Dritat janë ndezur, sheshet janë plot dhe buzëqeshjet nuk mungojnë. Atmosfera festive e Vitit të Ri ka mbuluar rrugët dhe sheshet e Shkupit, duke sjellë buzëqeshje, ngiyra dhe emocione të veçanta për qytetarët dhe vizitorët. Mes dekorimeve dhe zhurmës festive, Babagiyshi i Vitit të Ri është shndërruar në një nga figurat më të dashura për fëmijët, të cilët me entuziazëm ndalen për ta përqafuar dhe për të realizuar fotografi me të. Ai tregon se dashuria dhe gëzimi që merr nga femijët janë ndjenja të veçanta që e bëjnë këtë periudhe edhe më magjike. Babagjyshi “Të gjithë fëmijët më duan, këtu…
Author: Jeta almakos
Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Prizren, ka humbur jetën një fëmijë rreth 1-vjeçar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit. “Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”, thuhet në konfirmim. Ndërkohë tre fëmijë të…
Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2026 do të mbi 1,3 miliard denarë. Me këtë buxhet, kryetari i Komunës duhet ta menaxhojë Komunën dhe projektet me kërkesë të qytetarëve në vitin 2026. “Këtë vit buxheti i Komunës është 1 miliard 356 milion e 457 mijë denarë nga të cilat buxheti bazë është 614 milionë 267 mijë denarë, vetëm pjesa financiare është 33 milionë e 580 mijë denar, dotacionet janë 699 milionë 736 mijë denarë dhe nga donacionet presim diku 8 milionë 864 mijë denarë”, deklaroi Aleksandar Jovanovski. Pas shpalljes së buxhetit pati reagim nga këshilltarët e AKI-së të cilët…
Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për nisjen e një procedure disiplinore para Komisionit Disiplinor të FFM-së ndaj ish-presidentit të federatës, Muhamed Sejdini. Procedura është iniciuar për shkak të dyshimeve të bazuara për mashtrim dhe vënie në mashtrim të anëtarëve të Bordit drejtues, lidhur me pagesën avans prej 700 mijë eurosh ndaj kompanisë kontraktuese të angazhuar për ndërtimin e tribunës së stadiumit “Biljanini Izvori” në Ohër. Sipas FFM-së, bazuar në dokumentacionin e disponueshëm, pagesa është kryer në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me vendimin e Bordit drejtues, në kundërshtim me…
Rezultatet nga faza provuese tregojnë ulje të dukshme të shpejtësisë së vozitjes veçanërisht në zonat urbane, si dhe rënie të numrit të aksidenteve të komunikacionit në Shkup. Sipas ministrit Toshkovski, veçanërisht është evidentuar zvogëlimi i aksidenteve me pasoja të rënda dhe me viktima, çka dëshmon për ndikimin pozitiv të sistemit në sigurinë rrugore. Gjatë periudhës 1-28 dhjetor 2025, në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë realizuar kontrolle të intensifikuara të trafikut nga njësitë policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve në komunikacion. Si rezultat i këtyre aktiviteteve, janë…
Ministria e Drejtësisë ka dërguar letër për Kuvendin, partitë parlamentare dhe grupet e pavarura dhe deputetët, duke kërkuar të nominojnë nga dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor. Pritet që puna të nisë në gjysmën e dytë të janarit, sipas pritshmërive të Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit. Siç shpjegojnë nga Ministria e Drejtësisë, një version punues i Ligjit Zgjedhor do t’u dërgohet deputetëve, të cilët pas konsultimeve në partitë e tyre duhet të paraqesin propozime për grupin punues. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një intervistë për MIA javën e kaluar deklaroi se koordinatorët e grupeve parlamentare janë dakorduar…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se është marrë vendim të blihen lokomotiva të reja elektrike në vlerë prej 21 milionë eurosh. “Jemi veçanërisht të kënaqur të njoftojmë investimet në transportin hekurudhor në vlerë prej 21 milionë eurosh, të destinuara për blerjen e deri në pesë lokomotivave të reja elektrike, së bashku me pjesët e nevojshme rezervë. Ky investim do të realizohet nëpërmjet një Marrëveshjeje Huaje midis HM Transport dhe BERZH-it, dhe u parapri nga një analizë e plotë e nevojave reale, funksionalitetit dhe operueshmërisë së HM Transport – një analizë që tregoi qartë se pa lokomotiva moderne dhe…
Gjashtëdhjetë zyrtarë, dhjetë gjyqtarë, dhjetë prokurorë publikë, dhjetë deputetë, dhjetë ministra, dhjetë kryetarë komunash dhe dhjetë persona, pozicionet e të cilëve si kryetarë komunash janë ndërprerë në vitin 2025, do të përfshihen në Planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2026, dhe emrat e tyre do të përcaktohen muajin e ardhshëm. KShPK në seancën e sotme të 26-të e miratoi planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave për vitin 2026, ndërsa kryetari i tij Adem Çuçul tha se i ka marrë parasysh rekomandimet…
Sonte shënohet dita e fundit e Bazarit të Fundvitit në Çair, i cili do të përmbyllet me një mbrëmje festive dhe koncert artistik në Sheshin Skënderbeu. Organizatorët kanë përgatitur një program të pasur muzikor, duke e kthyer këtë mbrëmje në një festë të vërtetë për qytetarët. Nga ora 18:00 deri në 20:00, atmosfera festive do të krijohet me muzikë nga DJ Miran, ndërsa pas orës 20:00 do të nisë koncerti artistik, ku në skenë do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe vendore. Para publikut do të ngjiten Miranda Hashani, Valon Suma, Lindita Purelku, Konkordia Band, Lorena…
Në ditën e fundit të këtij viti dhe në natën e Vitit të Ri, moti do të jetë i ftohtë me temperaturë ditore që në disa vende do të mbeten nën zero gradë. Do të fryjë erë e fortë deri në veriore dhe vende-vende do të ketë kushte për reshje bore, njofton DPHM. Të enjten dhe të premten do të vazhdojë moti i ftohtë me temperatura minimale që do të jenë negative kudo, ndërsa lokalisht do të zbresin nën minus 10 gradë. Nga e premtja dhe në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje…
Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë. Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 23.838 copë mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas rezultatit preliminar, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, me 433 mijë e 394 vota. E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 184 mijë e 318 vota, për t’u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 119 mijë e 201 vota. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

