Author: Jeta almakos

Viti i ri shkollor 2023-24 mund të filloj më 11 shtator ndërsa të përmbyllet nga fundi i muajit qershor. Mirëpo, mund të mbetet edhe data e zakonshme 1 Shtatori por gjatë vitit mësimor të shoqërohet me një pushim të shkurtër pranveror. Sipas ministrit Jeton Shaqiri, këto ndryshime për të cilat duhet të vendos qeveria bëhen me qëllim që të rritet produktiviteti te nxënësit dhe mësimdhënësit. “Kemi festat në fillim të muajit shtator dhe kemi periudhën në të cilën shumë prej nxënësve, nga të dhënat tona që i kemi, shfrytëzojnë pushimet verore në fillim të muajit shtator. E dyta është se…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 5 vite që nga dita kur vendi mbylli kontestin 27 vjeçar që kishte me Greqinë në lidhje me përdorimin e emrit “Maqedoni”. Maqedonia e Greqia nënshkruan një marrëveshje sipas të cilës Republika e Maqedonisë u riemërua në Republika e Maqedonisë së Veriut, shtetësia u bë maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjuha mbeti “maqedonase”. Ndër të parët që ka reaguar sot mbi Marrëveshjen e Prespës ishte ish-kryeminsitri Zoran Zaev. Në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë disa fotografi me ish-homologun e tij grek Aleksis Cipras dhe ka shkruar se Marrëveshja e Prespës i solli vendit…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në vigjilje të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë gjë e cila kontriboi me antarsimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake NATO, dhe Prespa u bë simbol për dialog të hapur, për zgjidhje të kontesteve dhe për tejkalimin e vetvetes dhe interesave vetjake të ngushta dhe afatshkurtër. “Prespa u bë simbol për dialog të hapur, për zgjidhje të kontesteve dhe për tejkalimin e vetvetes dhe interesave vetjake të ngushta dhe afatshkurtër.Në Prespë manifestuam gatishmërinë tonë që të kuptohemi, të bëjmë kompromis dhe të gjejmë një zgjidhje e cila…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI Ali Ahmeti takoi sot edhe Majlinda Bregun, Sekretaren Gjenerale të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. E përgëzova znj. Bregu për kontributin e saj të deritanishëm në përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, thellimin e bashkëpunimit dhe për çmimin e fituar vjetor evropian për Ballkanin Perëndimor, shkruan kështu kryetari Ahmeti. Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja rreth sfidave rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Sekretaren Gjenerale të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ish ministren dhe ish deputeten e Republikës së Shqipërisë, znj. Majlinda Bregu. E përgëzova znj. Bregu për kontributin e saj të deritanishëm në përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së…

Lexo më Shumë

Rritje e nivelit të ujit është vërejtur në lumin Pçinjë në Pelincë dhe në stacionin hidrologjik të Kriva Rekës në Kriva Pallankë, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKM). “Paralajmërojmë për mundësinë e derdhjes në pellgun e Kriva Rekës së bashku me degët më të vogla të tij para bashkimit në Pçinjë. Derdhja mund të prekë pjesë të atarit të zonave të banuara, si Konopnica, Psaça, Opila dhe më poshtë Kleçovce dhe Strezovci para bashkimit me Pçinjën”, njoftojnë nga QMK. QMK paralajmëron për dalje të mundshme lokale të ujit në pjesën e sipërme të pellgut të lumit Pçinjë. “Në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE e përshëndet rezolutën e miratuar mbrëmë në Bundestagun gjerman në të cilën thuhet se Gjermania njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski tha se do të vazhdojë të bëj presion që rezoluta të tilla të mblidhen sa më shumë që është e mundur. “Çdo rezolutë e tillë është e mirëseardhur dhe ne e mbështesim, presim rezoluta të tilla nga partnerët tanë tjerë strategjik, megjithatë kjo nuk është as 5% e asaj se çka meriton ky popull. Ky popull meriton shanse ferr ashtu siç kanë pasur popujt e tjerë që kanë hyrë në BE, pa…

Lexo më Shumë

Ritmi i ngadalësuar i procesit të integrimeve në BE është kërcënim për demokracinë dhe paqen në Ballkan, porositi shefi i shtetit, Pendarovski nga Forumi i Prespës. Kovaçevski në panelin e kryeministrave tha se asnjëherë nuk kanë qenë më të qarta porositë nga partnerët europian se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë mund të ndodh deri në vitin 2030.

Lexo më Shumë

Ministri  i administratës dhe shoqërisë informatike Azir Aliu nëpërmjet një postimi në rjetet sociale ka njoftuar për takimin e realizuar sot me Majlinda Bregu me të cilën diskutuan për teknologjinë dhe transformimin digjital. Aliu: Sot në kuadër të #PrespaForumDialogue, në Strugë hapa panel sesionin “Transformimi digjital i ndërlidh: perspektivat për ndërtimin e partneriteteve në Ballkanin Perëndimor”. Teknologjia dhe digjitalizimi ofrojnë dhe japin vlera në të gjithë sektoret, në të gjithë aspektet e jetës sonë. Prandaj është thelbësore të ndërmarrim hapa konkret për të përmirësuar infrastrukturën dhe lidhjet e rajonit. Krijimi i një tregu të përbashkët digjital përmes teknologjisë së avancuar…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton konsumatorët se është duke u tërhequr produkti i mëposhtëm – Qumësht UHT MIZO 2.8% mm për shkak të cilësisë joadekuate dhe mashtrimit të konsumatorëve (siguria e produktit nuk është në rrezik), d.m.th për shkak të prezencës së përcaktuar të yndyrave bimore. . Qumështi me afat kohor prej 20 qershor 2023, me origjinë nga Qumështorja Leskovac, Republika e Serbisë, i importuar dhe shpërndarë nga Badev DOOEL Kavadar, ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. “Konsumatorët fundorë që e kanë blerë produktin e lartpërmendur me datën e shënuar të skadencës, të mos e konsumojnë dhe ta…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Kryeministri Kovaçevski i uroi Milatoviqit mandatin presidencial si dhe përfundimin me sukses të fundit të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, duke shprehur besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe me qeverinë e ardhshme malazeze do të vazhdojnë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë rajonal dhe në rrugën evropiane. Bashkë është konstatuar se dy vendet kanë bashkëpunim të ngushtë miqësor, pa çështje të hapura dhe janë shembull…

Lexo më Shumë

Protestë paralajmëruese gjatë pauzës nga ora 12 deri në 12:30 u mbajt nga punonjësit e Drejtorisë së Doganave. Ata kërkojnë pagesën e shtesës prej 30 përqind të pagës, që kanë tashmë në marrëveshjen kolektive. Ashtu si punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, sipas Ligjit për Buxhetet, kjo e drejtë u takon atyre, thonë punonjësit. Nëse nuk përgjigjet Ministria e Financave, atëherë nga e hëna do të vendosin nëse protestat do të radikalizohen. “Ministria dhe të gjitha organet morën një shtesë të pagës prej 30 për qind, megjithëse Dogana është nën ombrellën e financave dhe ne shpresonim që më në…

Lexo më Shumë

“OSMANI NUK KA KREDIBILITET TË NEGOCIOJË PËR IDENTITETIN MAQEDONAS” Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski ka ftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski në duel televiziv, njofton KlanM. Duke u përgjigjur sot për gazetarët gjatë një aktiviteti të tij në rrethinën e Kavadarit, rreth procesit të ndryshimeve kushtetuese, ai bëri ftesë Kovaçevskit që të flasin për këtë temë hapur publikisht para opinionit dhe më pas populli të gjykojë vet. “Që të mos ketë më thash këtë, thash atë, takim të ekipeve, takim të liderëve, ja publikisht para opinionit maqedonas, sy më sy të themi atë që duam dhe populli le të gjykojë dhe…

Lexo më Shumë