Author: Jeta almakos

Kreu integrist, Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët në Gostivar, përcjell TV21. Gjatë fjalës së tij Ahmeti theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak. “Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministëri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti merr pjesë në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili mbahet sot në Vjenë. Gjatë takimit, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, kishte interes të veçantë për temat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me përfshirjen e ndryshimeve në direktivat e legjislacionit evropian në fushën e ujërave dhe habitateve. Gjithashtu, diskutimi ishte I ndërlidhur me prezantimin e studimit rajonal për kompensimin e karbonit dhe përditësimin e udhërrëfyesit të dekarbonizimit, i cili duhet të përfshijë perspektivën deri në vitin 2050 dhe objektivin e neutralitetit të…

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovsa-Davkova e komentoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, por, siç tha, si një juriste, përcjell TV21. Sipas saj kjo ishte e pritshme dhe rekomandon që në Gjykatën Kushtetuese të ketë më shumë debate publike, sikurse për rastin konkret të ftohen përfaqësues të iniciativës, përfaqësues të institucioneve dhe të atyre që nuk i bashkohen iniciativës. Është e pafalshme që politikanët të atakojnë, të sugjerojnë dhe të kërcënojnë Gjykatën Kushtetuese, u shpreh presidentja. “Do ta them si juriste, e pritshme ishte, disa herë kam thënë se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike, një…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi, në një prononcim për Gazetën LAJM, ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të ndahen, 250 euro vauçerë për studentët dhe 10 milionë euro ndihmë financiare për të rinjtë për krijimin e bizneseve të tyre. “Fokusi i kësaj Qeverie është të krijojmë kushte të denja për jetesë dhe proces të sigurt dhe të sukseshëm për të rinjtë dhe studentët. Pikërisht për këtë arsye në Buxhetin e Vitit 2025 kemi siguruar mjete për ndarjen e vauçerëve prej 250 eurove për të gjithë studentët për të blerë pajisje elektronike për të gjithë studentët dhe këtu bëjnë pjesë…

Lexo më Shumë

Të ashtuquajturit “Front Evropian” tashmë i ka dalë ngjyra dhe është demaskuar deri në palcë. E vërteta e tyre është zbuluar! Që sot, ata duhet të quhen me emrin që meritojnë: Po për Rusinë dhe Jo për Amerikën. Kështu kanë thënë nga koalicioni VLEN, të cilët kanë shtuar se “BDI është bërë sinonim i të keqes jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për të gjithë shqiptarët gjithandej”. “BDI me veprimet e saj destruktive dhe me keqpërdorimin e pushtetit të ushtruar tashmë 22 vite, ka bërë që edhe partnerët tanë strategjik të humbin besim tek populli shqiptar. Ali Ahmeti, si…

Lexo më Shumë

Një ekip i CNN, i udhëhequr nga reporterja Clarissa Ward, hyri në një burg sekret të regjimit të Asadit në Siri dhe gjeti një të burgosur që ishte mbyllur për muaj të tërë. Gazetarët atje po kërkonin gazetarin amerikan Austin Tice, i cili ka qenë i burgosur në Siri për 12 vitet e fundit dhe familja e tij shpreson ta gjejë atë pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad. Ai besohet se është kapur pranë Damaskut në gusht të vitit 2012, ndërsa raportonte për luftën civile në Siri. Ekipi vizitoi vendet e fshehura të paraburgimit, ku një numër i madh…

Lexo më Shumë

Janë rikthyer platformat digjitale “Facebook”, “WhatsApp”, “Messenger” dhe “Instagram” pas një rënie totale në gjithë globin. Pas rikthimit të tyre një numër i madh përdoruesish kanë pasur probeleme për tu qasur pasi disave u është kërkuar edhe të ndryshojnë paswodr-at pasi pas rikthimit nuk i kanë njohur.

Lexo më Shumë

Gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip janë anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor, njoftoi sonte kryetari i Komisionit për zbatimin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve, Subhi Jakupi, duke i shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme që u zhvilluan nga ora 08:00 deri në 15:00 në vendvotimet në të gjitha gjykatat në mbarë vendin. Komisioni sot zhvilloi zgjedhje për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të zonës së apelit Shtip dhe një anëtari të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve…

Lexo më Shumë

Ish zv/kryeministri Artan Grubi, ka vendosur të tërhiqet nga jeta publike pas vendimit të SHBA-së, që ai të jetë pjesë e listës së zezë, raporton SHENJA. Grubi në statusin e tij shkruan se gjithë veprimtarinë e tij ka qenë i angazhuar për barazinë e shqiptarëve, ndërsa ka shtuar se përpara Zotit, familjes është i pastër si loti. Postimi i tij i plotë: Vendim personal në shërbim të së mirës së përbashkët Të dashur qytetarë, Gjithë veprimtarinë time publike jam angazhuar pa kompromis për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për një rajon në paqe dhe të pajtuar, për integrimin…

Lexo më Shumë

Analisti politik dhe profesori universitar Arsim Sinani përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit brenda taborit të ngushtë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, pas futjes së bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Artan Grubit në Listën e Zezë Amerikane. Ja postimi i tij: Artan Grubi është figura më tragjike sot e shqiptarëve, në Maqedoni Veriore. Pushteti i tij nuk kishte fund. Them se çdo minut që qëndron në BDI, Artan Grubi ky bashkëpuntor i kauzave anti shqiptare, është krim dhe poshtërsim, për dhe mbi organizimin politik të shqiptarëve. Ali Ahmeti urgjent jepi fund kësaj historie…

Lexo më Shumë

LSDM ka dalë me qëndrim për aksionin “Aditiv”. Thonë se mbështesin çdo hap që ka për qëllim zbardhjen e keqpërdorimeve të mundshme të resurseve publike dhe korrupsionit të mundshëm, transmeton TV21. “Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, thonë nga LSDM, të cilët kërkojnë nga institucionet hetim të shpejtë, transparent dhe të plotë që do të zbardhë të vërtetën profesionalisht dhe pa selektivitet. Nëse ka faj, duhet të sanksionohet në përputhje me ligjet”, përfundojnë nga atje.

Lexo më Shumë