Author: Jeta almakos

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” i pyetur se kush e nxiti ndarjen me Arben Fetain dhe funksionarë tjerë të ASH-së, tha se nuk bëhet fjalë për ndarje, por është bashkim. “Ju e dini që strukturën e ASH-së në VLEN le që nuk largohen njerëzit por bashkohen edhe anëtar të ASH-së që përkohësisht ishin në struktura tjera. Ju keni fakte edhe me fotografi edhe me video që sot ASH është aq e hapur dhe aq potente që anëtarët e ASH-së që kanë qenë jashtë strukturave të VLEN-it sot bëhen pjesë e ASH-së, për këtë shkak flasim…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka njoftuar se grupi parlamentar i këtij koalicioni ka pritur sot në Kuvend studentët e nismës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas Qokut, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e realizimit të kësaj të drejte dhe për nevojën e zbatimit të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ai theksoi se VLEN qëndron në anën e studentëve dhe përkrah gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për këtë çështje. “Ne jemi pa dyshim në anën e studentëve dhe përkrahim gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme,…

Lexo më Shumë

“Në dy javët e ardhshme do e shohim efektin e parë”, kështu tha në Click Plus ekonomisti Fatmir Bytyqi duke paralajmëruar se me përshakllëzimine situatës në Lindjen e Mesme do të ketë rritje të çmimeve dhe të inflacionit, shkruan TV21. Bytyqi tha se “paratë që qytetarët e varfër i kanë, vlejnë më pak pasi më pak do të mund të konsumojnë”, e ndërkohë pati kritika edhe për sektorin privat dhe bizneset, pasi siç tha, gjatë krizave janë munduar të përfitojnë duke i rritur çmimet “Bizneset nuk janë sjell shumë në aspekt moral dhe etik gjatë krizave. Zakonisht fitimet më të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit ushtarake në rajon. Ministri dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë. Ai e përshkroi këtë veprim si të papranueshëm dhe destabilizues për të gjithë rajonin. Mucunski theksoi se veprime të tilla: • Shkelin drejtpërdrejt hapësirën ajrore ndërkombëtare. • Përshkallëzojnë tensionet ekzistuese. • Dëmtojnë rëndë stabilitetin rajonal.

Lexo më Shumë

Fatmir Limani, ministër nga radhët e Lëvizja BESA, ka paralajmëruar në mënyrë të tërthortë largimin e VLEN-it nga qeveria. Në një status të tij, ai ka përdorur në formë metaforike disa thënie të atribuara kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti: “Rrini urtë, bre…” “Jo, s’rrijmë!” “Rrini urtë…” “Jo, se jemi të fortë!” “Ani… rrini, pra, pas dere ;)” Me këtë mesazh, Limani lë të kuptohet se VLEN-i mund të përfundojë “pas dyerve të Qeverisë”, duke sinjalizuar një përplasje të afërt politike. Kujtojmë se Bilall Kasami dhe Adnan Azizi e shkarkuan Limanin nga kryesia, së bashku me anëtarë të tjerë, me arsyetimin…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës Botërore të Mbipeshës, sot u mbajt një aktivitet sensibilizues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet që sjell mbipesha dhe obeziteti në shëndetin e qytetarëve. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, profesionistë të fushës së mjekësisë si dhe përfaqësuesi aktual i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) për Maqedoninë e Veriut dr. Akeem Ali. Ndërkaq mes folësve ishte edhe drejtori i Klinikës Universitare të Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike Dr. Irfan Ahmeti, i cili theksoi rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe ndryshimit të stilit të jetesës si hapa kyç në luftën kundër mbipeshës.…

Lexo më Shumë

Pas reagimit publik dhe kërkesës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Universitetin “Nënë Tereza”, iniciativa ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga Universiteti i Evropës Juglindore. Në një takim të zhvilluar mes kryesive të dy parlamenteve studentore, Parlamenti Studentor i UEJL-së ka konfirmuar bashkangjitjen e plotë në mobilizimin për protestën e paralajmëruar, duke e cilësuar kërkesën si legjitime dhe në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryetari i Parlamentit Studentor në UEJL, Besjan Rexhepi, ka shprehur përkrahje të parezervë për iniciativën, duke theksuar rëndësinë e unifikimit të zërit studentor në mbrojtje të të drejtave të…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka pritur në takim zyrtar në Shkup, kreun e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaush. Në fjalimin e tij pas takimit kreu i Bashkësisë Fetare Islame  falënderoi Dijanetin po edhe shtetin turk që në vazhdimësi kujdesen për besimtarët po edhe për xhamitë e Shkupit. Sipas Fetait, tregues i marëdhënieve të mira mes dy vendeve është edhe ndërtimi i Xhamisë së madhe në Shkup, të cilën kreu i BFI-së e cilësoi si “bukuroshe e shtetit”. Fetai tha se ndërtimi i kësaj xhamie ka rëndësi të veçantë për besimtarët, po edhe për Turqinë sepse…

Lexo më Shumë

Me krenari mund të konfirmoj se i kemi përfunduar të gjitha procedurat administrative dhe se është fituar leja e ndërtimit për kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, bëri të ditur kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Mexhiti thotë se me një investim prej 42 milionë eurosh, kampusi do të ofrojë objekte mësimore moderne, amfiteatro bashkëkohore, salla sportive dhe pishinë për studentët. “Ka momente historike që nuk maten me fjalë, por me themele. Momente kur një gur i vendosur sot, bëhet simbol i një epoke të re nesër. Vendosja e gurthemelit për kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”…

Lexo më Shumë

Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar partneritetet në fusha të ndryshme – vuri në dukje kryeministri Micskoski. “Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku…

Lexo më Shumë

Forcat ruse sulmuan zonën banimi të Kostyantynivka në rajonin e Donteskut duke përdorur municion fosforik, pas së cilës ndodhi edhe një sulm me bombën ajrore FAB-1500, me peshë 1500 kilogramë. Rreth sulmit raportoi Brigada e 28-të e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës, e cila publikoi edhe një video të ngjarjes, shkruan Euromaidan Press. Video u regjistrua nga operatorët e dronëve të njësisë R.V. të Batalionit të 3-të Mekanizuar. Në të shihet se si forcat ruse bombardojnë pjesën banimi të qytetit me municion fosforik, armë e cila është reptësisht e ndaluar kundër civilëve sipas së drejtës ndërkombëtare. Menjëherë pas…

Lexo më Shumë

Bekim Rexhepi Një figurë e fuqishme si Ali Ahmeti dhe një strukturë e organizuar si Bashkimi Demokratik për Integrim mund t’i bëjnë ballë një VMRO-DPMNE-je të gjithpushtetëshme Në çdo demokraci funksionale, balanca politike është thelbësore për stabilitetin e shtetit dhe përfaqësimin e drejtë të qytetarëve. Kur një forcë politike synon dominim të plotë institucional, nevoja për një kundërpeshë serioze bëhet edhe më e domosdoshme. Në këtë kontekst, një figurë e fuqishme si Ali Ahmeti dhe një strukturë e organizuar si Bashkimi Demokratik për Integrim mund t’i bëjnë ballë një VMRO-DPMNE-je gjithpushtetëshme. Kjo është dëshmuar ndër vite apo në këtë 20…

Lexo më Shumë