Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi mbështetjen e palëkundur të partisë së tij ndaj aleatit strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësoi lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së për të përballuar regjimet autoritare dhe strukturat kriminale që kërcënojnë lirinë dhe sigurinë globale. “Mbështetja jonë e palëkundur ndaj aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe mbetet zgjedhje e qartë dhe e drejtë. Mbështes lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së përballë regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale që kërcënojnë lirinë, demokracinë dhe sigurinë globale. Qëndrimi i fortë ndaj narkoliderëve dhe krimit të…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në Konventën promovuese të kandidatit të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka thënë se pas shumë analizave dhe anketimeve, VLEN vendosi të përkrah kandidaturën e pavarur të Zuli Demirit, sepse siç thekson, “është më i duhuri dhe më i miri”. “Jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por ne kemi dëshirë që ta mbështesim Zulin si kryetar i ardhshëm që Vrapçishti të përfitojë nga kjo qeveri që përkrah komunat me projekte milionëshe dhe mendoj se Zuli me ekipin e tij do të përgatisë projektet më të mira, ndërsa Bekim Sali si zv/kryeministër i…
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta premton se nëse e merr besimin e qytetarëve do të rikthehet në ritmin e punëve që ai i ka realizuar gjatë udhëheqjes së tij me këtë komunë. Si një prej projekteve më me prioritet përmendi hapjen e bulevardit prej rrugës së Dibrës deri te Gjykata Themelore ku mbi lumin Vardar, tha se do të ndërtohet një urë me katër korsi. Përveç projekteve të shumta infrastrukturore, Bejta premtoi pastërti dhe ruajtje të hapësirave të gjelbra, depolitizim të arsimit, zhvillim ekonomik dhe fuqizim të rinisë përmes kulturës dhe sportit. “Projekti i cili…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka përshëndetur aksionin e autoriteteve amerikane për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij. Mucunski, në një postim në profilin e tij në rrjetin social X, shprehet se është për t’u përshëndetur fakti që Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë. “E përshëndes njoftimin e Donald Trump se Nicolás Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Mucunski. Ai gjithashtu i drejton fjalë lavdëruese edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për, siç thotë ai, udhëheqjen e tij në përballjen…
Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit. Sipas rezultateve nga nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 86.74 për qind, duke grumbulluar 13,899 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.07 për qind apo 973 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 4.76 për qind, përkatësisht 762 vota. Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.59 për qind ose 255 vota. Me përfshirjen e këtyre rezultateve dhe bazuar në të dhënat e përmbledhura nga vendvotimet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar tashmë pragun e 50 për…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të kanë kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij. Por kush është udhëheqësi autoritar i Venezuelës? Maduro ka qenë president i Venezuelës që nga viti 2013, duke marrë pushtetin pas vdekjes së Hugo Chavez, presidentit populist të krahut të majtë dhe mentorit të Maduros. Maduro e filloi karrierën e tij si shofer autobusi , më pas u bë udhëheqës sindikate dhe më vonë shërbeu si ministër i jashtëm dhe zëvendëspresident i Chavezit. Por, Maduro nuk e arriti kurrë…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se tani po marrin vendime për atë që do të bëjë më tej lidershipi i Venezuelës. Ai ka paralajmëruar se çdo besnik i Nicolas Maduros do të ketë një “të ardhme të keqe” nëse mbetet besnik, duke shtuar se do të shqyrtojnë edhe udhëheqësen e opozitës, Maria Corina Machado. Ndërkohë, Maduro dhe gruaja e tij po dërgohen në New York, ku janë akuzuar për akuza që përfshijnë narkoterrorizëm. Trump tha gjithashtu se kishte disa të plagosur midis forcave amerikane, por jo vdekje. Ai tregoi se e ndoqi operacionin nga Mar-a-Lago. “Ishte thjesht një gjë e…
Kandidati i AKI-së për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka premtuar masa të reja për Gostivarin. Një prej masave që Limani tha se do të vazhdojë sikurse deri më tani është ndarja e 100 eurove për çdo familje me fëmijë të porsalindur. Si masa të reja, Limani paralajmëroi mbështetjen e “start up” kompanive për të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare si dhe mbështetje financiare nga komuna për gratë dhe vajzat që do të hapin biznese të reja. Ai tha se jashtë masave nuk do të lihen të moshuarit, duke paralajmëruar fonde në vlerë prej 30 mijë denarë…
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut Steven Ivanovski është në mesin e viktimave në tragjedinë e rëndë në Krans Montana të Zvicrës. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e të riut, për të cilin familja prej ditësh kishte alarmuar se ndodhej brenda klubit ku shpërtheu zjarri dhe për të nuk kishte asnjë informacion. Ndërkohë autoritetet zvicerane vazhdojnë identifikimin e viktimave dhe të plagosurve. Thonë se procesi është tejet i vështirë dhe familjarëve u është kërkuar të japin mostra të ADN. Ndërkohë shumica e të lënduarve janë shtetas të Zvicrës, Francës e Italisë dhe 4 shtetas serb dhe një boshnjak.…
VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN-i, në nivel lokal në Strugë, do të fillojnë bisedimet këto ditë për ndarjen e posteve në institucionet lokale. VMRO pritet t’i marrë pozitat drejtuese në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi Strugë”, në çerdhe, si dhe në të gjitha shkollat ku shumicë janë nxënësit maqedonas. VLEN pritet t’i marrë ndërmarrjet publike “Eko Struga”, “Komunalec”, si dhe të gjitha shkollat ku shumicë janë nxënësit shqiptarë, bëjnë të ditur burime nga VMRO-ja për Alsat. Negociatat për ndarjen e posteve vijnë pas zgjedhjes ditë më parë të kreut të Këshillit të Strugës, Mite Stefkovski nga radhët e VMRO-së. Megjithatë ai nuk komentoi zhvillimet…
Ka filluar të zbatohet edhe në praktikë marrëveshja para zgjedhore mes VLEN-it dhe kreut të ri të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, për emërimin e drejtorëve shqiptarë në disa nga ndërmarrjet publike të Qytetit. Kësisoj, ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Parqe dhe Gjelbërime” është emëruar Muamer Seferi nga koalicioni shqiptar VLEN. Për këtë kanë njoftuar nga Ndërmarrja Publike përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, përmes të cilit i kanë uruar realizim të sukseshëm të ideve dhe projekteve të reja Seferit. NP PARQE DHE GJELBËRIME “Muamer Seferi është emëruar në pozitën ushtrues detyre drejtor i NP “Parqe…
Nataliteti vazhdon të mbetet i lartë në vendbanimet shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu thuhet në raportin vjetor të Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas raportit, rritje pozitive natyrore është shënuar vetëm në Rajonin e Shkupit, ndërsa në rajonet e tjera të vendit numri i vdekjeve ka tejkaluar ndjeshëm numrin e lindjeve. Haraçina rezulton komuna me natalitetin më të lartë në nivel shtetëror. Pas saj renditen Studeniçani, Saraji, Likova dhe disa komuna të tjera me shumicë shqiptare. ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE Rritje pozitive pati vetëm në rajonin e Shkupit, kryesisht në Saraj (+8.4), Çair (+5.5), Haraçinë (+10.5), Studeniçan (+9.7),…

