LSDM arriti ta mposht regjimin e Gruevskit kur arriti të krijojë një platformë të gjerë qytetare, së cilës iu bashkuan një numër i madh votuesish të pavendosur, aktivistë civilë, të rinj të pavarur, pikëpamjet dhe idetë e të cilëve u pranuan, por LSDM harroi disa premtime kyçe që duhet ti mbante, si “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, tha nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokrat të Maqedonisë, Fani Karanfilova Panovska, në një intervistë për të përjavshmen Focus. “LSDM harroi disa premtime kyçe si ai që kishte “pa drejtësi, nuk ka paqe” nga Revolucioni Shumëngjyrësh, në valën e shpresave dhe pritjeve të të…
Author: Jeta almakos
Deputeti nga radhët e koalicionit VLEN, Bekim Qoku thotë se nuk duhet mbështetur asnjë vendim i kësaj Gjykate kushtetuese që po përdoret nga BDIja për të nxitur trazira ndëretnike. “Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që mbivoton anëtarët shqiptarë të gjykatës. Vendimet njëetnike janë të papranueshme dhe s’kanë të bëjnë me drejtësi, veçanërisht ata që prekin të drejtat e shqiptarëve. Nuk duhet mbështetur asnjë vendim i kësaj Gjykate kushtetuese që po përdoret nga BDIja për të nxitur trazira ndëretnike sepse ajo është tani në opozitë. Nuk duhet mbështetur kjo Gjykatë Kushteruese e Salim Muratit dhe e gjykatësve të saj…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, që siç tha, konferenca do të mbahet përpara ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese “Të nderuar, Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e cila do të mbahet sot, e diel, më 8 dhjetor 2024, në ora 16:00, përpara ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e kësaj të diele se kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit. “Damasku është tani i lirë nga Assadi”, thanë rebelët në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale. Dhjetëra sirianë të mbledhur në qendër të Damaskut rrëzuan dhe shkelën një statujë të babait të presidentit Bashar al-Assad, Hafez. Grupi i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham, i drejtuar nga Abu Mohammad al-Jolani, u bëri thirrje sirianëve të zhvendosur jashtë vendit që të kthehen në një “Siri të lirë”. Ndërkohë, Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, sipas…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet mes presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron. “Aleanca euroatlantike”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë së postuar. Osmani ka marrë pjesë në rihapjen e katedrales Notre Dame në Paris.
Paraditen e sotme ka pasur temperatura minus pothuajse në të gjithë Maqedoninë. Më i ftohti ka qenë në Kodrën e Diellit -7 gradë. Në Shkup ishte -4 gradë, në Kumanovë dhe Krushevë -3, Petrovec -3 Kumanovë, Krushevë -2 Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Veles, Prilep, Demir Kapi, Kriva Pallankë, Tetovë, Mavrovë -1 Strumicë, Kavadar Berovë 0, Manastir, Dibër, Pretor 1 Ohër, Vinicë, Gjevgjeli. Shtresa e mbulesës së borës në vendet malore është 37 cm në Kodrën e Diellit, 35 në Mavrovë dhe 15 në Krushevë.
Sundimi 61-vjeçar i Partisë Baath në Siri ra sot kur kryeqyteti Damasku doli nga kontrolli i regjimit, raporton Anadolu. Partia Socialiste Arabe Baath kishte ardhur në pushtet në Siri në vitin 1963, me një grusht shteti. Në vitin 1970, Hafez al-Asad – babai i Bashar al-Asadit, udhëheqësit të saporrëzuar të Sirisë – mori pushtetin në një grusht të brendshëm partiak dhe u bë president në vitin 1971. Pas vdekjes së babait të tij në vitin 2000, Bashar al-Asad mori përsipër regjimin Baath. Sundimi i Asadit dhe regjimit Baath përfundoi kur grupet kundër regjimit hynë në kryeqytetin Damask, duke mbyllur një…
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova nuk do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Katedrales së rinovuar Notre Dame në Paris. Nga presidenca bëjnë të ditur se ajo nuk ka shkuar në Francë. “Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova e ka njoftuar kabinetin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nuk është në gjendje të udhëtojë për shkak të mosfunksionimit të aeroplanit qeveritar me të cilin planifikonte të udhëtonte për në Paris”, thonë nga atje.
BDI, në vend që të fillojë të veprojë si një opozitë reale, merret me shkrimin e letrave”, ksëhtu tha VMRO-DPMNE pasi BDI u dërgoi letër ndërkombëtarëve në lidhje me situatën në vend. VMRO tha se, BDI duhet të ndalojë të keqpërdorë shqiptarët në Maqedoni për të shpëtuar nga aktivitetet kriminale. “BDI, në vend që të fillojë të veprojë si një opozitë reale, merret me shkrimin e letrave. Në BDI duhet ta kuptojnë se shkrimi i letrave me ankesa drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë nuk do t’i bëjë ata evropianë. Kur bëhet fjalë për BDI-në, një gjë është e qartë: ata janë krijuesit…
Reagime të shumta para mbajtjes së seancës së Gjykatës Kushtetuese, kur të mërkurën në rend të ditës do të jetë debati për dispozitat e Ligjit për gjuhët. Udhëheqësia e ngushtë e BDI-së mbrëmë mbajti takim ku është vlerësuar se këto veprime janë pjesë e fushatës së orkestruar të Qeverisë jolegjitime dhe paraqet kërcënim serioz për stabilitetin e shtetit. Ata dërguan letër deri te SHBA-të, BE-ja dhe NATO, me të cilën i bëjnë thirrje që të ndërmarrin aksion për, siç thuhet, të parandaluar groposjen e paqes dhe destabilizimin e vendit. “Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të…
Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur nismën e mbi 250 akademikëve shqiptarë kundër tendecave të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e gjuhës shqipe. Grubi shkruan se të njejtin shqetësim e ndajnë qytetarët pa përjashtim, mirëpo zanafilla e kësaj problematike është prej më 8 maj kur nuk u respektua as vullneti i popullit dhe VLEN u bënë pjesë e qeverisë së re. Grubi shkruan se kur flitet për gjuhën shqipe nuk ka parti por vetëm komb. Regimi i plotë: Përshëndes guximin akademik dhe kombëtar të intelektualëve shqiptar kundër tendencave sistematike për të zhbërë çdo të arritur kombëtare në aspektin e barazisë…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe gjakftohtësi. ai ka theksuar se Qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve. Postimi i plotë i Mexhitit Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njejtën anë me të gjithë shqiptarët. Askush të mos ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë! Të drejtat e fituara nuk mund të suprimohen dhe as të abrogohen. Për këtë jemi garantues ne, përfaqësuesit e popullit në institucione. Si Qeveri po punojmë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të…

