Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për RTK Prime ka deklaruar se për momentin po punohet zgjidhje ligjore e re për Përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nga VLEN, VMRO-DPMNE dhe ZNAM. Ai tha se kjo çështje është e rëndësishme që të mos krijohen frustrime tek disa individë. Mickoski shtoi se ka struktura që këto çështje i përdorin për shkak se nuk kanë ide për zhvillimin e vendit. “Për fat të keq, do ta përsëris, kemi struktura që në mungesë të ideve, propozimeve të mençura, reformave konstruktive dhe të ngjashme, por përpiqen temat e këtilla ti keqpërdorin duke menduar se…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, e vlerësoi si skandaloze paraqitjen e dy kryeministrave pas mbledhjes së përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut. Ai veçoi deklaratën e kryeministrit Kurti për gjuhën shqipe, për të cilën tha se “e ktheu në një kohë kur kryefjala e lajmeve ishte irredentizmi, nacionalizmi, separatizmi shqiptar”. “E tillë më ngjau deklarimi i Kurtit në lidhje me gjuhën shqipe në Maqedoni, kur ai tha një të pavërtetë të madhe, ku kundërshtoi gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela në magazinën informative “InfoPlus”, në RTK. Ai tha se VMRO-DPMNE po përpiqet që përmes…
Komuna e Tetovës dhe e Gostivarit janë borxhlinjtë më të mëdhenj të ndërmarrjes publike “Rusinio” që mbulon gjithë Pollogun. Kjo ka bërë që xhirollogaria e ndërmarrjes të bllokohet. Po u.d. kryetari i Gostivarit Valbon Limani thotë se si komunë e kanë larë borxhin që e kanë ndaj Rusinos. Për ndërmarrjen “Komunalec”, që është në kuadër të komunës, thotë se edhe ajo ka nisur ta shlyejë borxhin pas stabilizimit të gjendjes. Sa i përket Tetovës, drejtori i ndërmarrjes atje, Samet Bislimi, i tha TV21 se kanë një borxh nga viti 2023, të cilën gradualisht janë duke e shlyer, ndërsa nga janari…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Zhozep Borrell sot në Brukseë nëshkruan marrëveshje për partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja për partneritet ndërmjet vendit dhe BE-së do të kontribuojë në forcimin e qëndrueshmërisë dhe do të mundësojë përballje të përbashkët me sfidat e sigurisë, si kërcënimet hibride, forcimi i sigurisë kibernetike, lufta kundër terrorizmit dhe aspektet e jashtme të menaxhimit të integruar të kufijve, zbatimi i misioneve dhe operacioneve dhe bashkëpunim më efektiv…
Me iniciativë të Departamentit të Diplomacisë Publike në NATO, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryesoi delegacionin e deputetëve për vizitë pune në NATO. Siç informon Kabineti i Gashit, në delegacion ishin koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Micevski dhe Oliver Spasovski, zëvendëskoordinatoret e VLEN-it dhe BDI-së, Merita Kolçi-Koxhaxhiku dhe Arbana Pasholli, deputeti nga ZNAM, Pavle Arsoski dhe shefi i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s, Dragan Kovaçki. “Në takimin me Boris Ruge, zëvendëssekretar i përgjithshëm i NATO-s, Kryetari Gashi, në dritën e sfidave aktuale të sigurisë, e theksoi përkushtimin e…
VLEN bën thirrje që institucionet të vazhdojnë gërmimet dhe gjetjet në pikat arkeologjike në Strugë dhe rrethinë. Ata bëjnë thirrje që zbulimi të mos politizohet. Nga kjo parti thonë se arkeologë shqiptarë kanë dhënë kontributin e tyre në këto gjetje dhe se të gjitha gjetjen janë dokumentuar me fotografi dhe video. “Ky zbulim kaq i madh arkeologjik nuk duhet të politizohet. Përkundrazi, institucionet përkatëse duhet të sigurojnë mbështetje që gërmimet të vazhdojnë në vitet e ardhshme. Arkeologë shqiptar ka pasur. I nderuari z.Fitniu dhe profesori Mexhait Pollozhani kanë qenë prezent gjatë gjithë kohës së gërmimeve dhe e dyta kërkojmë që…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Radmila Sekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s. Osmani përmes një shkrimi në X është shprehur se ka qenë nder të punojë me të në vitet e kaluara, përcjell Klankosova.tv. “Urime Radmila Sekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s. Ka qenë një nder të punoja me të në vitet e kaluara, veçanërisht në avancimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit për prioritetet tona të përbashkëta dhe i uroj asaj çdo sukses në këtë rol të ri të…
Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën në mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare me RMV-në, tha se Gjuha shqipe nuk ka qenë kurrë gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut dhe se atje siç u shpreh Kurti, nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por ka ligj për përdorimin e gjuhëve që e flasin 20% e popullsisë, ka ngjallur shumë reagime në opinion, e sidomos tek partitë opozitare shqiptare në vend. Kjo deklaratë e Kurtit, e ka shqetësuar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili në një takim me qytetarët e Butelit, tha se kryeministri…
Radmila Shekerinska, ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. MARK RUTTE, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-S “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar I plotë”. Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti. Ajo ka shërbyer në të…
Gjuha shqipe është gjuhë në kllapa zyrtare, por jo edhe e barabartë me peshën e gjuhës maqedonase – në fakt, vlera reale e shqipes është e barabartë me cilëndo gjuhë që arrin 20%-in si shifër e theksuar në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ky ligj, një nga më të zhurmshmit në Maqedoninë pluraliste, mbetet një zgjidhje gjysmake, sikurse shumë zgjidhje të tjera të BDI-së. Neni 1 thekson se; Ligji për përdorimin e gjuhëve (1) Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në raportet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër…
Ish-ambasadori Arsim Zekolli në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për gjuhën shqipe. Ai tha se çështja e gjuhës shqipë në RMV ka qenë gjysmake, ashtu siç shumë marrëveshje të tjera. “Z.Kurti është në kontradiktë më z.Kurti opozitar, njëjtë si Ali Ahmeti kontradikt me Ali Ahmetin opozitar. Kemi ligj të gjuhës që e barazon gjuhën shqipe në nivelin e gjuhës rome, turke apo boshnjake, me të vërtetë e kemi në kllapa gjuha shqipe aty që shkruan, mirëpo aq është ka mbetur aty. Gjuha shqipë është gjysmake, edhe marrëvesja me Prespën…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe. Sela thotë se “Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut”. Në vijim e keni reagimi e plotë e Selës në facebook: Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është…

