Author: Jeta almakos

Të nderuar anëtarë, donatorë dhe miq të dashur, Shoqata Humanitare “Mergimtaret Çerkezi 99” ka pasur nderin të ndihmojë familjen Asllani në momentet më të vështira të jetës së tyre, duke iu ndihmuar për ndërtimin e një shtëpie dhe duke kontribuar në shërimin e vajzës së tyre, e cila ka luftuar një tumor të rrezikshëm. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe kujdesit të vazhdueshëm mjekësor, fatkeqësisht tumori është shfaqur përsëri. Këtë herë në melçi, ku kërkohet një operacion urgjent dhe trajtim i specializuar në Turqi. Spitali në Turqi ka kërkuar një shumë prej 75’950 EUR për të mbuluar shpenzimet e operacionit dhe…

Lexo më Shumë

Në orë të mësimit raportohet se është rrahur dhe përgjakur nxënësi 14 vjeç M.A. nga arsimtari J.H., raporton TV21. Sipas familjarëve rasti ka ndodhur në klasë gjatë orës mësimore të biologjisë. Rasti është raportuar edhe në polici, ku nga SPB-Kumanovë na kumtojnë se kanë dal më vendngjarje dhe kanë dokumentuar rastin. Nga sekretariati i ShF “Naim Frashëri” thonë se rasti është paraqitur në komisionin disiplinor të shkollës dhe të hënën do të caktohet masa disiplinore ndaj arsimtarit që dyshohet që ka sulmuar fizikisht nxënësin në fjalë.

Lexo më Shumë

Lirim Sylejmani, 48 vjeç, një shtetas i natyralizuar amerikan me origjinë nga Kosova, ka pranuar fajësinë në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Uashington D.C., për marrjen e trajnimit ushtarak nga Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS), një organizatë e shpallur terroriste e huaj, njofton Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Deklarata për këtë u bë nga Prokurori i SHBA-së Matthew M. Graves, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Mattheë G. Olsen i Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë, dhe Agjenti Special i FBI-së Sanjay Virmani i Divizionit Kundër Terrorizmit në Zyrën e Uashingtonit. “Ndërsa kërcënimi nga grupe terroriste si ISIS…

Lexo më Shumë

Kemi gatishmëri për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por mesazhi është i qartë, miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të shërbejë vetëm për hapjen e procesit. Duhet të dimë se ky proces do të përfundojë dhe kur. Me këtë po përpiqemi të sigurojmë procesin nga fillimi deri në fund të negociatave, ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për “Faktor”. “Ne insistojmë në këtë, sepse në rast të një bllokade të përsëritur në të ardhmen, shpresa mes qytetarëve do të humbasë në masë të madhe dhe do të jetë e vështirë të bindim qytetarët se një ditë do të përfundojmë…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, pas takimit të tij me homologun amerikan Antony Blinken, tha se kanë rënë dakord për arritjen sa më parë të një armëpushimi në Gaza, raporton Anadolu. Fidan dhe Blinken, pas takimit të tyre në Ankara, dhanë deklaratë për gazetarët. Kryediplomati turk tha se kanë qenë në një bisedë intensive me Blinkenin që nga mëngjesi, duke bërë të ditur se në takim dy pikat urgjente të agjendës ishin Siria dhe Gaza. Fidan theksoi se gjatë takimit të tyre kanë diskutuar se çfarë mund të bëjnë Türkiye, SHBA-ja dhe aktorët rajonalë për çështje të tilla…

Lexo më Shumë

Trupat ruse në Siri po largohen nga kryeqyteti Damask dhe provinca e Homsit ku ishin të vendosura dhe po tërhiqen si një kolonë në bazën ajrore Khmeimim në provincën Latakia në perëndim të vendit, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, me rënien e regjimit Baath forcat ruse në Siri vazhdojnë të tërhiqen nga Damasku dhe Homs ku ishin vendosur. Ushtarët rusë po shkojnë në bazën ajrore Khmeimim në Latakia me një kolonë që përmban automjete të mëdha dhe disa automjete të blinduara ushtarake si dhe kamionë me rimorkio. Baza Khmeimim ku janë vendosur ushtarët rusë, përfshin pista…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mexhiti theksoi se parashikimet e tij para seancës së gjykatës dolën të sakta, duke deklaruar se “asgjë nuk do të ndodhte të mërkurën,” gjë që u konfirmua. Ai siguroi se pozicioni i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk është i rrezikuar dhe nuk mund të abrogohet. “Gjuha shqipe nuk abrogohet. Mund të avancohet, por jo të abrogohet,” u shpreh Mexhiti, duke nënvizuar rëndësinë e…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i priti letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Belgjikës, me seli në Sofje, Pol Lambert. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftoi kabineti i saj, ka porositur se Belgjika është një mik i madh dhe aleat i sinqertë në procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë dhe se në 30-të vjetorin e historisë së marrëdhënieve diplomatike, të dyja vendet arrijnë të ndërtojnë marrëdhënie politike diplomatike dhe nivel solid të bashkëpunimit të ndërsjellë në disa fusha. “Belgjika, si një nga vendet themeluese të Bashkimit Evropian, ishte dhe mbetet një promotore…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Prof. Dr. Lütfi Sunar, u takua me përfaqësuesit e mediave për të ndarë vizionin e universitetit për vitin e ri akademik, arritjet e tij dhe objektivat për të ardhmen. Gjatë takimit të mbajtur më 12 dhjetor 2024, u theksuan projektet inovative të IBU-së, kontributet shoqërore dhe pozita e tij si udhëheqës në arenën ndërkombëtare. Në fjalimin e tij, Rektori Sunar theksoi misionin e IBU-së si një nga institucionet udhëheqëse arsimore në rajon, duke ofruar arsim në standarde ndërkombëtare dhe duke trajnuar liderët e ardhshëm. Stafi akademik i universitetit dhe diversiteti i studentëve forcojnë pozitat…

Lexo më Shumë

Ndonëse Gjykata Kushtetuese vendosi që vendimi për Ligjin e gjuhës shqipe te shtyhet, vijon ende debati mbi këtë ligj. Bekim Qoku nga VLEN nuk heq dorë nga mendimi i tij se ligji për gjuhën shqipe është i keq, i njejti ligj për të cilin deri pak ditë më parë si koalicion VLEN e mohonin. Qoku në Facebook shkruan: Më mirë pa ligj sesa një ligj i keq. Kujtojmë se Fronti Europian protestoi kundër Gjykatës Kushtetutës për debatin mbi legjitimitetin e gjuhës shqipe, teksa nga VLEN thanë se ligji nuk do të preket.

Lexo më Shumë

Banka Botërore i propozon Maqedonisë rritje të TVSH-së nga 18 në 19 për qind. Duhet të eliminohen edhe tarifat preferenciale për ato produkte dhe shërbime që nuk janë të nevojshme, si një nga masat për rritjen e të ardhurave nga taksat, raporton “Deutsche Welle”. Sipas ekspertëve të Bankës Botërore, Maqedonia e Veriut do të përballet me borxhin në rritje duke përmirësuar gjendjen fiskale duke forcuar disiplinën buxhetore dhe duke përmirësuar mbledhjen e taksave. “Në dekadën e fundit, vendi është përballur me deficite fiskale më të larta se vendet e krahasueshme të Ballkanit Perëndimor, me nivele të borxhit që tejkalojnë 62…

Lexo më Shumë

Një i ri 23 vjeç nga Shkupi ka ndërruar jetë pasi gjatë ditës së djeshme ra nga një objekt në ndërtim e sipër në rajonin e Bit pazarit, përcjell TV21. Sipas raportimit në MPB, i riu kishte shkuar në objekt për t’i çuar ushqim babait të tij, i cili po punonte në ndërtimin e objektit. “Me datë 12.12.2024, në ora 10:50 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohri” në Shkup është njoftuar se me lëndime të rënda trupore është tek ata është dërguar M.O. (23) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 20:20.…

Lexo më Shumë