Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në një brifing me gazetarë foli për pakënaqësitë pas Kongresit të V-të të partisë. Ai tha se bëhet fjalë vetëm për 2–3 persona të pakënaqur dhe se Abdyselam Selami i ka kërkuar falje, duke sqaruar se reagimi i tij ka qenë momental, përcjell TS. “Ja po ju them, Abdyselami më ka kërkuar falje dhe ai vazhdon në BDI. Ka pasur vetëm 2–3 të pakënaqur”, deklaroi Ahmeti. Ai theksoi se BDI ka ndryshuar rreth 80 për qind të strukturës së saj, ndërsa mbi 30 për qind e përbërjes janë gra. Sipas Ahmetit, në parti ka…
Author: Jeta almakos
Sot pritet të mbahet një seancë e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), në të cilën Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë çështje që lidhen me standardin e punëtorëve. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se në rendin e ditës të shpallur nuk përfshihet një pikë për rritjen e pagës minimale. LSM kërkon që paga minimale të jetë 600 euro. Nënkryetari i LSM-së, Ivan Pesevski, për “Telma” tha se nëse çështja e pagës minimale nuk vihet në rend të ditës, do të pasojnë protesta dhe greva. Nga LSM thonë se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, ata do ta…
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, vizitën e saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut e ka nisur me një takim me gratët shqiptare që ushtrojnë funksione në institucionet më të larta të vendit, përfshirë deputete nga të gjitha partitë politike, si dhe zëdhënësen e Qeverisë, Venera Azizi. Në fokus të takimit, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ishte roli i grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes, si një element kyç për forcimin e demokracisë, rritjen e përfaqësimit institucional dhe avancimin…
Të gjithë ambasadorët e shkarkuar janë emëruar nga administrata e Bidenit. Diplomatët e rinj duhet të zbatojnë mesazhin “America First” Dy muaj pasi i skadoi zyrtarisht mandati, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, është shkarkuar me njoftim nga Departamenti i Shtetit. Ageler është në mesin e rreth 30 diplomatëve të karrierës të larguar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump. Ajo mori detyrën në Maqedoninë e Veriut në nëntor të vitit 2022. Aktualisht, nuk ka asnjë paralajmërim nga Uashingtoni se kush mund të jetë ambasadori i ardhshëm amerikan në Shkup. Pasi të bëhet nominimi, propozimi duhet të kalojë në Senat…
Maqedonia e ka gjetur veten lart në listën e zezë evropiane kur bëhet fjalë për femicidin, vrasjen e grave nga partnerët e tyre. Sipas të dhënave të vitit 2023 nga Eurostat, shërbimi statistikor i Komisionit Evropian, vendi renditet i treti në Evropë për sa i përket shkallës së vrasjeve të tilla, pas Letonisë dhe Lituanisë. Shkalla më e lartë u regjistrua në Letoni, ku 17 gra për milion banorë u vranë në vitin 2023. Në Lituani, shifra ishte 10 gra për milion banorë. Në Maqedoni, gjatë së njëjtës periudhë, u raportuan gjashtë vrasje për një milion banorë. Pas Maqedonisë pason…
Periudha e Vitit të Ri sjell një atmosferë të veçantë – një kohë kur jemi më afër njëri-tjetrit, festojmë fillime të reja, duke reflektuar njëkohësisht mbi vitin që po përfundon. Në këto ditë festive gjithmonë kërkojmë dhuratën ideale që do t’i gëzojë më të dashurit tanë. Vlera e vërtetë e një dhurate matet me buzëqeshjet dhe lumturinë që ajo sjell, prandaj pikërisht kjo periudhë është e përkryer për të dhuruar një shans për lumturi. Oferta e larmishme e biletave instant të Lotarisë Shtetërore, të vendosura në zarfet “Sreќa plus” me dizajne të ndryshme, të destinuara si dhuratë për raste të…
Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të drejtojnë automjetet e tyre me kujdes maksimal në kushte të dukshmërisë së reduktuar, si dhe në asnjë mënyrë të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool në ahengje para Vitit të Ri apo në festa familjare. MPB sqaron se për pesë ditë, nga 15 deri më 20 dhjetor në territorin e Shkupit janë konstatuar 53 aksidente trafiku, ndërsa kontrollet policore në komunikacion po vazhdojnë me intensitet të pandërprerë. “Apelojmë gjithashtu që pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë plotësisht…
Në Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim u miratua Statuti i ri i partisë si dhe një sërë rezolutash që, sipas drejtuesve të BDI-së, janë të rëndësishme për funksionimin e brendshëm të partisë, stabilitetin politik dhe integrimin e shtetit. Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, njoftoi se në këtë Kongres ka marrë besimin e kryetarit Ali Ahmeti dhe të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për t’u emëruar në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Ademi uroi kryetarin Ali Ahmeti për mandatin e ri në krye të BDI-së, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e proceseve që, sipas tij,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 18 dhjetor nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin marihuana është riklasifikuar nga Kategoria e Parë në të Tretën të substancave të kontrolluara në nivel federal. Me këtë, ajo nuk trajtohet më si një substancë pa përdorim të njohur mjekësor, por si një substancë e kontrolluar me vlerë të njohur mjekësore. KATEGORITË E SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA: Kategoria I: „Substanca më të rrepta të kontrolluara (pa përdorim të njohur mjekësor)“ Kategoria II: „Barnat e rrepta të kontrolluara me përdorim mjekësor“ Kategoria III: „Substanca të kontrolluara me përdorim të njohur mjekësor“ Kategoritë…
Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët këtë mëngjes në autostradën Beograd–Nish, pranë nyjës Umçari, humbën jetën dy persona, ndërsa një pasagjer tjetër u dërgua urgjentisht në spital me lëndime të rënda. Bëhet e ditur se në veturën e aksidentuar ishin dy kusherinjtë Nazim dhe Shkëlzen Avdiu si dhe bashkëshortja e Shkëlzenit. Në vendin e ngjarjes jetën e kanë humbur Nazim Avdiu dhe bashkëshortja e Shkëlzenit, kurse Shkëlzeni ka pësuar lëndime të rënda. Në një publikim të Hoxhë Burim Jashari thuhet: “Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin…
Nga komuna e Çairit njoftojnë se nesër, për vizitë në Maqedoninë e Veriut do vijë kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, përcjell TV21. Nga komuna thonë se në ora 17:30, Spiropali dhe kreu i komunës, Izet Mexhiti, do të vendosin lule tek busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut. “Nesër, e hënë, 22.12.2025, me rastin e vizitës zyrtare të Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Komuna e Çairit organizon ceremoninë solemne të vendosjes së luleve tek busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky event që organizohet nga Kryetari i Komunës së Çairit z.Izet Mexhiti në…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor. Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski. Nesër në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Spiropali do të ketë gjithashtu edhe një darkë pune me Zëvendës Kryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe Ministrin…

