Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kryetari i komunés sē Strugës, Mendi Qyra deklaroi se AKI, Lista e Merkos dhe LSDM kanë krijuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e seancave të Këshillit Komunal dhe paralizimin e funksionimit të institucioneve komunale. Sipas Qyrës, këto veprime po dëmtojnë drejtpërdrejt interesin e qytetarëve dhe po pengojnë realizimin e projekteve të rëndësishme në nivel lokal. Ai theksoi se, pavarësisht bllokadave, ekziston një zgjidhje e qartë për tejkalimin e situatës. “Nëse vazhdohet me këto bllokada dhe pengesa të qëllimshme, përgjigjja do të vijë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme për Këshillin…
Author: Jeta almakos
Nënkryetari i Vetëvendosje (VV’së) Glauk Konjufca, të enjten do të qëndroj në Shkup. Arsyeja e ardhjes së tij, do të jetë tubimi informativo-senzibilizues me anëtarësinë dhe simpatizantët e VV’së në Maqedoninë e Veriut. Sipas vlerësimeve, në Maqedoninë e Veriut ka rreth 20 mijë banorë që kanë dyshtetësi, rrjedhimisht kanë të drejtë votimi edhe në zgjedhjet e Kosovës. Sipas organizatorëve, tubimi do të jetë hapur për të gjithë, ndërsa do të mbahet në ora 20:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup.
Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45% nga 1 janari 2026, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për bllokun e dytë, KRRE njofton se rritja përfundimtare është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike, KRRE njoftoi se do të rritet me 2.50%. “63.86% e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe në një tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. 20.97% ose 169,900 amvisëri kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa 1.73% e…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim, sot do të hapë sesionin e katërt të Këshillit, i cili, sipas tij, si një organ këshillimor i përhershëm i Qeverisë, ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në formësimin e vizionit dhe rrugës së zhvillimit afatgjatë të vendit, njoftojnë nga Kabineti i Kryeministrit. “Jam veçanërisht i kënaqur të mirëpres praninë tuaj dhe t’ju falënderoj për përkushtimin, ekspertizën dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për punën e Këshillit Kombëtar për Zhvillim. Pjesëmarrja juaj aktive është provë se vendi ka kapacitetin, vullnetin dhe pjekurinë për planifikim të përbashkët, të përgjegjshëm dhe…
Babagjyshi dhe super-heronjtë e preferuar nga filmat vizatimorë zbritën me litar nga një helikopter dhe shpërndanë dhurata për fëmijët e shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve. Bëhet fjalë për një ushtrim demonstrues të titulluar “Të dhurojmë një buzëqeshje”, ku mori pjesë ekipi i shpëtimit në mal si pjesë e ekipit për reagim ndaj katastrofave të Kryqit të Kuq të Shkupit. Ushtrimi u organizua në bashkëpunim me MPB-në dhe Njësinë e Helikopterëve. “Rreth 100 fëmijë aktualisht marrin trajtim spitalor dhe shumica e tyre do të duhet të qëndrojnë edhe gjatë këtyre ditëve para Vitit të Ri për shkak të…
Koalicioni AKI ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në komunën e Vrapçishtit, me pjesëmarrjen e kandidatit për kryetar komune, Isen Shabani, si dhe liderëve të koalicionit, Arben Taravari dhe Ali Ahmeti. Tubimi shënoi fillimin e angazhimit zgjedhor të AKI-së në këtë komunë, me fokus në mobilizimin e qytetarëve dhe synimin për fitore më 11 janar, theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot pati kënaqësinë të mirëpresë zonjën Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, gjatë të cilit u diskutuan zhvillimet aktuale rajonale, roli i diplomacisë shqiptare në forcimin e lidhjeve mbarëkombëtare, si dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të interesave të përbashkëta të dy shteteve. Zonja Spiropali dhe Kryetari Mexhiti vendosën lule pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në shenjë nderimi e përuljeje ndaj vizionit…
Nuk do të ketë asnjë krizë, as restrikcione të energjisë elektrike – siguron ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, pasi EMV i kërkoi Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës në tregun e energjisë elektrike, për shkak të vështirësive në furnizimin me lëndë djegëse për shkak të bllokadës së kufijve me Greqinë nga bujqit grekë. Ajo informoi se nesër, në seancë qeveritare, do të shqyrtohet kërkesa e EMV-së me të cilën duhet të aktivizohen rezervat shtetërore. Në rezerva kemi 10.500 ton mazut, të cilat janë të mjaftueshme për 47 ditë. “EMV ka dorëzuar një letër në Qeveri. Ajo do të shqyrtohet nesër…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se nuk i merr seriozisht ankesat e individëve që mbetën jashtë strukturave të partisë në Kongresin e pestë. Në një brifing me mediat, ai deklaroi se bëhet fjalë për vetëm dy apo tre persona që kanë reaguar publikisht. Ai përmendi Abdyl Selam Selamin, për të cilin tha se ka kërkuar falje dhe se mbetet i rreshtuar në BDI. Ahmeti ishte i prerë: “Ata që ikin sepse nuk kanë funksione, le të ikin”. Ai theksoi se BDI ka qenë dhe do të mbetet parti me debat të fortë të brendshëm dhe se asnjë vendim i…
Këngëtari i njohur nga Kosova, Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë. Sipas burimeve, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë. Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online e Kosovës. Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”. Edhe pse detajet janë…
Prokuroria po vazhdon elaborimin e provave materiale në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në fotografi shfaqet momenti kur Kushtrim Kokalla, i akuzuari i tretë si i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, shihet teksa futet në një nga hotelet në Prishtinë dhe takon Naim Murselin. Të dy kishin qëndruar në këtë hotel pas vrasjes makabre të Liridona Ademajt.
Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë. Çmimi i metalit të çmuar është rritur për shkak të pritjeve se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm, kanë thënë analistët. Ari e filloi vitin me 2,600 dollarë për ons, por tensionet gjeopolitike, tarifat e Trumpit dhe pritjet për ulje të normave kanë shtuar kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, siç është ari dhe mallra të tjera. Çmimi i arit është rritur më shumë se 68% këtë vit, rritja më…

