Author: Jeta almakos

“Kritika e mendjes politike” nga autori kroat Zllatko Kramariç është libri i cili u promovua sot në Shkup. Libër për të cilin vetë shkrimtari tha se flet për problematikat politike të Ballkanit. Ai sqaroi se në libër ka theksuar raportet e këqija në mes periudhës fashiste dhe asaj komuniste. ZLLATKO KRAMARIÇ, AUTOR I LIBRIT “Në libër I kam analizuar raportet e këqija ndërmjet fashizmit dhe komunizmit. Qëllimi im ishte hulumtimi I këtyre dinamikave dhe se si ndikojnë në plotikat tona të tanishme. Ky libër ofron analizë kritike të Kroacisë por edhe më gjërësisht në mënyrë politike duke u përpjekur të…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk ka afat kohor se kur do të ndodhë, por siguroi që lista e zezë amerikane do të përditësohet me emra të rinj nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Ageler tha se Uashingtoni tashmë po shqyrton disa emra. “Lista është shumë dinamike. Gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen. Nuk kam afat kohor, sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’ju sigurojë që deri sa flasim, ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, deklaroi Ageler./tv21.tv

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka thënë se shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Ajo tha se çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre në këtë shtet do të përballet me kundërshtim të vendosur nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS “Në të njëjtën kohë, ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të…

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto në shtator arriti në 41.585 denarë (675 euro), njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas të dhënave më të fundit, është shënuar rritje prej 9.8 për qind krahasuar me shtatorin 2023. “Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse me 12,6 për qind, industria përpunuese me 11,7 për qind dhe arti, argëtimi me 11,4 për qind”, njofton ESHS. Nga të dhënat rezulton se rritje e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët e mëposhtëm:…

Lexo më Shumë

Një ndërtesë disakatëshe në ndërtim e sipër, buldozer, disa kamionë dhe vinça. Kjo është ajo që mund të gjendet sot në tokën ku në shkurt të vitit 2023 u zbuluan objekte arkeologjike në një lagje të Shkupit, mes tyre, më e njohura për opinionin, guri i varrit me mbishkrimin “dardanus”, përcjell TV21. Kaq mund të shihnim nga jashtë rrugës, për shkak se kur punëtorët na panë, e mbyllën derën, duke na e zënë pamjet e lokalitetit arkeologji mbi të cilin tani po ndërtohet. “Dikur ky vend ka qenë me varreza ilire, ku para një viti është gjetur edhe pllakati me…

Lexo më Shumë

Festivali i këngës për fëmijë në gjuhën shqipe “Bilbilat e Korabit” 2024 mbajti edicionin e 14-të në sallën e koncertëve në Qendrën e Kulturës – Dibër. Në këte edicion u prezantuan 24 kompozime të reja origjinale nga interpretues dhe autorë nga republika, përkatësisht nga Dibra, Kërçova, Ohri, Kumanova, si dhe nga lugina e Preshevës, Kosova dhe Shqipëria. Në vetë festivalin, drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski ndau disa mirënjohje për kryetarin të Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka, Mexhit Capa, drejtor i Banjat e Dibrës Capa – Dibër, Mevaip Abdiu drejtor i TV “Koha” dhe festivalin e fëmijëve “Bletezat nga Tetova,…

Lexo më Shumë

Shporta sindikale për muajin nëntor 2024 arriti në 62.021 denarë tronditës, me një rritje prej 772 denarë në krahasim me muajin paraprak. Kjo rritje është vetëm një tregues tjetër se politikat e gabuara dhe kokëfortë të qeverisë së udhëhequr nga Mickoski po i shtyjnë qytetarët në prag të qëndrueshmërisë ekonomike, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë po rriten çdo ditë, ndërsa pagat janë në stagnim dhe nuk ka asnjë masë nga Qeveria. Qytetarët e kanë gjithnjë e më të vështirë mbulimin e shpenzimeve elementare. Familjet janë të detyruara të heqin dorë nga nevojat që deri…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, për nesër njoftojnë erë të fortë edhe mbi 80 kilometra në orë. Moti nesër do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 13 gradë celsius. Në Shkup paradite do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa pasdite do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale deri në 10 gradë.

Lexo më Shumë

Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë që nuk do doje ti dëgjoje për veten. Por unë nuk drejtoj një shtet dhe as nuk kam në dorë jetën e mijëra e miliona njerëzve… Prandaj mund të shprehem! Rama i 2013 mori pushtetin me premtime të cilat bën që shumë njerëz ta besonin me votë. Një lider i cili premtoi që do të bënte ndryshimet që duheshin dhe që kishin munguar në kaq dekada në vendin tonë. Dhe i bëri! Premtoi siguri dhe lejoi të rritej krimi frikshëm. Grupet kriminale u strukturuan dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) në Tiranë, që u mbajt në kuadër të kryesimit Shqipërisë me nismën. Në fokus të takimit ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian në dritën e rrethanave të reja gjeopolitike dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, pasojat e të cilit reflektohen si në sigurinë dhe stabilitetin rajonal ashtu edhe atë global. Ministrat konfirmuan rolin e CEI si një platformë e rëndësishme për zgjidhjen efektive të sfidave rajonale dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoskit thotë se, vendi është i gatshëm që të fillojë në Kuvend procesin e ndryshimeve të amendamenteve për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, megjithatë nëse pranohet propozimi i qeverisë që amendamentet të hyjnë në fuqi, kur parlamenti bullgar të ratifikojë marrëveshjen qasëse në BE. Ai, në intervistë për RTK, tha se madje, shumica parlamentare mund të ketë mbi 80 deputetë, me çka i ka numrat e nevojshëm për të miratuar edhe ligje për të cilat nevojit shumicë prej 2/3. I pyetur sot rreth kësaj deklarate, Mickoski nuk ka dhënë shumë detaje, por ka konfirmuar se shumica mund të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë sot një deklaratë për mediumin PortaliX, duke thënë se Ali Ahmeti do të arrestohet për disa ditë. Kështu ka njoftuar përmes një videoja të publikuar në profilin e tij në Facebook, gazetari Furkan Saliu. Sipas Saliut, Kostovski nuk është ndalur me akuza as ndaj mediumit në fjalë. Njoftimi i plotë i gazetarit Saliu: Kur pushteti flet për destabilizim, përgjigjet duhet ti kërkoni tek kryetari i Komunës së #Butelit, Darko #Kostovski e jo te #BDI. E kërkuam për ta intervistuar për partizimin, familjarizimin e Federatës së Taekëondos, e ai sapo zbriti nga…

Lexo më Shumë