Dje në ora 17:00 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Shuto Orizare” me rrugën “Butelski Venec” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.H. 67) dhe një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.Z (57), të dy nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari i mopedit, B.Z (54) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB…
Author: Jeta almakos
Reagim ka pasur edhe nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, nga ku thanë se data 11 dhjetor erdhi dhe asgjë nuk ndodhi, dhe se këtë e dinte edhe BDI-ja, por ajo me qëllim krijon tensione, sepse siç shtuan, BDI-së nuk u interesojnë të drejtat e shqiptarëve, por duan të mbrojnë kriminelët në radhët e tyre si Artan Grubi e të tjerë, transmeton TV21. “BDI me qëllim krijon një atmosferë të vazhdueshme të tensioneve etnike, këtë e bëjnë kur përballen me sfida dhe probleme për shkak të krimit dhe në këtë mënyrë duan të shpërqendrojnë vëmendjen”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në A2 CNN ka folur për aktualitetin politik në RMV. Duke folur për ligjin e gjuhës shqipe Kasami tha se as në muajin mars a as në periudhën që vjen nuk do mund të degradohet gjuha shqipe në vendin tonë. “Ne kemi dakordsi me parterin tonë maqedonas me hapjen e parë të Kushtetutës të ndryshojë edhe ligji i gjuhēlës shqipe dhe largimin e 20%, Kushtetuta duhet të hapet me doemos për futjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për hapjen e negociatave me BE-në”, tha Kasami.
Pas vendimit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për futje në listën e zezë të Artan Grubit, ka folur sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Lideri i BDI-së thotë se ata aspak nuk i kontestoi vendimet e DASH-it, ndërsa pret epilogon e gjithë këtij procesi. ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të Shtetit, Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin…
Paraditen e sotme hapësira para Gjykatës Kushtetuese ka qenë e mbërthyer nga forca të shtuara policore por edhe protestues të cilët në emër të Frontit Evropian erdhën për të shfaqur revoltën lidhur me nismat për kontestimin e gjuhës shqipe. Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, para Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se duhet të hidhen poshtë të 13-të nismat për shfuqizimin e gjuhës shqipe. Ai potencoi se nuk janë këtu për të shkaktuar përplasje por që të dëgjohet zëri I arsyes. Ndryshe sot përfundoi nisma “Roja e Gjuhës”, por, sic u tha, sërish do të aktiviziohet kur Gjykata Kushtetuese të mbajë seancën përgatitore.…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se ish-drejtori i Elektranave të RMV-së Vasko Kovaçevski akoma nuk është në dispozicion të organeve të vendit. Ai tha se institucionet kompetente do të ndërmarin gjithçka në kompetencën e tyre, në mënyrë që Kovaçevski të vihet para organeve të drejtësisë. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Dje ka pasur shumë spekulime në lidhje me vendndodhjen e tij dhe se nëse ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase. Ajo që është fakt është se personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e shtetasve të Maqedonisë, është shtetas i Maqedonisë dhe nuk ka…
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, falënderoi aleatët për ndihmën e tyre në zbardhjen e rasteve të korrupsionit, por vlerëson se institucionet kompetente duhet ta përfundojnë punën e tyre në periudhën e ardhshme. “I jam mirënjohës partnerëve tanë që po na ndihmojnë në procese, por disa gjëra duhet t’i shtyjmë deri në fund. Në periudhën që vijon, të shohim se çfarë do të ndodhë, të mos nxitojmë në konkluzione”, thotë Filkov i pyetur se pse nuk ka hetime për korrupsion nga institucionet kompetente të vendit për Grubin dhe gjyqtarin Bexheti se kanë bërë korrupsion, ndërsa në SHBA tashmë kanë vlerësuar se…
Liderët e Frontit Europian, u bashkuan sot turmes tek tenda ku është vendosur para Gjykatës Kushtetuese. Derisa Gjykata Kushtetuese debatonte mbi 13 iniciativat për kontestimin e gjuhës shqipe, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dërgoi porosi që Gjykata të mos merr vendime të njëanshme dhe të respektojnë të drejtat themelore të komuniteteve që përbëjnë popullsinë e vendit. Ahmeti tha se duhet të angazhohet të gjithë së bashku si një shtet multientik, që paqa dhe afërsia e ndërsjelltë të përparojë. ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Do të doja që këtu të kishte edhe intelektual nga bashkëqytetarët tanë…
Lidhur me kushtëzimin nga Bullgaria, Parlamenti është i gatshëm në çdo kohë të fillojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, që vendin po e mbajnë në bllokadë. Megjithatë, nevojitet konsensus dhe vullnet politik që procesi të ecë përpara në përputhje me standardet e BE-së dhe të mos pengohet nga çështjet dypalëshe, deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Konferencën e Shtatë Plenare të KKBE-MK-së. Ai vlerëson se si vend kemi mungesë të kohës dhe se duhet të jemi shumë të aftë për të gjetur formulën e duhur se si të veprojmë. Gashi, në fjalimin në Konferencën e Shtatë Plenare të Konventës Kombëtare…
Dita “D” e fatit të dygjuhësisë në vend u prit me protestë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup. Qytetarë të thirrur nga opozitarja Fronti Europian u mblodhën tek tendat e ngritura, për të shprehur revoltën e tyre për mbajtjen e seancës së kushtetueses. Kishte edhe forca të shumta policore rreth godinës së kushtetuese por edhe tek Kuvendi. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe i ASH-së Zeiadin Sela i çuan porosi gjykatës të mos vendosin në mënyre selektive. “Lus deri në qiell që vendime të njëanshme e selektive, këta njerëz që etnikisht janë aty mos të marrin vendime më të gabueshme dhe…
Gjuha shqipe është dhe do të mbetet pjesë e jetës institucionale në vendin tonë dhe koalicioni VLEN do të vazhdojë të punojë me përkushtim për mbrojtjen dhe garantimin e kësaj të drejte të pacenueshme”, tha Rijad Shaqiri, deputet i VLEN-it në konferencë për media, pas seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sot si pjesë e kësaj Qeverie triumfoi roli i VLEN-it. Kur thamë që gjuha shqipe nuk do të prekej, kështu ndodhi. Sot nga këtu po porosisim – gjuha shqipe do të avancohet edhe më shumë, edhe më…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot kërkoi durim nga opinionit në vend lidhure me atë nëse Shkupi i ka edhe dëshmitë që ka Uashingtoni për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjyqtarin Enver Bexheti, të cilët janë në listën e zezë për korrupsion. “Është e njohur për opinionin që unë nuk spekuloj asnjëherë dhe asnjëherë nuk i zbuloj opinionit informacione të papërshtatshme në kuadër të të gjitha veprimeve që janë në kompetencë të Ministrisë së Brendshme. Për momentin do të kërkoja durim nga opinioni në vend në këtë pjesë”, tha Toshkovski. Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me rritjen e sigurisë…

