Nuk ka mbledhje taksash në thesarin e shtetit, as pagesë të pagave për punonjësit në të gjithë vendin. Punonjësit e Administratës së të Ardhurave Publike planifikojnë që nga data 27 e këtij muaji të nisin grevë të përgjithshme në vendet e tyre të punës. Kjo do të bllokojë të gjitha aktivitetet për qytetarët dhe kompanitë. Sindikata me paralajmërim përfundimtar për Ministrinë e Financave – Brenda një zgjidhje për rritjen e pagave për 30 për qind. “Gjithçka që lidhet me të drejtat dhe detyrimet e sektorit të biznesit dhe individëve, të cilat duhet të zbatohen nga Administrata e të Ardhurave Publike,…
Author: Jeta almakos
Edhe pse dje ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, paralajmëroi se në seancën e sotme qeveritare do të shqyrtohet propozim-nisma për amendamentet kushtetuese, pas çka do të dërgohen në Kuvend, kryeministri Dimitar Kovaçevski, mohon. Thotë se kjo do të ndodh kur shërbimet do ta kryejnë punën e tyre dhe do të vendosen në rend dite. Këto ditë kryeministri deklaroi se pret që grupet e punës të harmonizohen rreth mbështetjes së ndryshimeve kushtetuese, por sinjale të tilla nuk ka nga VMRO-DPMNE, ata madje akuzojnë se mund të ketë presione ndaj deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski hedh poshtë çfarëdo mundësie për presione dhe…
Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non-grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut. Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka bërë të ditur në mbrëmjen e së hënës se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet Jarinjë dhe Merdare. Sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, pikëkalimi në Bërnjak është bllokuar plotësisht. Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb. Sipas ministrisë, as kalimi i veturave nuk është i sigurt. Ne disa akse rrugore janë vendosur edhe kamione për të bllokuar rrugët si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në konferencën vjetore të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), ku u diskutua me temën “Sfidat e kompanive në RMV, në sigurimin e fuqisë punëtore në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit”. Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se sfidat e kompanive tona në ofrimin e fuqisë punëtore në epokën e globalizimit dhe dixgjitalizimit, janë një problem që tashmë e kemi zbuluar dhe se është një realitet i hidhur për të gjithë Ballkanin Perëndimor, por edhe për Bashkimin…
“Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është quajtur konferenca që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës presidenciale për edukim politik dhe në bashkëpunim me fondacionin “Metamorfozis”. Në hapje do të mbajnë fjalim presidenti Stevo Pendarovski, ambasadori holandez Dirk Jan Kop, si dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i fondacionit “Metamorfozis” dhe prof.dr Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit të programit të Qendrës presidenciale për edukim politik, këshilltar i kryetarit për politikë të brendshme, politikë të jashtme dhe çështje kushtetuese dhe profesor inordinar në Fakultetin juridik “Justiniani i…
Mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë natës. Guvernatori rajonal i Kievit tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar rreth 20 dronë të prodhimit iranian. “Edhe një sulm masiv ndaj kryeqytetit. Këtë herë armiku përdori dronë, që sipas informacioneve preliminare, ishin të llojit Shahed”, shkroi në Telegram guvernatori Sehiy Popko. Ai shtoi se ky ishte sulmi i parë ndaj Kievit në 18 ditët e fundit. Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme. Gjatë natës, cak i sulmeve ajrore ruse ishin edhe rajonet e Zaporizhjës dhe Lvivit. Zyrtarët thanë se në Lviv është…
Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të OKB-së, 15.779 civilë janë plagosur. Vetëm në qershor, 112 civilë u konfirmuan se janë vrarë dhe 445 të tjerë të plagosur, tha OKB-ja përmes një deklarate. OKB paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak se ka vonesa në pranimin e informacioneve nga disa vende ku…
Policia e Shteti ka reaguar në një njoftim zyrtar pas kontrolleve të realizuara nga struktugrat e Posaçme anti-korrupsion në kampin e Muxhahedinëve në Durrës. Në njoftim thuhet se ky kontroll ka ardhur në zbatim të urdhrit të GJKKO-s dhe Prokurorisë, edhe pse nuk zbardhet ende arsyeja e këtij vendimi. Më tej në deklaratë theksohet se kontrollet vazhdojnë, duke ndjekur proceduarat e rregullta ligjore. Më herë burime për Faxnews bënë me dije se SPAK-u po ekzekutonte urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit. Po të njëjtat burim bënë me…
Pikëkalimet kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdar vazhdojnë të mbesin të bllokuara për kamionë dhe autobusë edhe në mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar. Rrugët janë bllokuar në territorin e Serbisë në afërsi të këtyre pikave kufitare për shkak të protestave që janë mbajtur të hënën mbrëma nga serbët në këtë pjesë. “Pikëkalimet kufitare janë të hapura për qarkullim të automjeteve dhe mbesin të bllokuara nga Serbia për kamionë dhe autobusë”, kanë thënë nga QKMK-ja për KOHËN. Derisa në pikat tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje në territorin e Kosovës janë tre deri në…
Një mërgimtar nga Zvicra është shpallur i zhdukur. Një person ka raportuar se mërgimtari me vendbanim në Zvicër më 18 qershor ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet gjithashtu se rasti është duke u hetuar. /Zëri
Paraqitja e parë e nxënësve për regjistrim online në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024 do të përfundojë nesër në orën 15:00. Deri atëherë nxënësit mund t’i plotësojnë paraqitjet e tyre (aplikacionet). Më pas sistemi do të mbyllet për aplikim onlajn nga nxënësit, i cili bëhet përmes linkut drejt portalit për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim të posaçëm për nxënës të shkollave të mesme përmes llogarive të veta shfrytëzuese në Schools.mk. Ranglista e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në faqen…