Author: Jeta almakos

Moska i ka kërkuar Ankarasë ndihmë në tërheqjen e sigurt të trupave ruse nga Siria pas rënies së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Kontigjenti ushtarak rus thuhet se do të tërhiqet nga të gjitha pjesët e Sirisë, me përjashtim të bazës ajrore strategjike Hmeimim dhe bazës detare Tartus në bregdetin e Mesdheut. Ushtarët rusë fillimisht do të transportohen në zonat e kontrolluara nga ushtria turke, dhe më pas do të kthehen në Rusi. Kjo pason një raport të mëparshëm nga agjencia ruse TASS, në të njëjtën ditë që Bashar al-Assad dhe familja e tij kishin mbërritur në Moskë dhe kishin…

Lexo më Shumë

Përkrahësit e Frontit Evropian janë mbledhur sot në orët e mbrëmjes para tendës së vendosur përballë Gjykatës Kushtetuese. Opozitarët iu përgjigjën thirrjes për t’u mbledhur këtu, pasi në tendë kishin ardhur edhe krerët e partive të Frontit Evropian. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbajti një fjalim të gjatë, ku i është drejtuar kryeministrin Mickoski, që të zgjidhen problemet e mbetura, e jo të veprohet fshehtas në institucione për të dëmtuar gjuhën shqipe. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së “Zotri Kristijan unë nga ju sot prisja….” Ahmeti ia ka rikujtuar Mickoskit luftën e vitit 2001, duke thënë se kompromiset janë zgjidhja më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tendat e Frontit Europian në mbrojtje të gjuhës shqipe tha se Gjykata Kushtetuese duhet t’i hedh posht 13 iniciativat për shfuqizimin e gjuhës shqipe, ose përndryshe qetësi nuk do të ketë. “Në këto momente jo aq të mira për ne, neve po na rrezikohet diçka e shenjtë e fituar me gjak nëpër shekuj, gjuha jonë. Do doja nga ky shesh ti drejtohem Hristijan Mickoskit. Ne duam paqen, ne duam demokraci, ne duam liri, e duam për të gjithë, ne duam që vendi ynë të jetë gjithnjë e më tepër në progres…

Lexo më Shumë

Liderët e koalicionit VLEN kanë mbajtur sot një takim, për të diskutuar për zhvillimet e fundit rreth kushtetueshmërisë së gjuhës shqipe. Pas takimit, ata nuk kanë dhënë deklaratë për mediat, por përmes një deklaratë të përbashkët të lexuar nga deputetja Saranda Imeri Mustafai. Ata kanë përsëritur qëndrimin se gjuha shqipe nuk është e rrezikuar, ndërsa kanë akuzuar opozitën se, po përdorë retorikë përçarëse. Saranda Imeri Mustafai, deputete e VLEN-it “Kjo parti së pari miratoi Ligj për gjuhët me anomali. Së dyti, e dërguan ligjin në Komisionin e Venecias, i cili e kontestoi ligjshmërinë e tri neneve kyçe. Së treti, pasi…

Lexo më Shumë

BDI për 20 vjet i ka vjedhur shqiptarët dhe maqedonasit, kurse çdoherë thirret në shqiptarët kur duhet të vjedh ose kur duhet të parandalohet vjedhja, siç po ndodh tani. Kështu thotë Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së. Ai shton se BDI është demaskuar dhe se të gjithë e shohin se veprimet e tyre politike së fundmi janë vetëm në drejtim të mbrojtjes së politikanëve të kriminalizuar, të cilët sipas tij e kanë vjedhur shtetin. Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së “BDI 20 vjet zgjedh gjykatës, saktë i dijnë procedurat juridike, dhe si vepron Gjykata Kushtetuese, por edhe krahas kësaj zgjodhën të përgatisin…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, dhe njëri nga drejtuesit e VLEN, Arben Taravari, ka dërguar një letër të hapur udhëheqësit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziut, pasi ky i fundit doli me një video prononcim duke shprehur indinjatën për rrezikimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Taravari në këtë letër ia bën me dije Fevziut se ka kush kujdeset për gjuhën shqipe në Maqedoni, por edhe ia rikujton gjitha të bëmat e BDI-së që ishin fatkeqe për shqiptarët deri sa kjo parti 20 vjet ka qeverisur. “Faleminderit që t’i shqetësohesh për fatin e gjuhës tonë, por merri referencat e plota, dhe Jo vetëm nga…

Lexo më Shumë

Maqedoninë dje e tronditi lajmi për tre persona të vdekur në fshatin e Negotinës, Crveni Bregovi. Në një objekt të improvizuar fetar që shërbente si xhami, një fëmijë 14 vjeç dhe dy burra të moshës 71 dhe 66 vjeç janë gjetur të vdekur, përcjell TV21. Dyshimet e para janë se arsyeja e vdekjes është ngufatja nga bombola e gazit, me të cilën është ngrohur objekti. Sipas drejtorit të Klinikës për Toksikologji, helmimi mund të ketë ndodhur për shkak të koncentrimit të madh të karbon monoksidit në ajër. Trupat janë dorëzuar për obduksion, që duhet të tregojë arsyet e vërteta që…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, ka komentuar protestën e Frontit Europian para Gjykatës Kushtetuese. “Këto ishi ju, kur duhej të mbrohej gjuha shqipe!”, ka shkruar Durmishi, duke ia bashkangjitur këtij komenti një foto të ish-ministrave të BDI-së duke luajtur futboll në zyrat e njërës ministri që drejtonin.

Lexo më Shumë

Aksioni “Roje për gjuhën shqipe” bëri bashkë funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH) para Gjykatës Kushtetuese në Shkup të cilët u mblodhën për të shprehur qëndrimin e tyre të fortë për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Dy partitë më të mëdha që janë pjesë e koalicionit Fronit Evropian me një numër të madh qytetarësh janë vendosur në tenda për të shprehur mështetjen për ligjin e gjuhëve, i cili do të shqyrtohet të mërkurën nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kujtojmë që Fronti Evropian në një konferencë për shtyp tha sot se me roje 24…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka njoftua se në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, një një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar, janë gjetur tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Në kontrollin fillestar nuk është konstatuar se vdekja erdhi si pasojë e dhunës, ndërkohë që, trupat janë dërguar për autopsi. “Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka kryer inspektim në vendngjarje në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar i improvizuar, u gjetën tre trupa të pa jetë, përfshirë…

Lexo më Shumë

Sekretari gjeneral i ASH-së, Blerant Ramadani ka komentuar zhvillimet e fundit para vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me iniciativat për aborgimin e disa neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ramadani përmes një porosie në rrjetet sociale shkruan se asnjë ligj nuk mund ta cenojë bukurinë apo thellësinë e saj, perveq nëse i shërben ruajtjes dhe zhvillimit, duke u kujdesur që ajo të mbetet një simbol i krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Ja postimi i tij: Gjuha Shqipe mbart në vete historinë, traditat dhe shpirtin e një kombi që ka ruajtur identitetin e tij nëpër shekuj. Asnjë ligj nuk mund…

Lexo më Shumë