Author: Jeta almakos

Vit i ri dhe kryetar të ri komune, por Struga mbetet me problemet e vjetra. Një nga problemet më të hidhura është mungesa e vendeve për parkim, ndaj secili e parkonnë trotuare, në sipërfaqe të gjelbra, shumë shpesh edhe në vende të destinuara për plazhe. Kryetari i Komunës, Mendi Qyra, gjatë fushatës zgjedhore paralajmëroi ndërtimin e dy parkingjeve të reja, një në qendër të qytetit, i cili do të ishte në dy nivele, dhe një tjetër në afërsi të plazhit, me kapacitet të përgjithshëm prej 750 vendesh. Ai madje, para zgjedhjeve, premtoi realizim të shpejtë të projektit, për dy deri…

Lexo më Shumë

Policia vazhdon çdo ditë me patrullime intensive dhe arrestime të shoferëve që shkelin rregullat e trafikut dhe shfaqin sjellje të rrezikshme në komunikacion. Së fundmi, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se është arrestuar një 55-vjeçar nga Kumanova, i cili po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. MPB “Më datë 3 janar 2026, në ora 02:47 pas mesnate, zyrtarët policorë të njësisë së trafikut rrugor pranë SPB Kumanovë, kanë privuar nga liria personin G.J. (55) nga Kumanova.” Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik, autoritetet paralajmërojnë se deri në mesin e vitit 2026, sistemi…

Lexo më Shumë

SHBA-të kryen veprime për shkak të aktiviteteve kriminale të drogës në Venezuelë, ku u shënjestrua Nicolas Maduro, thekson partia opozitare LSDM. Partia pyet se para këtij veprimi të SHBA-së, cilët ishin politikanët dhe vendet e vetme në Evropë që mbështetën dhe zhvilluan bashkëpunim me Maduron? LSDM “Qytetarët e dinë shumë mirë lidhjen midis DPMNE-së së Hristijan Mickoskit dhe SNS-së së Vuçiçit. Përveç faktit se të gjitha politikat e tyre janë të njëjta, përveç faktit se Mickoski po zbaton të njëjtin skenar si “xhaxhai” i tij Vuçiç, ekzistojnë edhe marrëdhëniet e biznesit që LSDM zbuloi përmes skandalit me Alta Bankën. Në…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e Drejtësisë e Venezuelës ka njoftuar se ka urdhëruar zv/presidenten ekzekutive Delcy Rodriguez të marrë “menjëherë” dhe të ushtrojë detyrën e presidentes së përkohshme, pasi SHBA-ja arrestoi presidentin Nicolas Maduro dhe e dërgoi atë në New York, transmeton Anadolu. Siç raporton ‘Ultimas Noticias’, gjykata urdhëroi zv/presidenten Rodriguez të marrë presidencën “në përputhje të rreptë me Kushtetutën dhe ligjet e Venezuelës”. Tania D’Amelio, kryetare e Dhomës Kushtetuese të gjykatës, tha se vendimi u mor për të siguruar “vazhdimësinë administrative të shtetit dhe mbrojtjen e kombit”. Gjykata deklaroi se Maduro ndodhet në një “pamundësi materiale dhe të përkohshme” për të…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Venezuelës kanë urdhëruar mbylljen parandaluese të pikës kufitare Paraguachon me Kolumbinë mes tensioneve rajonale pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro nga SHBA-ja, raporton Anadolu. Nuk është raportuar trafik automjetesh në pikën kufitare, ndërkohë një numër i kufizuar njerëzish janë vërejtur duke kaluar në këmbë ose duke përdorur rrugë alternative, kryesisht me motoçikletë. Zyrtarët thanë se masa synon të ruajë rendin publik dhe të forcojë sigurinë kufitare, ndërkohë që po vlerësohen implikimet politike dhe sociale të zhvillimeve të fundit.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut mbështet Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas aksionit në Venezuelë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria qëndron krahë argumenteve dhe hapave amerikane. Ai bëri një paralele mes arrestimit të Maduros dhe bllokimit të eurointegrimeve tona. I pyetur nëse e mbështet tërësisht një akt të tillë, ku një shtet futet në një shtet tjetër e merr presidentin e atij shteti që ta gjykojë, dhe nëse kjo është precendencë që tani mund të ndodh gjithkund, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, Mickoski tha se vendi tashmë ka kaluar nëpër shumë precedenca. “Precedenca është bërë që kur është ndërruar flamuri i…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator me pesë fishekë, të cilën e kishte në posedim. Sipas Policisw, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kalimeve ilegale dhe garantimin…

Lexo më Shumë

Dy të mitur janë ndaluar nga policia nën dyshimin për përfshirje në kontrabandë me emigrantë në hyrje të Gjevgjelisë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për një 15 dhe një 16-vjeçar, të cilët u kapën duke transportuar emigrantë nga Egjipti me automjetin e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, kur policia ka ndaluar automjetin e tipit “Fiat Stilo” të drejtuar nga një 15 vjeçar, ndërsa një 16-vjeçari tjetër ishte bashkudhëtar. Sipas policisë, në automjetin e tyre janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti, dy prej të cilëve kanë qenë të mitur. Emigrant i gjashtë, 22-vjeçar, i dyshuar si udhëheqës…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se është arrestuar një grua 40 vjeçare nga Vollkova e Shkupit. Siç bëjnë të ditur nga MPB, 40 vjeçarja më 03 janar 2025 në Vollkov të Shkupit ka goditur me automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit 60 vjeçarin po nga Vollkova, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes. “Në orën 00:45 të datës 04.01.2026, në fshatin Volkovo, Shkup, policia e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup arrestoi 40-vjeçaren M.S. nga Shkupi. Më parë, më 03.01.2026, rreth orës 20:55, në rrugën “100” në Volkovo, ajo goditi me automjet Mercedes me…

Lexo më Shumë

Partia parlamentare “E Majta” (Levica) ka dënuar ashpër ndërhyrjen e ushtrisë amerikane në Venezuelë, duke e cilësuar si shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe duke shprehur mbështetje për presidentin venezuelas Nikolas Maduro. Sipas Levicës, sulmi ndaj Venezuelës përbën agresion ndaj një shteti sovran, ndërsa arrestimi i pretenduar i Madurros krijon një precedent të rrezikshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Partia kërkon ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake dhe lirimin e presidentit venezuelas. Njëkohësisht, Levica i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut që ta dënojë këtë akt dhe të mbrojë parimet e sovranitetit shtetëror, demokracisë dhe…

Lexo më Shumë

SHBA-të kryen veprime për shkak të aktiviteteve kriminale të drogës në Venezuelë, ku u shënjestrua Nicolas Maduro, thekson partia opozitare LSDM. Partia pyet se para këtij veprimi të SHBA-së, cilët ishin politikanët dhe vendet e vetme në Evropë që mbështetën dhe zhvilluan bashkëpunim me Maduron? “Këta ishin miqtë e ngushtë të Mickoskit, për të mos përmendur partnerët e tij të biznesit: Orban në Hungari dhe Vuçiq në Serbi”, thekson LSDMm duke shtuar se Vuçiq njoftoi bashkëpunim të ngushtë me Maduron vetëm disa muaj më parë, dhe Hungaria, me Orbanin në krye, ishte mbështetëse e tij. LSDM “Qytetarët e dinë shumë mirë…

Lexo më Shumë

Në Vrapçisht u mbajt mbrëmë konventa promovuese e koalicionit VLEN në mbështetje të kandidatit të pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë me pjesëmarrje të madhe qytetarësh, strukturash lokale dhe drejtuesish të VLEN-it, të cilët përcollën mesazhin se komuna ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Përfaqësuesit e VLEN-it theksuan se qeverisja aktuale nuk ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve dhe se është koha për fytyra të reja, më shumë përgjegjësi institucionale dhe një komunë në shërbim të qytetarëve. Konventa vazhdoi në fshatin Gradec, vendlindja e Mehmet Pashë Derallës, ku Zulhajrat Demiri u prit me përkrahje të…

Lexo më Shumë