Arbër Ademi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi. Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit. Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi,…
Author: Jeta almakos
VMRO-DPMNE e akuzoi LSDM-në se po keqpërdor qëllimisht një deklaratë të vjetër të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me cilësinë e ajrit, me qëllim marrjen e pikëve politike dhe shpërqendrimin e opinionit publik. Nga partia vlerësojnë se bëhet fjalë për, siç thonë ata, “një gënjeshtër tjetër të fabrikuar”, e ngjashme me pretendimet e mëparshme për “migrantë dhe përhapjen e frikës”. VMRO-DPMNE “Nuk e dimë pse LSDM nuk i përdor deklaratat e ish-liderit të tyre Zoran Zaev, në të cilat ai premtonte se ‘Ajro, Ajro’ do ta pastrojë ajrin dhe do të sjellë jetë dhe ajër të pastër për të gjithë”. Ky…
Në raportin e Entit Shtetërorë për Revizion (EShR) është konstatuar se për bashkëpuntorët e vyeshëm, janë paguar avanse për “fitime të vogla”, në vlerë, prej jo më pakë se, 13 milionë denarë, ndërkohë që dokumentacioni nuk ka qenë në rregull dhe valid. Këto akuza i ka shpalosur partia VMRO-DPMNE, lidhur me rastin “Llotaria Shtetwrore”. Shumë e përgjithshme që është vjedhur, sipas kumtesës partiake të VMRO-së, arrinë në 3 milionë euro. “Tandemi kriminalë” i LSDM-së dhe BDI-së, shkaktoi krimin milionësh në “Llotarinë”, akuzoi VMRO me anë të Kumtesës partiake, duke e vecuar si akter kryesor, ish-drejtorin e “Llotarisë Shtetërore” Përparim Bajramin…
Njohësi i çështjeve politike, Mentor Nazarko, ka vlerësuar lart figurën e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke theksuar profilin e tij të ndërtuar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Sipas Nazarkos, pavarësisht dyshimeve fillestare për paraqitjen e tij në ballafaqimin politik në Çair, Osmani arriti të dalë bindshëm dhe me performancë solide. Nazarko nënvizon se ky rezultat tregon qartë se elektorati di të vlerësojë figura politike me përvojë institucionale dhe me peshë diplomatike. “Populli i vlerëson figurat që kanë krijuar profil rajonal e ndërkombëtar”, shprehet ai, duke e cilësuar Osmanin si një politikan që ka…
Një valë e ftohtë do të sjellë temperature të ulëta deri minus njëzët gradë celsiuz (-20), në rajon. Parashikime të këtilla ka shpalosur e paralajmëruar Sllavco Poposki, ekspert për parashikimin e motit. Sipas tij, nata e Vitit të Ri, do të jetë me borë dhe me temperatura ekstremisht të ulëla për vendin dhe rajonin tonë, edhe atë deri minus njëzet gradë celsiuz (-20). Të dhënat e këtilla eksperti Popovski i ka paraqitur ne Instagram, por, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e fundit rreth motit në Evropë dhe sidomos rajonin tonë.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti sot Kongresin e pestë të partisë. Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se kjo parti lindi nga nevoja për barazi, rrugëtoi drejt plotësimit të përfaqësimit shqiptarë nëpër institucione dhe sot është parti që mbron karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë së Veriut. “BDI lindi nga nevoja për paqe dhe përfaqësim. Nder vite, nga lufta kaluam në përfaqësim institucional, ndaj sot BDI është parti që mbron karakterin unitar të shtetit. Koha kërkon maturi dhe përgjegjësi, sepse bota sot po përballet me kriza të shumta që po e ndryshojnë mënyrën se si ne…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ka arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Poroj, i cili dyshohet se ka goditur me veturë një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 19 dhjetor 2025, rreth orës 12:50, në rrethrrotullimin e rrugëve “Ilinden” dhe “Iliria” në Tetovë. Zyrtarët policorë i kishin dhënë shenjë ndalimi drejtuesit të automjetit, por ai nuk ka respektuar urdhrin “stop” dhe, duke drejtuar veturën e tipit “Audi” me targa të Tetovës, ka goditur një polic, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë realizuar kontrolle në disa lokale në rajonin e Pollogut, ndërsa në një lokal, janë gjetur 6 të mitur, të cilëve u ishte shërbyer alkool. “Më 19.12.2025 në periudhën prej ora 22:10 deri në 23:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Hyrave Publike, kanë kryer kontroll aksion në objektet hoteliere në rajonin e SPB Tetovë. Me këtë rast, në një objekt hotelier në Tetovë në rrugën “Jovan Onçevski” ku si menaxherë janë…
Pa rrymë sot do të jenë disa pjesë të komunës së Butelit, ndërsa nesër disa pjesë të komunës Çair, për shkak të punimeve teknike në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit nga EVN Maqedoni. Nga ora 08:30 deri në orën 15:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuest e një pjesë të fshatit Lubanc, konkretisht pjesa drejt Kishës “Shën Jovan” në komunën e Butelit. Nga QRMK theksojnë se nesër pa rrymë nga ora 8 deri në orën 13 do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e rr. “Xhon Kenedi”…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë, përcjell TV21. Është paralajmëruar se në Kongres do të bëhet riorganizimi dhe rinovimi i strukturave partiake. Pas mbledhjes së Këshillit të BDI-së që u mbajt muajin e kaluar, partia njoftoi se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor. “Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.
Fabrika “Alkaloid” SHA Shkup hapi një laborator të ri mikrobiologjik me kapacitet për kryerjen e mbi 20.000 analizave në vit. Siç njoftoi drejtori i përgjithshëm Zhivko Mukajetov, bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 3,1 milionë eurosh. Sipas Mukajetovit, ky investim i ri ka rëndësi të madhe për zgjerimin e portofolit të barnave, duke i mundësuar “Alkaloid”-it të jetë edhe më konkurruese, jo vetëm në rajon, por edhe në tregun botëror. “Me këtë i zgjerojmë kapacitetet për analiza mikrobiologjike të lëndëve të para, gjysmëprodukteve dhe produkteve të gatshme. Me kapacitet mbi 20.000 analiza që mund t’i realizojmë brenda një…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bashkim Manit, duke e cilësuar lajmin si të rëndë dhe befasues për të gjithë. “Ndarja nga jeta e Bashkim Manit na kapi të gjithëve në befasi. Ai nuk ishte vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së”, ka shkruar Ahmeti. Ahmeti ka vlerësuar kontributin dhe guximin e Manit, duke theksuar se angazhimi i tij në kohë të vështira dhe roli i tij në themelimin e BDI-së do të mbeten të paharruara. “Kujtimi i tij, guximi dhe kontributi i…

