Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot kërkoi durim nga opinionit në vend lidhure me atë nëse Shkupi i ka edhe dëshmitë që ka Uashingtoni për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjyqtarin Enver Bexheti, të cilët janë në listën e zezë për korrupsion. “Është e njohur për opinionin që unë nuk spekuloj asnjëherë dhe asnjëherë nuk i zbuloj opinionit informacione të papërshtatshme në kuadër të të gjitha veprimeve që janë në kompetencë të Ministrisë së Brendshme. Për momentin do të kërkoja durim nga opinioni në vend në këtë pjesë”, tha Toshkovski. Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me rritjen e sigurisë…
Author: Jeta almakos
Në vendkalimin kufutar Tabanoc është arrestuar ish-drejtori i SHA EMV, Vasko Stefanov, i cili është njëri nga të dyshuarit e aksionit të sotëm të MPB-së dhe Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK), konfirmuan për MIA-n nga MPB. Nga MPB informuan se sot është kryer aksion i koordinuar policor nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të dy prokurorëve publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me ç’rast janë kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Manastirit, negotinës, Kërçovës, Velesit dhe Shkupit. “Gjatë aksionit janë siguruar numër i madh i…
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka thënë se po e përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme ligjore nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, tutje në një reagim thotë se vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik. “Gjuha shqipe nuk është thjesht një çështje gjuhësore; ajo është një simbol i identitetit, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një popull…
Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ka folur lidhur me shpalljen “nongrata” të ish kryeministrit Artan Grubit. Ai theksoi se kjo tregon se shumë çështje të mbetura pezull po rihapen. “Goditja është për Ali Ahmeti, është goditje për BDI. Kjo tregon që shumë çështje të mbetura pezull po rihapen, nga këto pasoja ne po vuajmë shfuqizimin e shqiptarëve, të cilëve u premtua që do të kenë punë. Vërteton që dhe pas 20 vitesh nga Marrëveshja e Ohrit, nuk i kanë të drejtat e tyre shqiptarët”, tha Kasami.
Ndonëse VMRO DPMNE si parti vet ka dorëzuar iniciativë kundër shqipes në kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski, që vjen nga e njëjta parti, thotë se nesër nuk do të ndodh asgjë dhe se situata nën kontroll. Qëllimi i tyre si politikan brejtës ishte që… ja ne e dimë si shkojnë procedurat edhe do të bëjmë presion politik dhe ndonëse nesër nuk do të ndodh asgjë, të thonë se ja ngaqë ne bëmë presion u shty kjo punë, këtë mund ta bëjnë vetëm brejtës politik. Punët nuk funksionojnë kështu dhe ata e dinë shumë mirë se si funksionojnë. Për këtë arsye i…
Prokuroria Publike Themelore ka ndarë detaje për aksionin që është realizuar sot e ku të dyshuar janë 23 persona. Siç bëhet e ditur, personat kanë qenë në Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe në Postat e Maqedonisë së Veriut, me qëllim janë organizuar që të fitojnë pasuri personale dhe për të tjerët, me vetëdije, edhe pse e njëjta ka ardhur nga vepra penale, transmeton TV21. Pas një hetimi dyjavor i cili filloi të zbatohet më 21.11.2024, kur lënda është dërguar në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot në orët e hershme, nën udhëheqjen e dy…
Ndotja e ajrit edhe në këtë sezon të dimrit paraqet kërcënim për shëndetin e qytetarëve, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera të vendit. Me marsh proteste që nisi para ndërtesës së Ministrisë për Ambient Jetësor, pasdite, nisma qytetare “Qyteti i gjelbër human” dhe disa OJQ tjera, me moton “Ajër të pastër për të gjithë”, kanë shprehur revoltën për shkak të ndotjes ekstreme të ajrit. Qytetarët kanë marshuar me parrullat “Në Shkup jetojnë ndërtesa dhe automjete, vetëm ne njerëzit ngulfatemi”, “A ju japin partitë ajër të pastër”, “Buxheti shkop magjik për ndotjen”, “A edhe për këtë do të…
Derisa gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e disa neneve të saj, ka reaguar edhe artisti Ilir Shaqiri. Shaqiri në Facebook shkruan: Përmes këtij refreni, një mesazh për të gjithë ata që po i fryjnë zjarrit në Maqedoninë e Veriut… Gjuha shqipe kurrë nuk shuhet, shqip do flitet, shqip do shkruhet, veç një germë hasmi me m’prekë n’këmbë i qoj shqiptarët krejt, teksa ka publikuar një pjesë nga kenga e tij “Gjuha shqipe pret si shpata”. Kujtojmë se nesër Gjykata Kushtetuese pritet të sjell vendim për përdorimin e gjuhës shqipe, nga Fronti Europian…
Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i GJjinekologjisë, përcjell TV21. Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtën. “Kërkesa e paditur e paditësit V.D. aprovohet. Ndërpritet vendimi për shfuqizim të marrëdhënies së punës pa afat…nga viti, e marrë nga i padituri, ISHP Spitali Klinik i Tetovës”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës.
Në prag të seancës së Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e iniciativave që kontestojnë një pjesë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova porositi liderët partiakë që të përmbahen nga komentet para vendimit të Gjykatës kushtetuese lidhur me këtë çështje. Duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili mbrëmë porositi Gjykatën Kushtetuese që nëse nuk hedh poshtë të gjithë 13 iniciativat kundër ligjit të gjuhëve, nuk do të ketë paqe, presidentja tha se kjo deklaratë është politike, ndërkaq shtoi se gjykata duhet të punojnë në përputhje me Kushtetutën. Gordana Siljanovska…
SHBA ndërmorën një hap të ri të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit duke futur në listën e zezë ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjyqtarin Enver Bexheti, deklaroi ambasadorja e SHBA-së në vend Angela Ageler në pres konferencë për media në të cilën bëri të ditur se Grubi dhe Bexheti janë futur në listë të zezë për shkak të ndërhyrjeve politike dhe tentativave për denigrim të gjyqësorit në vend. Ajo theksoi se atyre dhe familjeve të tyre u ndalohet hyrja në SHBA dhe se në Uashington po shqyrtohen sanksione shtesë. ANGELA AGELER AMBASADORE E SHBA-SË NË RMV “Shpresoj se kjo do…
Fillimisht dua tu falenderoj për ftesën sidomos nga ju Gazeta Lajm një media e vjetër dhe e lirë pasi kjo analizë mendoj se duhet bërë vetëm këtu për të qenë konzistent, por edhe të kuptueshëm në opinionin mbarëkombëtar edhe ate shqiptar, por edhe pjesën në Maqedoni. Njashtu në fillim dua të shpalos dy distinkcione dhe të kihet parasysh për pozitën time si analist i pavarur se nuk kam kurgja personale me këtë element bile unë kam qenë prej të rrallëve që publikisht kanë përkrahur kyqjen e këtij në politikë nga sektori joqeveritar pasi atëherë vëreja se kjo ishte prej mënyrave të vetme për të…

