Shtetasi i Maqedonisë së Veriut Steven Ivanovski është në mesin e viktimave në tragjedinë e rëndë në Krans Montana të Zvicrës. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e të riut, për të cilin familja prej ditësh kishte alarmuar se ndodhej brenda klubit ku shpërtheu zjarri dhe për të nuk kishte asnjë informacion. Ndërkohë autoritetet zvicerane vazhdojnë identifikimin e viktimave dhe të plagosurve. Thonë se procesi është tejet i vështirë dhe familjarëve u është kërkuar të japin mostra të ADN. Ndërkohë shumica e të lënduarve janë shtetas të Zvicrës, Francës e Italisë dhe 4 shtetas serb dhe një boshnjak. /Alsat.mk
Data 06.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Si Algjeria u bë zemra e dekolonizimit?
- PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon Eliza Hoxhën kundërkandidate
- Azeski thumbon politikën e sotme: “Më së miri jetohej në kohën e Ljubço Georgievskit”
- BBVK5 po afron, Alaudini zbulon detajin e fundit nga prapaskenat
- Ardian Gjini: Albin Kurti, një lider i dyshimtë në sytë e opozitës
- Çfarë ndodh kur vendi mbetet pa president? Avokati Fetahu shpjegon situatën juridike
- Kompjuterat e AKSHI-t u përdorën për ndryshimin e ID-ve të personave që kanë probleme me Drejtësinë
- BDI: Interesi kombëtar dhe vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër



