Kryeministri edhe një herë ka zgjedhur të ironizojë me shqetësimet legjitime të shqiptarëve, duke manipuluar reagimin tonë si të ishte i lidhur me veprimet e fundit të policisë. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së.
“E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe të gjithë e dinë se shqetësimet tona kanë të bëjnë me rrugën e rrezikshme që ka marrë qeveria.
Veprimet e ministrit të Arsimit, ministrit të Administratës dhe kontrolli i Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet pothuajse kanë gjymtuar Marrëveshjen e Ohrit.
Kjo qasje përçarëse nuk është thjesht sulm ndaj shqiptarëve, por ndaj stabilitetit të vendit dhe vlerave të bashkëjetesës që kemi ndërtuar me shumë mund.
Ftojmë kryeministrin të ndalojë manipulimet dhe të reflektojë mbi pasojat që këto politika të pamatura mund të kenë për të ardhmen e gjithë qytetarëve. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë përpjekjeve për të degraduar Marrëveshjen e Ohrit dhe arritjet historike që ajo garanton”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Kanadaja i përgjigjet Trumpit, vendosë tabelën e re në bregun e liqenit Ontario
- Analiza e Preç Zogajt: Reflektim ndaj protestave, forcim i shtet-partisë elektorale. Hallet që ua krijuan, do i përdorin për t’i futur në borxhe qytetarët!
- LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimin kufitar Tabanoc
- Nuk përmbahet Santiana, rrezikon të ekspozojë me shumë se ç’duhet në këtë veshje
- Shefi i CIA-s propozoi takim Trump-Putin-Zelensky gjatë vizitës në Moskë
- Sot dita e 92-të e revoltës kundër Ramës, shqiptarët nuk ikin nga sheshi: S’do dorëzohemi, kryeministri të dorëhiqet
- “…Asnjë s’meritonte të vritej”/ Kur komunistët pranonin shpirtin e tyre “terrorist”
- Vranësira, por temperaturat mbeten të larta – Parashikimi i motit



