Author: Jeta almakos

Një xhami shqiptare në qytetin Hollabrunn të Austrisë është sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës, pak para mesnatës, njoftoi Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame të Austrisë (ALKIG), transmeton Anadolu. Sipas një deklarate nga komuniteti, në momentin e incidentit në objekt nuk ka pasur besimtarë dhe si rezultat nuk ka të lënduar. Komuniteti e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhune ndaj një institucioni fetar dhe kërcënim serioz për sigurinë e komuniteteve fetare, bashkëjetesën paqësore dhe rendin demokratik në shoqërinë austriake. Në deklaratë u bëhet thirrje organeve kompetente të sigurisë që të ndërmarrin…

Lexo më Shumë

Në autostradën Shkup-Veles, në afërsi të pikës pagesore Petrovec, dje vonë pasdite ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në aksidentin, i cili ka ndodhur në orën 16:20, u përfshinë dy automjete pasagjerësh. Të lënduarit u transportuan me automjete të Ndihmës urgjente mjekësore në institucionet shëndetësore në Shkup për mjekim. Është kryer inspektim nga një ekip inspektimi nga SPB Shkup. Mjegulla që ka përfshirë luginën e Shkupit që nga dje po e vështirëson trafikun ajror në aeroportin e Shkupit, ndërsa trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet…

Lexo më Shumë

Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët këtë mëngjes në autostradën Beograd–Nish, pranë nyjës Umçari, humbën jetën dy persona, ndërsa një pasagjer tjetër u dërgua urgjentisht në spital me lëndime të rënda. Sipas informacionit jozyrtar, aksidenti ndodhi kur një automjet “Seat” me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Supozohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi gardhin mbrojtës dhe shenjën rrugore pranë autostradës. Një burrë dhe një grua, që ndodheshin në automjet, humbën jetën në vendngjarje. Pasagjeri i tretë u transportua me urgjencë në një institucion shëndetësor për shkak të lëndimeve të rënda. Viktimat…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar komunitetin turk dhe mësimdhënësit me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në vend. Në mesazhin e saj të urimit, Siljanovska-Davkova theksoi se arsimi në gjuhën amtare është një e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për ruajtjen dhe ndërtimin e identitetit kombëtar e kulturor, si dhe për zhvillimin dhe suksesin personal. Presidentja shprehu mirënjohje për mësimdhënësit dhe punonjësit arsimorë që, sipas saj, me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për profesionin, kontribuojnë në edukimin e brezave të rinj dhe në përhapjen e dijes në gjuhën turke. “Uroj që të…

Lexo më Shumë

Hoxha Ibrahim ef. Shabani është zgjedhur anëtar i Muftinisë së Shkupit për mandatin katërvjeçar 2025–2029, me përkrahje konsensuale nga trupi votues i përbërë nga hoxhallarët dhe mutevelitë e xhamive të Shkupit dhe rajoneve përreth. Zgjedhja u realizua në kuadër të procedurave të rregullta të Muftinisë së Shkupit, ndërsa kandidatura e Hoxhë Ibrahim ef. Shabanit gëzoi besimin e plotë të votuesve, duke reflektuar unitet dhe dakordësi në procesin zgjedhor. Në një deklaratë publike, Hoxhë Ibrahim ef. Shabani e vlerësoi këtë zgjedhje si një nder dhe respekt të veçantë, por theksoi se mbi të gjitha e konsideron një përgjegjësi të madhe për…

Lexo më Shumë

Komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut e transferon gjuhën e tyre amtare brez pas brezi me mbështetjen e mësuesve. Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, turqit kanë ruajtur praninë e tyre në këto troje për shekuj me radhë, dhe gjuha e tyre amtare, turqishtja, është ruajtur dhe nuk është harruar falë mësuesve të përkushtuar. Shkolla Fillore “Tefejuz”, një nga institucionet më të vjetra të arsimit turk në vend, e themeluar në Shkup në vitin 1884, ka funksionuar vazhdimisht për 141 vjet, ndërsa e drejta për të marrë arsim në turqisht si gjuhë amtare zyrtarisht filloi në vend më 21 dhjetor…

Lexo më Shumë

Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi. Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit. Sipas mediave serbe, vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë. Sipas raportimeve, në automjet ndodhej edhe një person tjetër, pasagjer, i cili…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të Kongresit të Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), reagime të forta kanë ardhur nga disa eksponentë të njohur të kësaj partie, të cilët kanë shprehur publikisht pakënaqësinë e tyre lidhur me përzgjedhjen e kryesisë së lartë dhe mënyrën e shpalljes së reformave partiake. Një nga zyrtarët e BDI-së në Tetovë dhe ish-sekretari shtetëror i Kulturës, Valmir Aziri, ka kritikuar ashpër procesin e Kongresit, duke vënë në dyshim thellësinë dhe sinqeritetin e reformave të shpallura. Sipas tij, Kongresi u mbyll me “duartrokitje të organizuara”, ndërsa reformat u konsideruan të përfunduara pa një analizë reale, pa llogaridhënie dhe…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se për shkak të ndryshimit të vetive organoleptike dhe pranisë së konstatuar të larvave dhe insekteve, Inspektori i Ushqimit këtë javë ndaloi importin e 22,3 tonë kivi të destinuara për përpunim industrial dhe nxori vendim për asgjësimin e padëmshëm të tyre. Siç njoftojnë nga AUV, bëhet fjalë për 22.340 kilogramë kivi, të importuara nga Republika e Serbisë, për të cilat, pas kontrollit organoleptik nga inspektori i ushqimit, është konstatuar se nuk janë të sigurta për import dhe për përpunim të mëtejshëm. “Importuesit i është lëshuar vendim me urdhër për asgjësimin e padëmshëm të sasisë…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, falënderoi Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) për mbështetjen që i ka dhënë vendit të saj, raporton Anadolu. TIKA ka realizuar rinovimin dhe pajisjen e Institutit Publik Shkencor të Hidrobiologjisë në Ohër, si dhe i ka dhuruar institucionit mjete dhe automjete. Në ceremoninë e përurimit të projektit në këtë institucion morën pjesë Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, Kryetari i TIKA-s, Abdullah Eren, Konsulli i Nderit i Turqisë në Ohër, Abdurrahim Bayraktar, si dhe përfaqësues të Komunës së Ohrit. – “Kjo mbështetje tregon se shkenca…

Lexo më Shumë

Borxhi publik i vendit deri në fund të këtij viti pritet të arrijë në 60,9 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), që në vlerë absolute do të thotë rreth 10,2 miliardë euro. Ndërkaq, në vitin 2026 borxhi publik parashikohet të rritet në 62 për qind të BPV-së, ose mbi 11,1 miliardë euro. Këto të dhëna u bënë të ditura nga zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankulloski, në emisionin “Biznes21”. Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj konsolidimit fiskal dhe zbatimit të strategjisë fiskale, me synim që brenda disa viteve borxhi publik të ulet nën kufirin prej 60 për qind…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Kuvendin e partisë tha se çdo anëtar nga partitë e tjera, e ka derën e hapur në PDSH. Ai ndër të tjera shtoi se ky subjekt politik ka dije për angazhimin e tyrë politik në të mirën e shqiptarëve në Maqedoni. “Kam plan serioz, kam plan të saktë se ku dua të arrij. Nuk është kjo se PDSH me inat do të bëjë diçka, por sepse ne kemi dije. Anëtarët e BDI-së apo edhe partivë të tjera, njësoj duhet të ndihen edhe në PDSH, ne jemi derë e hapur. Ne angazhohemi…

Lexo më Shumë