Author: Jeta almakos

Posta e Maqedonisë muajin e ardhshëm nga Qeveria do të marrë 100 automjete, 90 furgonë më të vegjël dhe 10 furgonë më të mëdhenj, gjë që do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për punë, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Siç informoi Nikolloski në mbledhjen publike që e mbajta Agjencia e postave, po punohet edhe për një program për mbështetje shtesë për Postën. “Po punojmë edhe në një program që do të thotë ndihmë shtesë për Postën e Maqedonisë edhe në fushën e softuerit, selektuesve, kushteve të hapësirës dhe aftësisë për të ofruar shërbime më të…

Lexo më Shumë

Lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore prej kohësh janë pjesë e përditshmërisë, jo vetëm si mundësi për fitim, por edhe si momente argëtimi, shprese dhe pritjeje. Ato përfaqësojnë një pauzë të vogël nga rutina – një hapësirë për ëndërrim ku njerëzit projektojnë dëshirat e tyre personale. Në këto momente, pritja bëhet pjesë e përjetimit, ndërsa loja fiton një vlerë të veçantë. Për shumë lojtarë, lojërat e fatit lidhen me rituale dhe besime të vogla personale, të cilat i japin autenticitet çdo përvoje individuale dhe e bëjnë momentin edhe më të veçantë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për krijimin e kombinimeve të…

Lexo më Shumë

Arben Taravari ka reaguar ashpër ndaj akuzave të bëra nga Nevzat Bejta gjatë konferencës së fundit për shtyp, duke i cilësuar ato si fabrikime dhe shpifje me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Në një kumtesë për media, Taravari thekson se Bejta “edhe pse nuk meriton përgjigje”, po tenton të dezinformojë qytetarët, të cilët sipas tij e njohin mirë të kaluarën politike të tij, si dhe vjedhjet dhe plaçkitjet që lidhen me emrin e tij. Në vend të akuzave të pavërteta, Taravari kërkon që Bejta të japë sqarime konkrete për çështje të rëndësishme, si realizimi i aksioneve në hidrocentrale, burimi i…

Lexo më Shumë

Fondacioni dr. Verica Mahanxhiska dhe Zegin ndanë 14 bursa për studentët e regjistruar në ciklin e parë dhe të dytë të integruar të studimeve në Fakultetin e Farmacisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Këto bursa janë të orientuara drejt mbështetjes dhe inkurajimit të profesionistëve të ardhshëm në shkencat farmaceutike. Farmacistët luajnë një rol jetik në kujdesin shëndetësor. Ata sigurojnë përdorimin e sigurt të barnave, mbështesin mjekët dhe i udhëzojnë pacientët drejt një shëndeti më të mirë. Ndarja e këtyre bursave u mundëson studentëve të ndihen të mbështetur, të arrijnë rezultate më të mira akademike dhe të kontribuojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani tha se kur të marrë detyrën javën e ardhshme do të luftojë vazhdimisht islamofobinë dhe racizmin kundër palestinezëve, transmeton Anadolu. “Si kryetar bashkie do ta bëj detyrën time, të çmoj, mbroj dhe festoj të gjithë njujorkezët dhe të luftoj islamofobinë dhe racizmin anti-palestinez në çdo cep”, tha ai të martën mbrëma, duke lidhur bisedën e tij me një student palestinez i cili u përball me ngacmime dhe kërcënime me vdekje në internet pasi teoricienët e konspiracionit e fajësuan gabimisht për një të shtënë vdekjeprurëse. Mamdani tha në platformën e kompanisë…

Lexo më Shumë

Bullgaria i ka ofruar furnizime emergjente me mazut Maqedonisë në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend për shkak të vështirësive me prokurimin, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare. Me urdhër të kryeministrit në largim Rosen Zheljazkov, ministri në largim i Energjetikës, Zheço Stankov kontrolloi furnizimet e vendit me naftë. Kontrolli përcaktoi se Bullgaria ka sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e brendshme. Bazuar në këtë informacion, ministri në largim i Ministrisë së Jashtme bullgare i paraqiti qeverisë së Maqedonisë së Veriut një propozim për ndihmë emergjente përmes furnizimeve me naftë. Propozimi u bë gjatë një…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor e shtyu sot seancën e 534-të për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në seancë morën pjesë vetëm gjashtë nga gjithsej 15 anëtarë. Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, informoi se për shkak të numrit të pamjaftueshëm të anëtarëve të pranishëm, nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës, pas së cilës është shtyrë, ndërsa data e re do të shpallet më vonë. “Një pjesë shfrytëzojnë pushimin vjetor, një pjesë janë në pushim mjekësor”, deklaroi Kambovski. Dy anëtarëve, Milazim Mustafa dhe Selim Ademit ju ka skaduar mandati, ndërsa në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as anëtarët në…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme, Spitali i Gostivarit ka raportuar se tek ta është dërguar i vdekur një fëmijë 15 vjeç. Nga atje thonë se mjekët kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune. “Më 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë, sipas rang listës të publikuar nga faqja “Henley & Partners”. Ky është një avancim për pasaportën e vendit tonë, krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte renditur në vendin e 45-të në këtë listë. Me pasaportën maqedonase mund të udhëtohet pa vizë në 129 destinacione në mbarë botën. Pozita më e lartë e pasaportës Maqedonisë së Veriut në këtë listë ka qenë në vitin 2014, kur renditej e 36-ta. Në Ballkan, pasaportën më të fuqishme e ka Kroacia, e cila renditet ndër vendet…

Lexo më Shumë

Është bllokuar puna e Këshillit të Komunës së Strugës! Edhe pse kanë kaluar afër dy muaj nga zgjedhjet lokale, në këtë komunë assesi të arrihet marrëveshje për kryetarin e Këshillit Komunal. Kryetari i Komunës Mendi Qyra fajin e adreson tek ish-kryetari Ramiz Merko, duke thënë se me qarqet e tij po e bllokon punën e Komunës. Qyra thotë se nëse kjo situatë nuk zgjidhet, do të kërkojnë zgjedhje të reja për këshilltarë. “Këto ditë jemi dëshmitarë se si strukturat që mbajnë emblemën AKI-LSDM dhe Lista e Merko kanë bërë koalicion të fshehtë për të bllokuar institucionet Komunale, për të bllokuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, njëherësh anëtar i lartë i koalicionit VLEN, Fatmir Limani, ka bërë thirrje për reflektim të thellë brenda koalicionit, duke theksuar se vetëm meritokracia dhe standardet etike mund ta ruajnë dhe forcojnë besimin e qytetarëve. Në një reagim publik, Limani thekson se besimi qytetar nuk ndërtohet përmes posteve, pazareve politike apo emërimeve selektive, por përmes punës, përgjegjësisë dhe respektit real për kontributin e çdo individi. Sipas tij, shoqëria është e lodhur nga praktikat përjashtuese dhe nga një kulturë politike që shpërblen afërsinë partiake në vend të vlerës profesionale. Ai nënvizon se qytetarët, veçanërisht të…

Lexo më Shumë

Në vend të një viti e gjysmë burg, sa u kishte shqiptuar Gjykata Themelore në Tetovë, dy ish-drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës tani do të vuajnë nga tre vjet burg secili. Gjykata e Apelit në Gostivar ka marrë vendim meritor me të cilin ua ka dyfishuar dënimet me burg ish-drejtorëve të Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, në lidhje me zjarrin në spitalin modular, ku humbën jetën 14 persona. Me aktgjykimin e shkallës së parë, të shpallur nga Gjykata Themelore në Tetovë në muajin maj, të dy ish-drejtorët ishin dënuar me nga një vit e gjysmë…

Lexo më Shumë