Author: Jeta almakos

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ju është përgjigjur edhe kritikave të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Taravari për “TV21” tha se Ahmeti për 22 vjet ka qenë në pushtet, ndërkaq nuk e ka ndërtuar asnjë rrugë që e lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën. “Ali Ahmeti 22 vjet ka qenë në pushtet dhe nuk e ka ndërtuar as një rrugë që e lidhën Kosovën, apo Shkupin me Prishtinën apo Tetovën me Prizrenin. Tash bisedojmë për tri akse rrugore: për hekurudhën Prishtinë – Shkup, për rrugën Shkup – Bllacë – Prishtinë dhe për rrugën Prizren –…

Lexo më Shumë

Takimi i sotshëm në Prishtinë mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka ngjallur debate të shumta. Brenda ditës ka pasur edhe një reagim skandaloz nga ish ministri i Jashtëm i RMV-së, aktualisht nënkryetari i partisë opozitare BDI, Bujar Osmani, i cili këtë takim e ka cilësuar si mbledhje antishqiptare. „Preskonferencë e turpshme dhe antishqiptare. Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me kushtetutë dhe ligj“, ka shkruar Osmani në rrjetin social në facbook. E kundër kësaj deklarate të skandaloze ka qenë i menjëhershëm reagimi i zëvëndëskryeministrit të RMV-së, Arben Fetai, i cili ka ironizuar me figurën…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani është habitur me deklartën e sotme të kryeministrit Kurti. “E dëgjova me kujdesin më të madh Kryeministrin e R. Kosovës z. Albin Kurti dhe për herë të parë nuk desha të besoj atë që e ndëgjoj nga ai. Të thuash që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare dhe të relativizosh në atë mënyrë një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen nga përdorimi të gjuhës tënde, pêr të cilën është sakrifikuar gjak, mund, energji…, dhe çfarë jo, është jashta çdo kuptimi. Një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet as me padije por…

Lexo më Shumë

Shoqata e Arkeologëve Maqedonas i quan spekulime dhe të pavërteta shkrimet në Alsat në lidhje me gjetjet arkeologjike në Koroshishtë të Strugës. Shoqata mbron Pasko Kuzmanin. Me germa të mëdha thotë se ai asnjëherë nuk ka qenë i dënuar. Iu kundërvu gazetarëve Suad Bajrami e Arta Tahiri për shpifje. Por faktet flasin: Kuzman u dënua me 3 vite burg në rastin “Fallanga 2”, që ka të bëjë me krime me artefakte. “Tërësisht jemi të tmerruar nga të pavërtetat e thëna në lidhje me Pasko Kuzmanin, kolegun tonë, anëtarë shumëvjeçar dhe kryetar i shoqatës në të kaluarën. Pasko Kuzman ASNJËHERË nuk…

Lexo më Shumë

“Skandaloz, i dëmshëm dhe i pabazuar në fakte…inkurajimi që zoti Kurti i dha Gjykatës Kushtetuese [së Maqedonisë së Veriut] është i pafalshëm”. Ky është vështrimi i ish-Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, ndaj vlerësimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk bëhet fjalë për rrezikim të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut. “Jo, nuk po rrezikohet”, tha prerazi Kurti, pyetur për këtë shqetësim tashmë të ngurtësuar në diskursin publik; ndërsa tha se në Maqedoni të Veriut “nuk ka ligj për gjuhën shqipe por, për gjuhët”. “Ekziston ligji që përmend shifërn 20%, por…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në seancën e përbashkët ndërqeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në këtë seancë u nënshkrua protokolli për zbatimin e Marrëveshjes për kalimet e përbashkëta kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë. Me këtë është hedhur një hap tjetër domethënës drejt zbatimit të plotë të konceptit “One Stop Shop”, i cili do të mundësojë një qarkullim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas të pasagjerëve dhe mallrave. Ky sistem do të shkurtojë kohën e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, duke thënë se ky takim nuk mund të shërbejë si një fasadë për të mbuluar dështimet e qeverisë aktuale dhe orientimin e saj kundër interesave të barazisë dhe multietnicitetit në vend. Sipas BDI-së, Qeveria me eksponent që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ka bllokuar marrëveshjet. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Kjo qeveri pa legjitimitet etnik, ka në gjirin e vet Ivan Stoilkoviqin, një politikani të njohur për qëndrime proputiniane si zëvendëskryeministër përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publik solli sot vendim me të cilin e konfirmon vendimin për largimin nga funksioni të prokurorit publik të lartë Mustafa Hajrullahi, të miratuar nga prokurori publik republikan, ndërkaq ankesa e Harullahit u refuzua si e pabazë. Këto vendimi u morën pas diskutimit në senacë që nuk ishte e hapur për publikun, për shkak të mbrojtjes së integritetit të prokurorit. Ndërkaq, vendimi u soll me shtatë vota “për” dhe një “kundër”. Dushica Dimitrievska, Kryetare e KPPRM “Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut u vendos rreth ankesës së prokurorit të…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian ka kompletuar listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i Partisë së Gjelbër, Thomas Waitz nga Austria. Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder. Për Kosovën për postin e raportuesit në Parlamentin Evropian, kësaj radhe i ka takuar eurodeputetit estonez nga Partia Popullore Evropiane, Riho Terras. Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky…

Lexo më Shumë

Maqedonia është fuqimisht e përkushtuar ndaj ndërtimit të infrastrukturës moderne që do ta lidhë atë me rajonin. Lidhjet rrugore dhe hekurudhore në fokus të takimit bilateral ndërmjet zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit kosovar të transportit Aliu. Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me zëvendësministren e transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluan sot një takim bilateral me Liburn Aliun, ministrin e transportit të Kosovës. Takimi u mbajt në kuadër të seancës së përbashkët ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës. Në fokus të takimit ishte lidhja cilësore ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në lidhjet rrugore dhe hekurudhore. Zëvendëskryeministri dhe…

Lexo më Shumë

Nënkryetar i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet se na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare, e tash po u rrezikoheshka“, përcjell TV21. Ademi thotë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe se pikërisht këtë po përpiqet ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese. “Gjuha shqipe është zyrtare, madje edhe shprehimisht e kemi në ligj, ndërsa deklaratat ndryshe nga kjo mund t’i shërbejnë çdokujt, vetëm interesit të shqiptarëve jo. Pikërisht termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese që kontrollohet nga…

Lexo më Shumë

Pas takimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Xhelala Svecla me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Pance Taskovski nënshkruan protokoli për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar. Memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku dy ministret Rizvanolli e homologia e saj maqedonase vunë nënshkrimet e tyre në marrëveshjen për sektorin e energjisë në përputhje me politikat dhe strategjinë e…

Lexo më Shumë