Author: Jeta almakos

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatet e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Trump, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete. Këtë e kanë konfirmuar për MIA-në, nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, nga ku shtojnë se Ambasada do të vazhdojë të funksionojë normalisht gjatë procesit të tranzicionit. AMBASADA E SHBA-SË NË SHKUP “Jemi thellësisht mirënjohës ndaj ambasadores Aggeler për shërbimin e saj në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një…

Lexo më Shumë

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për vitin 2025, nga gjithsej 45 kandidatë të pranuar, vetëm një ishte shqiptar. Kjo situatë ka nxitur reagime dhe pyetje në opinionin publik lidhur me mënyrën se si Ministria e Mbrojtjes planifikon të sigurojë barazi etnike dhe përfshirje më të madhe në këto struktura gjatë vitit të ardhshëm. Duke komentuar këtë çështje, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, theksoi se kriteri kryesor për pranimin në armatë është kualiteti i kandidatëve dhe e jo përkatësia etnike. “Mendoj se duhet…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Nga Shkupi ajo bëri të qartë se përdorimi I gjuhës shqipe është i detyrueshëm, në një kohë kur diskutimet atje janë të forta nëse duhet të jetë apo jo gjuhë zyrtare. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut diskutimi nëse gjuha shqipe do të jetë apo jo në vazhdimësi gjuhë zyrtare, në vendin ku shqiptarët janë komb shtet shtetformues, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali në Shkup e bëri të qartë se respektimi i gjuhës shqipe nuk mund të vihet në diskutim. ‘Respektimi i gjuhës…

Lexo më Shumë

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Një vëmendje të veçantë ministrja i ka kushtuar rolit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se ata janë një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, si dhe një urë ndërlidhëse mes dy vendeve. ‘Me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një frymë bashkëpunimi dhe dialogu të hapur. Partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve tona do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë te projekte dhe rezultate konkrete që…

Lexo më Shumë

Pacientët po marrin një termin më të shpejtë në Klinikën e Traumatologjisë. Deri tani në uikend-aksion operimin, janë përfshirë më shumë pacientë, ndërkohë që ky numër sa vjenë e rritet. Është intensifikuar aksioni gjatë uikendeve në Klinikën Traumatologjike, tek sëmundjet ortopedike, anestezioni, reanimacioni dhe trajtimi mjekësor intenziv në Qendrën Urgjente (TOARILUC) në Shkup, kurse Lista e pritjeve për intervenime kirurgjike, gjithnjë e më tepër po zvogëlohet, që kur ekipi dr.Igor Merxhanovski vendosi të operojë pacientë edhe gjatë uikendit, me qëllim që pacientët të marrin intervenimet e nevojshme. “Arsyeja kryesore ka qenë akumulimi disavjecar i pacientëve të cilët kanë pritur për…

Lexo më Shumë

Janë realizuar 27 fluturime, janë anuluar 8 avio fluturime, kurse është devijuar vetëm 1 avio fluturim, kanë njoftuar ndërmarrja “TAV Maqedoni”. Prej orës 20:00 dje (21 dhjetor 2025), deri në ora 12:00 sot (22 dhjetor 2025), në aeroportin ndërkombëtarë në Shkup, për shkak të zvogëlimit të shikushmërisë që u shkaktuar nga mjegulla e dendur, janë anuluar 3 avio fluturime, është devijuar një fluturim, kurse janë anuluar 5 fluturime tjera.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në brifingun e sotëm me gazetarët, kandidaturën e Nevzat Bejtës në Gostivar, e quajti “të gabuar”, duke shtuar se, “do të ketë edhe pasoja negative”. “Për mendimin tim, Nevzat Bejta nuk ka bërë mire, sepse, do të përfundojë keq. Asnjë marrëveshje nuk e shpëton atë. Edhe Sela ka principe dhe nuk do të hyjë në marrëveshje të fshehta. Askush nuk do ta ndihmojë Nevzat Bejtën”, ka deklaruar zoti Ali Ahmeti.

Lexo më Shumë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga homologu i saj maqedonas, Timço Mucunski. – Mucunski: Lidhjet kulturore midis dy vendeve janë të forta “Pas hapjes së Konsullatës së Shqipërisë në Strugë, pritet që vitin e ardhshëm të hapet edhe Konsullata jonë në Korçë dhe po diskutojmë lidhje në fusha të ndryshme, fqinjësi të mirë dhe shkëmbim projektesh të ndryshme”, deklaroi në konferencën për mediat ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski me homologen e tij shqiptare, ministren e Evropës…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se partia që ai drejton ka hyrë në një fazë të re reformimi të thellë pas Kongresit të Pestë, duke theksuar se 82 për qind e strukturës së re udhëheqëse përbëhet nga anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e organeve drejtuese. Ahmeti paralajmëroi se zgjedhja e qeverisë dhe mbrojtja e ligjeve me shumicë të Badenterit do të jenë kusht për çdo pjesëmarrje eventuale të BDI-së në pushtet. Në një brifing me gazetarët, Ahmeti iu përgjigj edhe pakënaqësive të shfaqura pas kongresit, duke minimizuar reagimet publike. “Janë dy-tre persona…

Lexo më Shumë

Propozim-amendamentet e reja në Kodin Penal janë po aq të këqija, nëse jo më të këqija se ato të mëparshmet, sepse ato dekriminalizojnë sjelljet tashmë të kriminalizuara, tha për “Sloboden Peçat” prokurorja Lençe Ristoska, e cila është edhe prokurore për marrëdhëniet me Maqedoninë në Njësinë e Bashkëpunimit Gjyqësor të BE-së, Eurojust, në lidhje me amendamentet që arritën në Kuvend, të cilat duhej të korrigjonin ato skandaloze nga viti 2023, por shkaktuan reagime negative tek publiku ekspert. Pjesët më problematike për të janë se parashikohet të sanksionohen vetëm akte specifike në prokurimin publik dhe legalizohen abuzimet më të zakonshme në prokurim,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se në Qeveri ka realizaur takim me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. “Gjatë takimit biseduam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta në drejtim të integrimit evropian. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen’, ka shkruar Mickoski.

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social ku prezent ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski u tha se qëllimi i Qeverisë është të krijojë një ekonomi më të fortë, e cila hap vende të reja pune dhe siguron një standard jetese dinjitoz për çdo qytetar. “Qëllimi ynë është i qartë – një ekonomi më e fortë që krijon vlerë, hap vende të reja pune dhe siguron një standard jetese dinjitoz për çdo qytetar. Rritja ekonomike që po ndërtojmë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë, ndërsa rezultatet e kësaj rritjeje duhet të ndihen te punëtorët, por edhe të sigurojnë stabilitet dhe…

Lexo më Shumë