Author: Jeta almakos

Reshjet e dendura të shiut kanë ndërprerë jetën e përditshme në qytetin Ajman të Emirateve të Bashkuar Arabe, duke përmbytur rrugët kryesore dhe duke lënë shoferë të bllokuar nëpër rrugë. Shirat e rrëmbyeshëm mbingarkuan sistemet e kullimit të qytetit, duke bërë që uji të grumbullohej me shpejtësi në rrugët kryesore dhe nënkalime. Si pasojë, dhjetëra automjete mbetën të bllokuara, ndërsa trafiku u ngadalësua ose u devijua në disa zona. Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve. Reshjet e shiut janë relativisht të rralla në Emiratet e…

Lexo më Shumë

Sot shënuam Ditën e Arsimit Turk të organizuar nga Shkolla Fillore “Tefeyyuz”, një institucion me traditë të gjatë në arsimin në gjuhën amtare. Kjo ngjarje iu kushtua vlerës së arsimit turk në Maqedoninë e Veriut, rolit të tij në ruajtjen e identitetit kulturor, si dhe kontributit të vazhdueshëm të komunitetit turk në jetën arsimore dhe shoqërore. Në këtë ditë përcollëm mesazhin e respektit, barazisë dhe bashkëjetesës, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si vlerë e përbashkët e shoqërisë sonë shumetnike. Respektimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha komunitetet mbetet themel i barazisë dhe…

Lexo më Shumë

Qetësuesit ose sedativët (diazepam, lexilium, valium, helex) që farmacitë nuk duhet t’i japin pa recetë, përdorimi me recetë në një moment të jetës së tyre u raportua nga 9.9 përqind e djemve dhe 12.2 përqind e vajzave në Maqedoni, për një total prej 11 përqind. Përdorimi i qetësuesve pa recetë ishte më i ulët, në 5.7 përqind të djemve dhe 7.5 përqind të vajzave, për një total prej 6.6 përqind, treguan të dhënat e projektit evropian të kërkimit shkollor mbi alkoolin dhe drogat e tjera – ESPAD 2024, i cili u prezantua dje nga Instituti i Shëndetit Publik. Të dhënat…

Lexo më Shumë

Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren, gjatë këtyre ditëve po qëndron në RMV, ku në fokus do të jenë takimet miqësore me përfaqësuesit shtetëror, në kuadër të kremtimeve për 21 Dhjetorin – Ditën e Arsimit Turk në vend. Në kuadër të këtyre takimeve, Eren sot u prit në takim nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, ku temë e diskutimit ishin bashkëpunimi dypalësh mes vendeve mike të orientuar drejt zhvillimit, frymës së mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen. Kryetari i TiKA-s, Abdullah Eren theksoi se shprehja e kënaqësisë nga ana e…

Lexo më Shumë

Sot, më 19 dhjetor 2025, Agim Islami ka bërë një thirrje publike për drejtësi përmes një statusi në Facebook, duke deklaruar se po hyn në vitin e 18-të të vuajtjes së dënimit me burg për një vepër që nuk e ka kryer. Islami shprehet se është një nga shumë persona të pafajshëm që vuajnë pas grilave për raste të montuara dhe të fabrikuara, duke akuzuar drejtpërdrejt institucionet që, sipas tij, kanë dështuar të zbatojnë drejtësinë. Në statusin e tij të plotë, ai shkruan: > “Sot,19 dhjetor 2025, fillon viti i 18 në burg pa asnjë faj. Unë Agim Islami, jam…

Lexo më Shumë

Ish-prokurorja speciale Vilma Ruskoska ka paraqitur kallëzim në polici kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 për ngacmim telefonik. Sipas kallëzimit, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 dhjetorit 2025, kur Jovanovski, gjatë një transmetimi live në YouTube, e ka kontaktuar disa herë Ruskoskën në telefon, pavarësisht se ajo i kishte refuzuar thirrjet. Nga videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se biseda është shoqëruar me deklarata fyese dhe shqetësuese nga ana e Jovanovskit. Në një moment, Ruskoska e ka paralajmëruar se nëse vazhdon me thirrjet, do ta denoncojë në polici, por thirrjet megjithatë kanë vazhduar. Nga Ministria e Punëve të…

Lexo më Shumë

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Nikolloski dhe Vllado Misajllovski, sot janë në vizitë pune në Hungari. Gjatë vizitës, ministrat Misajllovski dhe Nikolloski zhvilluan takime me këshilltarin kryesor për siguri kombëtare, Marcel Biro, si dhe me Mate Loga, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, për zhvillim ekonomik dhe shërbime financiare kombëtare. Vizita e sotme e punës ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe të lidhjeve ekonomike. Në kuadër të vizitës së sotme, si pjesë e delegacionit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në drejtim të transparencës dhe edukimit më të madh të shoferëve, njoftoi se sistemi “Safe City” nuk do të jetë “kurth” për qytetarët. Ai tha se MPB planifikon të ndajë publikisht të gjitha vendet ku janë instaluar kamerat. Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë kufirin e lejuar të shpejtësisë. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Ne udhëhiqemi nga parametrat evropianë që parashikojnë një tolerancë prej tre deri në dhjetë kilometra në orë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet me çdo kusht, por…

Lexo më Shumë

Nesër në Shkup BDI do ta mbajë Kongresin partiak, megjithatë në komunikatën zyrtare të partisë nuk jepen detaje për rendin e ditës. Ajo që dihet zyrtarisht është se Ali Ahmeti pritet të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat, shkruan Alsat. Kongresi, që sipas informimit zyrtar është i rregullt, mbahet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ku BDI pati rezultat të dobët, meqenëse humbi udhëheqjen e shumicës së komunave shqiptare. Për këtë, në opinion, por edhe brenda BDI-së kishte thirrje për përgjegjësi lidhur me rezultatin zgjedhor, duke e drejtuar gishtin kah funksionarët që mbi dy dekada…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria njoftojnë se kanë kërkuar paraburgim për dy shtetas të Maqedonisë, pronarë të një kompanie, të cilët dyshohen për evazion tatimor gjatë tregtisë me ar dhe stoli të arit, përcjell TV21. Ata dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në shumë prej një milion eurove. “Gjatë një periudhe pesëvjeçare, nga fillimi i vitit 2020 deri në fund të vitit 2024, të dyshuarit kanë shmangur pagesën e tatimeve dhe i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të shtetit në një shumë totale prej 64.924.298 denarë, apo mbi një milion euro. Të dy, në cilësinë e pronarëve dhe drejtuesve të një personi juridik…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale janë faktorë kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimin afatgjatë ekonomik. Duke folur në panelin “Transformimi i së ardhmes: Strategjia Digjitale për një Shoqëri Moderne”, Durmishi nënvizoi se startapet me potencial të lartë janë ndër nxitësit kryesorë të inovacionit dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Ai theksoi se përmes Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve 2025–2030, Ministria e Ekonomisë dhe Punës po krijon politika dhe mekanizma mbështetës për digjitalizimin e bizneseve dhe zbatimin praktik të inteligjencës artificiale. “Së…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë riafirmuar mbështetjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar Marrëveshjen e Ohrit të arritur në shkurt 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) si një hap pozitiv drejt paqes dhe stabilitetit në rajon, transmeton Anadolu. Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, të miratuar nga Kongresi dhe të nënshkruar më 18 dhjetor nga presidenti amerikan Donald Trump thuhet se Prishtina dhe Beogradi duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të Marrëveshjes ndërsa SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj një marrëveshjeje përfundimtare të bazuar në njohjen e ndërsjellë,…

Lexo më Shumë