Lexo më Shumë

E në lidhje me kërkesat për rritje pagash, nga Ministria e Financave përmes një komunikate theksojnë se në përgatitje është Ligji i ri i Pagave për të Punësuarit në Sektorin Publik, si dhe Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik, që në të ardhmen do të mundësojë rritjen e pagave në mënyrë të vazhdueshme. Shtojnë se në kushte kur pritet të vendoset një zgjidhje e këtillë sistematike, për të cilën tashmë bisedohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, çdo zgjidhje e veçantë, përpara finalizimit të këtyre dy akteve, do të nënkuptojë devijim ndaj vendosjes së sistemit të këtillë dhe…

Lexo më Shumë

Osmani: T’u jepen fund dyshimeve përmes hetimit të partive politike BDI e Ali Ahmetit është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha pozitat qeveritare aktuale, përfshirë edhe kërkesën për kryeministër shqiptar dhe t’ia lënë postin e kryeministrit VMRO-DPMNE-së, por nëse plotësohen disa kërkesa. Ndryshimi i kushtetutës, sipas BDI-së, të hyjë në fuqi para konferencës së dytë ndërqeveritare, ndërsa si kusht nëse pranohen këto propozime, menjëherë të fillojë hetimi ndaj partive politike dhe funksionarëve publik që sipas zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani do t’i japin fund akuzave të njollosjes së kundërshtarëve politik. “Ai plan trepikësh përfshin opozitën për të mbështetur…

Lexo më Shumë

“Do ta mirëpres hapin e Hristijan Mickoskit për pranimin e ndryshimeve kushtetuese, sepse për një kohë të gjatë kemi qenë peng i tregimeve për bullgarizimin, asimilimin, përhapjen e histerisë. Ndoshta njeriu dhe elita në VMRO-DPMNE e kanë kuptuar se kanë krijuar përçarje në krahun maqedonas”, tha deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski në “24 analiz” në TV24. Ai shtoi se një synim strategjik, anëtarësimi në NATO, u arrit falë lidershipit të LSDM-së dhe tani është koha për anëtarësimin në BE. “Ne si partner serioz në këtë proces të përbashkët, ku zgjatëm dorën vëllazërore për ndarjen e ministrive, shpresojmë se Mickoski do t’i…

Lexo më Shumë

Takimi Kovaçevski-Mickoski ishte një hap i shkëlqyer në drejtimin e duhur dhe në atë takim u panë kushtet e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për amendamentet kushtetuese, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. “Në atë mbledhje është kaluar një pengesë, ajo është se OBRM-PDUKM ka thënë se nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese, ndërsa këtë e kanë thënë gjatë tërë vitit, por tani po flasim për kushtet. Ky është një ndryshim i madh”, tha Mariçiq. Sipas tij, tani duhet të diskutojmë për kushtet, pra hapjen e kapitujve, periudhën e ndryshimeve kushtetuese, përbërjen e Qeverisë. “Kanë ofruar diçka në një drejtim tjetër,…

Lexo më Shumë