Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar sot deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijna Mickoski rreth procesit eurointegrues të vendit tha se, partia që ai drejton, por edhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se, vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në union. “Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të…
Author: Jeta almakos
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka përzgjedhur Richard Grenellin, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misione speciale, pozitë që duket se kërkon angazhim në drejtim të kundërshtarëve amerikanë, përfshirë Korenë e Veriut. “Ric do të punojë në disa prej pikave më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth Social, pa dhënë më shumë hollësi. Një burim i afërt me zhvillimet, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se Grenell do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan.…
Dy tankerë rusë në Detin e Zi janë shkatërruar si pasojë e motit të ligë. Të paktën një person ka humbur jetën, derisa ekuipazhi është evakuuar, transmeton Telegrafi. Agjencia e lajmeve Interfax raporton se ka pasur derdhje të naftës, duke u thirrur në deklaratat e Agjencisë Federale Ruse të Transportit. Fotografitë dhe videot e postuara në X, shfaqin të paktën një anije të ndarë në dysh nga dallgët e mëdha. Një video nga brendësia e anije tregon anijen tjetër të shkatërruar plotësisht – madje e ndarë në dysh. Shtatë anëtarë të ekuipazhit bëjnë të pamundurën që t’i shpëtojnë më të…
Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në rrugën “Ljuben Vesov” numër 54 në Veles. Përkundër reagimit të shpejtë të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Veles, e cila ka ndërhyrë në vend me dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës, nuk kanë arritur të shpëtojnë pronarin e shtëpisë. Zjarri është zbuluar në fazë të avancuar në një dhomë të shtëpisë dhe gjatë fikjes së zjarrit është gjetur edhe trupi i pajetë i pronarit. Sipas informacioneve nga QMK Veles, pas raportimit për zjarr, zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në terren, por fatkeqësisht nuk ka mundur…
Situata e vështirë ekonomike në vend dhe standardi I qytetarëve është si pasojë e sundimit shtatëvjecar të LSDM-së, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre, gjatë kohës së LSDM-së është rritur TVSH-ja për produktet ushqimore dhe janë miratuar vendime që sollën ekonominë e vendit në këtë situatë. “Gjatë kohës së sundimit të tyre sollën mbi 500.000 qytetarë të Maqedonisë në prag të varfërisë që ditën e kalonin me 150 denarë, pensionistë që protestonin para Qeverisë. Inflacioni gjatë kohës së LSDM-së ishte dyshifrore, kurse ekonomia u shkatërua në llogari të firmave të afërta me ta ku përfituan miliona. Qeveria e VMRO-DPMNE-së…
Në Akademinë Solemne për të shënuar njëvjetorin e themelimit të Lëvizjes “Znam”, kreu I saj, Maksim Dimitrievski, deklaroi se Platforma e premtuar për unitet kombëtar maqedonas dhe definimi i interesave kombëtare maqedonase apo “linjat e kuqe” maqedonase, nga nesër në Kuvend do t`u ofrohet partive parlamentare. “Qëllimi i Platformës është t`i bëjë bashkë të gjithë faktorët politik, të ndërtojë qëndrim shtetëror me të cilën do të sigurohet dhe garantohet rruga dinjitoze e Maqedonisë për realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimi fuqiplotë në BE. Është koha që Maqedoninë ta kthejmë drejt parimeve të Krushevës. “ZNAM” ofron platformë për unitet kombëtar, për…
MPB-ja thotë se ka inicuar planin për prezencë të shtuar në terren, nëpër Qendrat Tregtare dhe vende ku ka frekuentim të madh të qytetarëve. Aktivitetet ndërmerret në prag të festave të fundvitit dhe për të parandaluar përdorimin e mjeteve piroteknike por edhe veprimet tjera që janë në kundërshtim me ligjin. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka vizituar punktin e sigurimit para “City Mall”. Sipas tij, gjatë javës në kaluar, në Shkup janë konfiskuar 30.000 deri në 40.000 mjete piroteknike. Aksione të ngjashme ka patur edhe në qytete tjera. “Jemi të pranishëm në terren, sigurimi komunikon me njerëzit, ndjekim situatat. Të…
Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë se, në rajonin e Ballkanit ka aktorë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcim të pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit, prandaj pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë i sheh edhe në këtë rajon. Ai ka folur për integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian, për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe vendimet e fundit të autoriteteve amerikane për të futur zyrtarë tjerë në listë të zezë. Radio Evropa e Lirë: Z. Joseph, ish-zëvendëskryeministri i parë…
Ka nisur fushata “Shporta e Vitit të Ri”, me të cilën mbi 900 produkte do të shiten me çmime të reduktuara prej të paktën 10%. Lista përfshin bukë, drithëra, produkte buke, mish, produkte qumështi, fruta, perime, pije dhe artikuj të tjerë ushqimorë. Produktet do të shënohen me një afishe dhe logo “Më pak kosto, më shumë për ju”. Inspektorati Shtetëror i Tregut kontrollon çmimet për të parandaluar parregullsitë. Monitorimi përfshin një krahasim me çmimet më të ulëta të 30 ditëve të fundit dhe synimi është që tregtarët të respektojnë uljet. Sipas Qeverisë, ky veprim duhet të mbrojë buxhetin e familjes…
“Artan Grubi nga BDI dhe ndihmësit e tij nga LSDM kanë vite që ndërhyjnë në organet e drejtësisë. Gjatë qeverisjes së tyre të përbashkët shtatëvjeçare në koalicionin kriminal, është ushtruar presion mbi gjyqësorin dhe vendimet janë marrë me urdhër dhe diktim të tyre”, thonë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE. “Artan Grubi, i përkrahur dhe i ndihmuar nga LSDM, ka vite e fikur, ka qenë alfa dhe omega në drejtësi. Gjyqtarët dhe prokurorët janë zgjedhur në selitë partiake të LSDM-së dhe BDI-së. Kjo shihet nga vendimet që kanë marrë. Në vend të ligjit, gjyqtarët merrnin vendime me diktat dhe urdhra të…
Nga BDI përmes një kumtese thonë se kjo javë përfundoi qartë me agjenda të Qeverisë pa legjitimitet për të provokuar harmoninë ndëretnike, shkruan Klan M. “Përfundon sot një javë gjatë së cilës u demonstrua qartë agjenda e qeverisë pa legjitimitet për të provokuar harmoninë ndëretnike, për të sulmuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të kufizuar të drejtat kolektive të komuniteteve në këtë shtet, të ndërtuara me shumë mund e sakrifica. Gjithçka nisi me vendimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për të ekzekutuar urdhrat e partisë, duke realizuar iniciativat që VMRO-DPMNE ka dërguar për të sfiduar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve…
Kuvendi i ASH-së së udhëhequr nga Arben Taravari sot do të zgjedh kryesinë partiake dhe drejtuesit e posteve më të larta partiake, përcjell INA. Në rendin e ditës së Kuvendit janë: zgjedhja e kryesisë, zgjedhja e nënkryetarëve, sekretarëve, plotësimi me anëtarë i Kuvendit dhe pika tjera. Deri tani nuk bëhet e ditur se kush do jenë krerët e kësaj partie, edhe pse përfliten shumë emra.

