Author: Jeta almakos

Tani e dy ditë, banorët e lagjes Seravë në Komunën e Çairit janë pa energji elektrike, gjë që ka shkaktuar revoltë dhe protesta masive. Të indinjuar nga moszgjidhja e defektit në rrjetin elektrik, qindra banorë dolën sot në rrugë dhe bllokuan një nga akset më të frekuentuara të kryeqytetit, rrugën e njohur si “Plastikat”, në afërsi të bulevardit “Nikolla Karev”. Sipas raportimit të gazetarit të TV21, Adnan Qaili, rruga ka qenë e bllokuar për rreth tre orë rresht, ndërsa protestuesit paralajmëruan se do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë në periudhën më të ngarkuar të ditës, derisa problemi me energjinë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliun për punësimet e fundit në Spitalin e Tetovës, duke akuzuar se janë lënë jashtë dhjetëra të punësuar që kanë punuar një kohë të gjatë aty. “Dhjetëra punonjës shëndetësor të cilët për vite me radhë, gjatë një dekade kanë punuar me kontrata të përkohshme apo në forma vullnetare dhe janë lënë pa vendime pune të përhershme, pavarësisht nga premtimeve të përsëritura nga ministri Azir Aliu, përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Bëhet fjalë për personel me përvojë shumëvjeçare që kanë bartur barrën kryesore të funksionimit të spitalit dhe gjatë…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN edhe më tej nuk ka ndërmarrë hapa konkret për shkrirjen në një parti të vetme politike. Kjo shkrirje është paralajmëruar qysh pas zgjedhjeve parlamentare por edhe pas zgjedhjeve lokale. Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, thotë se liderët takohen dhe diskutojnë shpesh mbi këto tema dhe ka një harmoni pozitive. Bashkimi dhe njësimi thotë se do të ndodhin shumë shpejtë. “Ka një lloj konsensusi, ka një lloj harmonie që duhet theksuar gjithmonë e lavdërueshme brenda VLEN-it dhe liderëve, por forma se si, kjo është e diskutueshme, pra si të jetë një formë e cila do të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se ka shpallur gjendje krize për shtatë ditë, për shkak të mungesës së prodhimtarisë së energjisë elektrike, e cila vjen si pasojë e mungesës së blerjes së mazutit. “Qeveria, në mbledhjen e sotme të rregullt të 138-të qeveritare, me propozim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave, miratoi vendim për ekzistencën e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit, për periudhë prej 7 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”. “Siç kemi informuar gjatë ditëve të mëparshme, ky…

Lexo më Shumë

Viti 2026 do të nisë me greva, protesta dhe bllokada. Paralajmërimet vijnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski, për televizionin Alsat, thotë se nëse pushteti nuk e pranon kërkesën për rritjen e pagës minimale në 600 euro, punëtorët do të dalin në rrugë. Peshevski shton se nuk pajtohen me asnjë propozim që subvencionet të mbeten të njëjta si për pagën minimale. “Po ashtu pamë hedhjen e topit nga përfaqësuesit e Qeverisë që të merren vesh sindikatat dhe punëdhënësit. Nëse mendojmë se kështu i nënvlerësojmë punëtorët, do të krijojmë revoltë edhe më të madhe. Duke pasur…

Lexo më Shumë

Kandidati I AKI-së për kreun e Gostivarit në zgjedhjet e 11 janarit të vitit 2026, thotë se në këtë raund të përsëritur, do të kërkojë sërish konfirmimin të fitores, sepse, sipas tij, ajo për pak vota iu hoq. “Nuk është hera e parë që provojnë këto lojra me Gostivarin, por jam i bindur se me ndihmën tuaj dhe mbi gjitha me vullnetin e Zotit, do t’ia dalim të gjitha së bashku. Vetë personalisht nuk besoj fortë në premtimet e fushatave se ndodh ndonjëherë të mos mbahen, ndaj edhe ato që bëmë ishin vërtet aq sa mundemi dhe vërtet do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se ka realizuar takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. “Sot, bashkë me Kryetarin e ASH-së, z. Arben Taravari, dhe me nënkryetarin e BDI-së, z. Bujar Osmani, pata kënaqësinë të pres në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional në funksion të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane. Gjatë takimit, nënvizuam rëndësinë jetike…

Lexo më Shumë

Analistët politik vlerësojnë se Kongresi i BDI-së i mbajtur më 20 dhjetor kishte një karakter formal dhe ishte i domosdoshëm për funksionimin e partisë, ndërsa politizimi i temës së karakterit unitar të shtetit nga BDI-ja konsiderohet i panevojshëm dhe i diskutueshëm. Analisti Ilir Luma gjatë emisionit “Debat në SHENJA”, deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të shtunën ka mbajtur një Kongres të detyruar, pavarësisht nëse data ishte e paraparë apo jo në kalendarin partiak. Ai theksoi se në rend dite, si pikë e parë, duhej të përfshihej analiza e punës së deriatëhershme të partisë, si dhe që kjo analizë…

Lexo më Shumë

Anëtari i Bordit të drejtorëve të Klubit të Basketbollit “Kumanova 2009 АD”, është denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, në momentin kur vetes dhe 2 personave tjerë, në mënyrë të jashtëligjshme, i ka paguar rreth 5 milionë denarë nga donacionet. Drejtoria e Policisë Financare ka parashtruar denoncim penal ndaj V.B., anëtar i Bordit të drejtorëve të Shoqatës për veprimtari sportive, Klubit të Basketbolli “Kumanova 2009 AD”. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, konform nenit 353, pika 4 dhe 5, nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë. Sipas informacioneve të buletinit policor,…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një grua 45 vjeçe nga Gostivari, nën dyshime për vjedhje të stolive të arit në një shtëpi në Gostivar. Sipas MPB-së, ari kapte vlerën e 9000 eurove. “Më 22.12.2025, në orën 10:00, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës të policisë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar M.S. (45 vjeçe) nga fshati Kalishtë i Gostivarit. Ajo dyshohet se më herët gjatë ditës kishte kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Gradec, pronë e H.A. (49 vjeç) nga fshati Gradec, ku mori stoli prej ari në vlerë rreth 9.000 euro”. “Stoli e marrë është gjetur dhe iu është…

Lexo më Shumë

Sot, dëgjuam të gjithë grupin parlamentar të LSDM-së, fjalimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe më vjen keq që Presidentja zgjodhi të mbante anën e qeverisë më të korruptuar dhe kriminale në historinë e shtetit dhe në këtë moment në Evropë, tha sot në konferencën për shtyp kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. “Ajo që kemi thënë gjatë javëve, muajve të kaluar, është konfirmuar se kjo qeveri, dhe sot Presidentja, ka dhënë mbështetje, po e çon Maqedoninë drejt izolimit, se historia evropiane për ne ka mbaruar, nuk do të ketë reforma dhe një krizë e madhe po vjen. Më vjen keq…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot në një takim miqësor dhe të drejtpërdrejtë z. Refki Suma, ish-kryetar i Komunës së Hanit të Elezit dhe aktualisht kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, ku palët shkëmbyen ide dhe qëndrime mbi tema me rëndësi për qytetarët dhe zhvillimin e vendeve tona, si dhe mbi angazhimin politik në përgjithësi. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe aktorëve politikë për të adresuar sfidat aktuale dhe për të ndërtuar politika në shërbim të qytetarëve. Me…

Lexo më Shumë