Arben Fetai ka komentuar protestën e Frontit Europian para Gjykatës Kushtetuese, që siç tha, paskan dalë ca milionerë të “mbrojnë” gjuhën shqipe që vetë e kanë votuar në Parlament. Fetai tha se gjuhën shqipe ka kush kujdeset, derisa të Frontit Europian i quajti hajna. “Paskan dalur ca milionera të “mbrojnë” gjuhën shqipe para Gjykatës Kushtetuese që vetë e kanë votuar në Parlament. Ruane Soravinë, se për gjuhën shqipe ka kush kujdeset, o hajna”, ka shkruar Fetai.
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i bënë thirrje Qeverisë dhe Hristijan Mickoskit që mos ta prekin gjuhën shqipe sepse ajo, siç ka thënë, është e vjetër mbi 8 mijë vjet. Sela thotë se doli e vërteta se nuk cënohen vetëm tre nene të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por komplet ligj. Gjithashtu referuar kundërshtarëve të tij politik që janë në pushtet, tha se nga ata është thënë se është Gjykata Kushtetuese që po e bënë këtë gjë, por siç shtoi doli se iniciativa për abrogimin e ligjit për përdorimin e gjuhës kishte qenë e VMRO-DPMNE-së. Ziadin Sela, kryetar…
VMRO-DPMNE akuzon kreun e LSDM-së opozitare Venko Filipçen se përmes tenderave të kurdisura në termocentralin e Manastirit të Zoran Zaevit, ai e ka mbështetur për rrymë më të shtrenjtë për qytetarët. Filipçe dhe udhëheqësia e tij jo vetëm që nuk heqin dorë nga Zoran Zaevi, por vazhdojnë ta udhëheqin LSDM-në me politikat e tij. VMRO-DPMNE “Tenderët e kurdisura në REK Manastir, ku kompani të afërta me Zaevin nxorrën dhjetëra miliona euro dhe për 7 vjet e shkatërruan termocentralin, për Filipçen nuk është krim. Tenderi prej 43 milionë euro për minierën e kompanive Markovski, që tashmë është anuluar nga udhëheqësia e…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka shqiptuar 12 sanksione në kopshte private për shkak të parregullsive të konstatuara. Pas kontrollit të jashtëzakonshëm nga shërbimet inspektuse në 38 kopshte private, është konstatuar se 11 nga kuzhinat e kontrolluara nuk janë të regjistruara në AUV si operatorë ushqimor dhe 4 nga kuzhinat në kopshtet private nuk i kanë respektuar kërkesat higjienike që i referohen procedurave të pazbatuara të Praktikës së Mirë Higjienike. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë “Me kontrollet e bëra u konstatua se 11 nga kuzhinat e kontrolluara nuk janë të regjistruara në AUV si operatorë ushqimor, për të cilat janë…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi para Gjykatës Kushtetuese, tha se sot më shumë se kurrë është momenti për të qëndruar të bashkuar për atë që kemi fituar me shumë mundë dhe sakrificë. Ademi tha se ligji për gjuhët nuk është vetëm akt juridik por është simbol i Marrëveshjes së Ohrit, dhe hapi rrugën për paqe dhe stabilitet. “Cdo tentim për ta shfuqizuar atë është goditje direkte për marrëdhëniet ndëretnike. Shfuqizimi i tij është goditje mbi themelet e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ademi, raporton SHENJA. Ademi mes tjerash tha se ata shpallin iniciativën: Roja e gjuhës, duke shtuar se ata do…
Departamenti i Rinisë së VLEN-it ka ironizuar me letrën e Bashkimit Demokratik për Integrim drejtuar ndërkombëtarëve. “Gjatë këtyre dekadave kemi punuar me përkushtimin më të madh në pasurimin tonë dhe të familjeve tona dhe për ta arritur këtë, nuk kemi kursyer mënyrat, mjetetet apo njerëzit”, tha Rinia e VLEN. “BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM Letër urgjente shqetësimi Të nderuar përfaqësues të SHBA-vë, BE-së dhe NATO-s, Unë dhe partia ime kemi qenë në pushtet në Maqedoninë e Veriut që nga shtatori i vitit 2002 e deri në korrik të vitit 2024. Gjatë këtyre dekadave kemi punuar me përkushtimin më të madh në…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social facebook ka deklaruar se gjuha shqipe nuk është cenuar, por se cenohet pasuria e paligjshme e, siç thotë ai “klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve” “U djeg loja! Gjuha shqipe nuk është e cënuar, pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve PO! Gjuha shqipe nuk do të kontestohet, milionat e oligarkëve të BDI-së PO! Gjuha shqipe është e mbrojtur, paratë e kumarit dhe bixhozit të klikës së korruptuar të BDI-së JO! Për të gjithë ata që këtyre ditëve kanë ulëritur…
Shoqata Akademike e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Akademia Shqiptare, e shqiptarëve në RMV, reagon ashpër ndaj ndonjë vendimi eventual negativ, të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, që do të mbahet me datë 11/12/24, lidhur me ndonjë “Abrogim” eventual të ligjit për gjuhët në RMV. “Ju rikujtojmë se Ligji për gjuhët, nga viti 2018, edhe ashtu, për shkaqe të panjohura, nga Qeveria paraprake, është ligj i keqkonceptuar dhe si i tillë nuk i dedikohet zyrtarizimit ligjor të Gjuhës Shqipe! Si i tillë ai, i referohet Gjuhës së panjohur të 20%-shit! Kërkojmë që anëtarët shqiptarë të Kushtetueses, të reagojnë lidhur me…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i bënë thirrje Qeverisë dhe Hristijan Mickoskit që mos ta prekin gjuhën shqipe sepse ajo, siç ka thënë, është e vjetër mbi 8 mijë vjet. Sela thotë se doli e vërteta se nuk cënohen vetëm tre nene të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por komplet ligj. Gjithashtu referuar kundërshtarëve të tij politik që janë në pushtet, tha se nga ata është thënë se është Gjykata Kushtetuese që po e bënë këtë gjë, por siç shtoi doli se iniciativa për abrogimin e ligjit për përdorimin e gjuhës kishte qenë e VMRO-DPMNE-së. “Thirrni mendjes dhe…
Presidenti sirian Bashar al-Assad mund të ketë vdekur në rrëzimin e aeroplanit që ai u ngrit këtë të diel nga Damasku, raporton Reuters, duke cituar burime siriane të paidentifikuara. Avioni i Sirisë Air u ngrit nga aeroporti i Damaskut rreth kohës kur u njoftua se rebelët kishin pushtuar kryeqytetin. Avioni fillimisht fluturoi drejt një rajoni të Sirisë që është shtëpia e bastionit të sektit alavit të Asadit, por më pas bëri një kthesë të fortë dhe fluturoi në drejtim të kundërt disa minuta përpara se të zhdukej nga radarët, raporton Reuters, duke thënë se nuk mundit menjëherë të përcaktonte se…
Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Bashar al-Asad. Në krye të ofensivës ishte Abu Mohammed al-Jolani (ai që vjen nga Lartësitë Golan), i cili kryeson Hayat Tahrir al-Sham (Hts), një grup që është bërë forca më e fuqishme e armatosur e opozitës në Siri. Themeluesi i HTS, al-Jolani ka kërkuar të distancohet nga forcat e tjera të armatosura në lidhje me operacionet ndërkufitare, duke u fokusuar në krijimin e një “Republike Islame” në Siri. Që nga viti 2016, ai dhe grupi i tij e kanë vlerësuar veten si “kujdestarë të besueshëm të një Sirie…
Turqia po vepron me kujdes për të siguruar që terroristët e DEASH-it dhe PKK-së të mos shfrytëzojnë situatën në Sirinë pas rënies së regjimit të Asadit, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, raporton Anadolu. Gjatë luftës civile siriane mbi dhjetëvjeçare, dy grupet terroriste kanë përdorur mungesën e një administrate efektive për të pasur mbretërim të lirë, me PKK/YPG-në që kërkon të krijojë një korridor terrorist përgjatë kufirit me Türkiyen, dhe trupat turke të dislokuara për të parandaluar atë kërcënim. Në një konferencë për mediat në Doha, duke theksuar se zyrtarët turq janë në kontakt me homologët e tyre…

