“Plumb në kokë për ty shipo Fetai, 20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë, vdekje për shiptarët”. Këto kërcënime me vdekje kanë mbërritur të enjten në email-adresën zyrtare të Zv/kryeminsitrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, nga një person që deri më tani është panjohur. Për këtë ka reagur vet Fetai, i cili tha se nuk mundet të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi, ndërsa për këtë ai thotë se personalisht e ka njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskin. ARBEN FETAI,ZV/KRYEMINISTËR PËR…
Author: Jeta almakos
Takimi Mickoski-Radev në Budapest nuk u realizua. Megjithatë, presidenti bullgar në fjalimin e tij në Samitin e Bashkësisë politike europiane tha që Unioni t’i kushtojë më shumë vëmendje procesit të zgjerimit. Ai tha se ky proces do ta garantojë sigurinë e Ballkanit perëndimor duke shtuar se çdo vend kandidat, për t’u bërë anëtar duhet të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe t’i plotësojë detyrat ndërkombëtare dhe vendimet e Unionit. Nga ana tjetër, autoritetet vendase u kthyen me optimizëm për eurointegrimet, sidomos pas takimit dypalësh të kryeministrit Mickoski me presidentin e Francës Emanuel Makron. Detaje nga takimi por edhe arsyet…
Si Gjykatë Kushtetuese, që t’i amortizojmë të gjitha akuzat për veprime etnike dhe politikë, jemi të gatshëm me kolegët që t’i bindim politikanët dhe njëherësh tu drejtohemi qytetarëve se vendimet tona janë kushtetuese, deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Në televizionin Kanal 5 ku sonte ishte mysafir, në pyetjen lidhur me ligjin e gjuhëve, që ishte paralajmëruar se do të jetë në seancë në tetor, Kostadinovski u përgjigj se prolongimi është për shkak të agjendës ndërkombëtare të gjykatësve. Ai potencoi se nuk rrezikohet ligji, por vetëm zbatimi i tij. “Prolongimi është për shkak të agjendës ndërkombëtare, edhe e imja,…
Një ditë pasi deklaroi se do të angazhohet për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe, zv.kryeministri Arben Fetai ka marrë kërcënime për jetën. Kërcënimet i kanë mbërritur në postën e tij elektronike në gjuhën maqedonase. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e zv.kryeministrit Fetai Reagim pas kërcënimit me jetë “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”. Sot, nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ndjehem i detyruar të reagoj për një kërcënim me jetë që kam pranuar në emailin tim zyrtar. Ky kërcënim erdhi pas deklaratës time të djeshme për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe. Emaili titullohet…
Hristijan Mickoski në vigjilje të ngjarjes së Shoqërisë politike europiane në Budapest, ka realizuar takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, ka bërë të ditur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim Mickoski dhe Macron “kanë folur hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Europian”. Jam optimist për ardhmërinë tonë, luftojnë për argumentet tona dhe të vertetën e cila është e pashmangshme. Do të japim gjithçka nga vetja që t’i ruajmë interesat shtetërore dhe nacionale”, ka shkruar më tej Mickoski. Por meqë Mickoski shprehet optimist, a do të thotë…
Një vajzë 5-vjeçare, ka vdekur në Klinikën e fëmijëve. Shkak i vdekjes ka qenë – ndezje në tru, përcjell TV21. Nga institucioni për Televizionin “Sitel” thonë se vajza nga Shkupi është hospitalizuar tek ata para dy jave, pasi është ankuar në dhimbje të forta koke. Së pari është mjekuar në Repartin e neurologjisë, por gjendja është përkeqësuar dhe javën e kaluar është transferuar në kujdesin intensiv. Nga Klinika thonë se kanë bërë të gjitha përpjekjet, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë vajzën tek e cila është zhvilluar meningo – encefaliti, kurse pardje kanë konstatuar vdekjen. Nuk kemi detaje se nëse…
Në seancën dëgjimore në Parlamentin Europian, kandidatja për komisionere për zgjerim të BE-së Marta Kos kërkoi që Maqedonia e Veriut t’i miratojë ndryshimet kushtetuese ashtu siç ka premtuar, as më pak e as më shumë. Këto komente ajo i bëri duke u përgjigjur në pyetjet e eurodeputetëve bullgarë, se cili është qëndrimi i saj për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, të cilat i propozon qeveria e kryeministrit Hristijan Mickoski. “Përgjigja është e qartë dhe përgjigja është pjesë e raporteve të zgjerimit të këtij viti – presim që vendi kandidat Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën siç është premtuar, asgjë…
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve në SHBA i bëri thirrje Donald Trumpit, presidentit të 47-të të zgjedhur të SHBA-së që t’i japë përparësi përmbushjes së premtimit të tij të fushatës për kërkimin e paqes jashtë vendit, përfshirë edhe përfundimin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Drejtori i CAIR, Nihad Awad në deklaratën e tij kërkoi nga zyrtarët demokratë që të nxjerrin mësim nga humbja e mbështetjes së muslimanëve dhe votuesve të tjerë ndaj zëvendës presidentes dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris e cila kundërshtoi…
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se përfshirja e plotë e Türkiyes në përpjekjet e mbrojtjes të Bashkimit Evropian (BE) është e domosdoshme për paqen dhe sigurinë e Evropës, tha se nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm pse procesi i anëtarësimit të Türkiyes “po bllokohet me vite”, raporton Anadolu. Erdoğan mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Ai tha se përfshirja e plotë e Türkiyes në përpjekjet e mbrojtjes të Bashkimit Evropian është e domosdoshme për paqen dhe sigurinë e Evropës. “Nuk ka asnjë…
Britania e Madhe do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën për të parandaluar dhe shtypur migracionin e paligjshëm, njoftoi qeveria britanike, raportoi BBC. Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe bashkëpunimin me tre vendet e rajonit, transmeton Portalb.mk. “Ky rajon është një rrugë kyçe e përdorur nga ata që përfundojnë ilegalisht në Bashkimin Evropian ose në Mbretërinë e Bashkuar, me pothuajse 100.000 emigrantë që kaluan tranzit nëpër Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar”, tha qeveria britanike. Kryeministri Keir Starmer do të shpallë planet në takimin e sotëm të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në…
Vauçerat e fituar nga Ministria e Energjetikës për inverter, ka shkaktuar rrëmujë të madhe nëpër vendet ku jepen të njejtat. Televizioni Shenja vizitoi nga afër sallën “Boris Trajkovski”, ku shumë qytetarë të rajonit të Shkupit, ishin duke pritur të vijnë në rradhë. Disa prej tyre, përfshirë edhe qytetarë të shtyrë në moshë, ishin aty nga mëngjesi dhe pritja e tyre ishte mbi 3 orë. QYTETAR “Diku rreth tre orë pres, por edhe sa do të presim nuk e di. Tash më informuan se edhe nesër mundë ti marrim vaucherat. Po, më ekonomike është të nxehemi me inverter se sa me…
Të ngrirë nga frika se mashtrimi i Lotarisë po zbardhet dhe marrëveshjet e turbullta të Artanit dhe Përparimit po dalin në sipërfaqe, ata e sajuan një ide origjinale – të akuzojnë Izet Mexhitin, Arben Taravarin dhe Koalicionin VLEN për marrëveshjet e tyre të bixhozit. Kjo shtirje në rolin e budallait nuk është parë asnjëherë deri më tani në pluralizmin tonë politik. Ja edhe faktet: Vendimi për themelimin e Video Lotarisë Shtetërore – VLT me partnerin CasinosAustria është miratuar në vitin 2013, kur në Qeveri ishin VMRO-BDI dhe kur koalicioni Gruevski, Mijalkov-Ahmeti lulëzonte. Atëherë zëvendëskryeministër ishte Musa Xhaferi, i cili sot është deputet i BDI-së, derisa ministra ishin…

