Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar sot deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijna Mickoski rreth procesit eurointegrues të vendit tha se, partia që ai drejton, por edhe koalicioni VLEN, do të insistojnë që negociatat për anëtarësim në BE, të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai tha se, vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në union.
“Normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase, që është VMRO-ja e cila ka 58 deputetë, është e pamundshme. Ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillojnë negociatat, sepse vazhdojmë të mendojmë se për Maqedoninë nuk ka tjetër opsion përveç rrugës evropiane e cila është gjëja më e mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në RMV”.
I pyetur rreth kërkesës së VLEN-it që procesi i negociatave të fillojë deri në fund të dhjetorit, Taravari tha se, ky ka qenë një ndër parimet kryesore të programit të tyre, megjithatë ai tha se, çfarë do lloj kombinimi pa VMRO-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh numrin e deputetëve. /SHENJA/
Data 30.08.2026
Aktuale
- “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve
- “Luftë” me flakët në 26 zjarre në Shqipëri, riaktivizohet vatra në Dajt
- QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, tetë mbeten ende aktive
- Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, përkujton figurën e Petro Janurës
- Drejtoresha e SHFK “Penko” mohon mbylljen e paraleles shqipe: Vendimi është në përputhje me ligjin dhe rajonizimin
- “Ose të largohen ata, ose të largoheni ju nga Qeveria”, BDI ultimatum VLEN-it për qëndrimet e Stoilkoviqit
- ‘Nxehet’ Luana Vjollca, vë në pah asetet bombastike në bikini
- Kanadaja i përgjigjet Trumpit, vendosë tabelën e re në bregun e liqenit Ontario



