Pas reagimit publik dhe kërkesës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Universitetin “Nënë Tereza”, iniciativa ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga Universiteti i Evropës Juglindore.
Në një takim të zhvilluar mes kryesive të dy parlamenteve studentore, Parlamenti Studentor i UEJL-së ka konfirmuar bashkangjitjen e plotë në mobilizimin për protestën e paralajmëruar, duke e cilësuar kërkesën si legjitime dhe në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Kryetari i Parlamentit Studentor në UEJL, Besjan Rexhepi, ka shprehur përkrahje të parezervë për iniciativën, duke theksuar rëndësinë e unifikimit të zërit studentor në mbrojtje të të drejtave të garantuara me ligj.
Në reagimin e tij, Mevlan Ademi ka deklaruar:
“Pas Kuvendit Studentor në ‘Nënë Tereza’, kërkesës sonë për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe i është bashkuar edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore.
Gjatë takimit të zhvilluar dje mes kryesive të të dy parlamenteve studentore, kryetari i Parlamentit Studentor në UEJL, Besjan Rexhepi, shprehu përkrahje të parezervë për këtë iniciativë legjitime dhe konfirmoi bashkangjitjen e plotë në mobilizimin e studentëve për protestën që do të vijojë, si dhe për të gjitha iniciativat e diskutuara.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt unifikimit të zërit studentor në mbrojtje të të drejtës shqipe, e cila garantohet me ligj të posaçëm për përdorimin e gjuhëve.
Ne nuk kërkojmë shërbim, kërkojmë atë që na takon!”
Studentët theksojnë se kjo është një çështje e barazisë dhe respektimit të të drejtave ligjore, ndërsa paralajmërojnë hapa të mëtejmë nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh nga institucionet përkatëse.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Maqedonia anëtare e rrjetit global për siguri kibernetike “FIRST”
- Kujdestarja nga Kosova pretendon se u dhunua nga punëdhënësi në Tetovë
- Andonovski: Maqedonia bëhet anëtare e plotë e rrjetit global “FIRST” për siguri kibernetike
- “Hetimi nga policia gjyqësore është difektoz” – Olsian Çela te Komisioni i Ligjeve: Mbetet Thembra e Akilit! Ende nuk kemi zgjidhje optimale në raportin Prokurori-Polici
- Koncert i Muzikës Shpirtërore në Shkup nga artisti i njohur, Burhan Şaban
- Mickoski për rikonstruimin e Qeverisë: Fokusi do të jetë te përmbajtja, jo te madhësia
- I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”
- Shkup, mbahet programi i hapjes së projektit të shkollës verore që do të organizohet me mbështetjen e TIKA-s


