Mirë është se nuk kemi gjendje të rrezikut për jetë të askujt në këtë moment, keq është se bandat kriminele edhe sot janë “të tërbuara”, por, në mënyrë adekuate, me vendosmëri dhe me ashpërsi do t’u përgjigjemi të gjithë atyre që e prishin qetësinë e qytetarëve tanë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski lidhur me ngjarjen e sotme, ku një mjet shpërthyes është hedhur në një oborr në lagjen “Keramidnicë” në Shkup, ku mbeti i plagosur Rade Trajkovski- Shtekli. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/549782167797287/?ref=embed_video I pyetur se pse MPB nuk po vepron, marrë parasysh se edhe ngjarje të tjera, por edhe kjo…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdon të refuzojë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale në tetor të vitit të ardhshëm. Si test për qeverinë dhe opozitën, thotë se janë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm dhe nëse fitojnë kandidatët e BDI-së apo LSDM-së, atëherë mund të organizohen zgjedhje menjëherë pas atyre lokale. Nëse opozita humbet, atëherë u bën thirrje që të reformohen me kuadro dhe programe të reja. “Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm. Në ato zgjedhje qytetarët do të tregojnë nëse nevojiten edhe zgjedhje parlamentare apo jo. Nëse ka nevojë për parlamentare, mundemi menjëherë më pas të organizojmë edhe zgjedhje…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale vitin e ardhshëm. Ai nga Kërçova tha se e mbanë për fjale kryeministrin Mickoksi në atë që e tha gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve. “Hristijan Mickoksi në pyetje deputetësh doli hapur dhe tha urdhëroni të shkojmë në zgjedhje. Unë e mbaj për fjale. Në tetor të vitit të ardhshëm bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare”, tha Ali Ahmeti Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, nuk është kundër, por thotë se duhet të ketë konsensus më të gjerë nëse vendoset shkohet në zgjedhje të parakohshme. “Sa i…
Zv. Ministrja e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, mori pjesë në konferencën e organizuar nga UNECE për Transportin në hapësirat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Në fjalimin e saj, ajo prezantoi gjendjen aktuale të sektorit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi hapat e rëndësishëm që qeveria ka ndërmarrë për përmirësimin e këtij sektori strategjik, përfshirë projektet prioritare si Korridori 8 dhe lidhjen e drejtpërdrejtë hekurudhore me Bullgarinë. “Përkushtimi ynë si qeveri është për ta avancuar transportin hekurudhor si një shtyllë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të forcuar lidhjet rajonale,” deklaroi znj. Zekolli Shaqiri.…
Kartoni i gjelbërt është vetëm dëshmi se pronarët e makinave kanë paguar tashmë sigurimin për makinën e tyre dhe nuk është një dokument më vete, por thjesht një konfirmim që keni paguar sigurimin, por për të është caktuar një shumë e caktuar parash. Deri nga mesi i muajit dhjetor 2024 do të dihet vendimi nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të blejnë karton të gjelbërt në të ardhmen për të hyrë në Serbi, Shqipëri dhe Moldavi. “Kjo kosto për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për qytetarët e anëtarëve të tjerë të marrëveshjes së CEFTA-s, duhet të hiqet”,…
Një tërmet me fuqi prej 2.8 shkallë sipas RIhterit është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave, dridhja ka ndodhur 14 km juglindja nga Demir Kapija. Thellësia e tërmetit është në 6 kilometra.
Lideri i integristëve, Ali Ahmeti nga Kërçova i ka dërguar pyetje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit në lidhje me deklaratën e tij të fundit pas porosisë së Ahmetit për “gjuhën shqipe”, transmeton TV21. Ahmeti pyeti Mickoskin se pse nuk i pyet ndërkombëtarët se pse janë të shqetësuar për situatën në Maqedoninë e Veriut, sepse siç tha kreu i integristëve, ata, “Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO” – kanë qenë “garantues dhe nënshkrues të dokumentit i cili po rrezikohet – Marrëveshjes së Ohrit”. “Unë e pyes publikisht zotëri Hristijan Mickoskin: “Pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar?”.…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, priti në kabinetin e tij delegacionin e Republikës së Kosovës, përfaqësues të Komisionit që po punon në përgatitjen e protokollit të ri për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për kontrollin kufitar dhe doganor. Protokolli, i cili pritet të lehtësojë procedurat standarde të kontrollit në pikat e përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Globoçicë-Jazhincë, është cilësuar si një hap me rëndësi të veçantë për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre. Ky protokoll do të përshpejtojë dhe thjeshtëzojë kalimin përmes këtyre pikave, të cilat janë ndër më të frekuentuarat.…
Ministri i Punëve të Brnedshme, Pançe Toshkovski në suaza të vizitës në Budapest i vizitoi departamentet e specializuara TEK (Qendra për luftë kundër terrorizmit) dhe Keszenleti Rendőrség (Departamenti për përgjigje të shpejtë dhe shërbime speciale policore) të policisë hungareze. Siç informojnë nga Ministria, Toshkovski e kryesoi delegacionin e MPB-së në Konferencën e shtatë ministrore të Procesit të Budapestit. “Në kuadër të dy vizitave realizova takime me drejtorë, të cilëve iu prezantua struktura organizative dhe kapacitetet e këtyre departamenteve, si dhe qasja e tyre në përballje me sfidat bashkëkohore të sigurisë. Biseduam për mundësitë për bashkëpunim në pjesën e trajnimeve për…
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit. Takimi në Zyrën Ovale është paraparë të zhvillohet në orën 11:00, sipas kohës lokale. Para takimit me Bidenin, Trump është planifikuar që të takohet me udhëheqësit republikanë në Kongresin amerikan. Partia Republikane do të ketë kontrollin e Senatit dhe ka mundësi që të marrë edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Biden, 81-vjeçar, e ka thirrur Trumpin, 78-vjeçar, pas zgjedhjeve për ta uruar atë për fitoren dhe e ka ftuar në takim në Shtëpinë e Bardhë.…
Në kuadër të Samitit për ndryshimet klimatike në Baku, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka zhvilluar një takim me homologun e saj Bullgar, Rumen Radev. Nga presidenca infotrmuan se në takimin që ka zgjat një orë është diskutuar nevoja për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-bullgare, për tejkalimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha me interes të ndërsjellë. Siljanovska dhe Radev kanë prezantuan qëndrimet e tyre për zgjidhjet e mundshme për sfidat e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. PRESIDENCA “Presidentja nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka alarmuar sot se Maqedonia i nënshtrohet rreziqeve për t’u shuar si shtet. Në ditën e Çlirimit të Shkupit nga Fashistët, Mickoski tha se, nëse i përsërisim gabimet e së kaluarës, mund të mos ketë më shtet të pavarur dhe sovran maqedonas. Këtë rrezik e bazon në tri baza. Faktori i parë sipas tij që e ka vënë shtetin nën këtë rrezik, janë të gjitha disfatat dhe kapitullimet në tavolinë që siç theksoi ai, kanë ndodhur në shtatë vitet e kaluara kanë ndodhur. Ai tha se duhet të gjejmë mënyrë që t’i balancojmë dhe t’i korrigjojmë këto…

