Televizioni Alsat ka mësuar ekskluzivisht detaje të reja nga hetimi mbi abuzimin seksual dhe kushtëzimin e së miturës nga një fshat i Komunës së Likovës. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë jo zyrtare, dje dhe sot janë ftuar edhe persona të tjerë në biseda informative mbi dyshimet për përfshirje në abuzim seksual ose kushtëzim për favore financiare. Identiteti i tyre për redaksinë tonë është i njohur, por nuk do të zbulohet për shkak të rëndësisë së hetimit dhe kujdesit ndaj sekretit hetimor. Burimet tona bëjnë të ditur se vajza është kushtëzuar me para për disa muaj rresht. Bazë për këtë…
Author: Jeta almakos
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë të Krishtlindjeve, u dërgoi urime qytetarëve që festojnë lindjen e Krishtit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justinian Primës, Shkëlqësisë së Tij z. Stefan, dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore Metodiste, Emil Zaev. “Me nder të veçantë dhe respekt të madh, ju përgëzoj për festën e madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjet, ditën e lindjes së Hyj-Fëmijës dhe Shpëtimtarit të botës, në të cilin natyra hyjnore dhe njerëzore u bashkuan dhe u personifikuan në unitet të përsosur. Uroj sinqerisht që paqja e Zotit të…
Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Arsimit në RMV, ku në fokus kanë qenë çështjet që lidhen me arsimin dhe mirëqenien e mësimdhënësve në komunë. Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se gjatë takimit janë diskutuar nevojat aktuale të institucioneve arsimore, sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit, si dhe mundësitë konkrete për mbështetje nga ana e pushtetit lokal. Mexhiti ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet komunës dhe shkollave të Çairit, me qëllim krijimin e kushteve…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nga autostrada Ohër–Kërçovë, me të cilën thekson se pjesa më e madhe e kësaj autostrade është praktikisht e përfunduar. Ai njoftoi se 40 kilometra të kësaj trase tashmë janë vënë në funksion. Postimi i plotë: “Shikoni këtë video të bukur nate nga një pjesë e autostradës Ohër–Kërçovë. 40 kilometra tashmë janë në funksion. Shpresoj që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë drejt Jerusalemit Ballkanik – Ohrit, për këtë Krishtlindje. Urime për të gjithë punëtorët e…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka vijuar aktivitetet e fushatës zgjedhore me takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe përfaqësues të esnafit lokal në qytetin e Gostivarit. Në bashkëbisedimet me esnafin, Limani prezantoi disa nga pikat kryesore të programit të tij zgjedhor, duke veçuar masat për nxitjen e sipërmarrjes lokale. Sipas tij, programi parashikon mbështetje financiare për të rinjtë përmes 30 start-up-eve me nga 60 mijë denarë, si dhe përkrahje për nisma biznesore të grave dhe vajzave. Ndërkohë, kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar…
“Mickoski nuk është lider i pavarur, por marionetë nën ndikimin e Beogradit, që e vë vendin tonë në rrezik regresi dhe izolimi nga Evropa”. Kështu e akuzoi sot LSDM-ja opozitare kryeministrin Hristijan Mickoski, duke shtuar se kjo nuk është vetëm akuzë e tyre, por se këtë e vërtetojnë edhe shumë raporte dhe artikuj të mediave ndërkombëtare. LSDM “Dy ditë më parë, gjithçka ndryshoi: arrestimi i Nicolas Maduros nga forcat amerikane çoi në akuza për narkoterrorizëm dhe pastrim parash. Vuçiq, i cili deri dje e vlerësonte Trumpin, tani po e sulmon drejtpërdrejt atë (personalisht dhe përmes një programi të koordinuar special…
Gripi sezonal po arrin pikun. Shumë qytetarë po i kalojnë festat në spitale. Klinika e Sëmundjeve Pulmonare të Fëmijëve në Kozle të Shkupit po punon me kapacitet të plotë. Korridoret janë plot me prindër dhe fëmijë që ankohen për pritjen e gjatë, përcjell “TV21”. Gjatë fundjavës, rreth 800 pacientë u ekzaminuan vetëm në këtë spital, një numër jashtëzakonisht i lartë në 48 orë. Pediatrja specialiste Elena Gjinovska-Tasevska tha se dje u trajtuan rreth 150 fëmijë. Numri po rritet edhe sot, me rreth 100 fëmijë të shtruar në spital, 6 prej të cilëve janë në aparatura oksigjeni. “Gripi, ose influenca, ka…
Rreth 200 personel ushtarak amerikan hynë në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, si pjesë e operacionit për të kapur udhëheqësin e majtë Nicolas Maduro. Kjo, siç shkruajnë mediat e huaja është bërë e ditur të hënën nga shefi i Pentagonit, Pete Hegseth. Kujtojmë se forcat amerikane kapën Maduron dhe gruan e tij gjatë fundjavës, duke i dhënë fund 12 viteve të sundimit gjithnjë e më autoritar nga udhëheqësi i krahut të majtë. Bëhet fjalë për njeriun të cilin Uashingtoni e akuzoi për drejtimin e një karteli droge dhe e shënjestroi me një shpërblim prej 50 milionë dollarësh. “Gati 200 nga amerikanët…
Kryebashkiaku i qytetit të Crans-Montanës, Nicolas Ferro pranoi këtë të martë se ka pasur mungesë të kontrolleve të sigurisë që nga viti 2019 në barin zviceran që u përfshi nga flakët natën e Vitit të Ri, duke rezultuar në vdekjen e 40 personave. “Na vjen shumë keq. Nuk kishim asnjë tregues se kontrollet nuk ishin kryer”, u tha gazetarëve kryebashkiaku. Ai shtoi se shkuma izoluese e zhurmës e përdorur në barin “Le Constellation” konsiderohej e pranueshme në atë kohë. Prokurorët thanë se zjarri që u përhap me shpejtësi në orët e para të 1 janarit nga fishekzjarrët në tavanin e…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit theksoi se janë shqiptuar gjoba deri në 53.000 euro për ndotësit që kanë ndotur ajrin ambient në kryeqytet. “Sot u mbajt një seancë e jashtëzakonshme e këshillit të qytetit të Shkupit, e dedikuar ndotjes së ajrit ambient dhe shkaktarëve të saj. Më gëzon që pas një kohe të gjatë për këto çështje diskutohet sinqerisht dhe pa politizim, me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete, dhe jo vetëm të fshihen problemet nën qilim. Jam dakord me të gjitha fjalimet e këshilltarëve. Ky problem kërkon përkushtim, veprime konkrete…
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski në një intervistë për portalin “Racin” ka adresuar kritika të ashpra ndaj asaj që ai e quan hipokrizi politike në vend, duke vlerësuar se shteti është i ekspozuar ndaj një asimilimi të fortë serb, ndërkohë që diskursi publik dhe strukturat e vetëquajtura “patriotike” fokusohen pothuajse ekskluzivisht te narrativa e “bullgarizimit”. Sipas Georgievskit, është shqetësues heshtja e institucioneve dhe e opinionit publik përballë pretendimeve serbe dhe uzurpimit kulturor. Ai thekson përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të termave si “Serbia Jugore” dhe “Serbia e Vjetër”, të cilët, sipas tij, përdoren pa asnjë reagim apo…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka publikuar në rrjetet sociale të dhëna statistikore që tregojnë përqindjen e familjeve të emigrantëve në SHBA që përfitojnë ndihmë sociale, të klasifikuara sipas vendit të origjinës. Në të dhënat e publikuara, Maqedonia e Veriut figuron me rreth 33%, që nënkupton se afërsisht një në tre familje emigrantësh nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale. Kjo përqindje e vendos vendin në pjesën e mesme të listës, dukshëm më poshtë se shumë vende nga Afrika, Lindja e Mesme dhe disa rajone të Amerikës Latine, por mbi disa shtete evropiane…

