Author: Jeta almakos

Përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Salih Murat ka reaguar ndaj vendimit për shndërrimin e Xhamisë së re në Manastir ‘Muzeun e Trashëgimisë Kulturore Kristiane dhe Islame’. Sipas Murat ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm është në kundërshtim me vlerat themelore të vendit tonë, kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Më poshtë e keni reagimi e plotë të Salih Murat: Dënojmë fuqishëm vendimin për shndërrimin e Xhamisë së Re në Manastir në ‘Muzeun e Trashëgimisë Kulturore Kristiane dhe Islame’. Ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm është qartësisht në kundërshtim me vlerat themelore të vendit tonë,…

Lexo më Shumë

Sonte në Manastir “Jeni Xhamia” është shndërruar në muze i krishterizmit dhe islamit, përcjell Shenja. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut. Ja reagimi i plotë i BFI-së: BASHKËSIA FETARE ISLAME E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT RIJASETI Nr: 03-696 Data: 21.11.2024 Për:  Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Kristijan Mickoski, Zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Lutkov Entin dhe Muzeun Kombëtar të Manastirit Përfaqësitë diplomatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Një grua ka humbur jetën në Çair si pasojë e goditjes nga një makinë ma targa të Shkupit, shkruan SHENJA. Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:43 në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh. Në vendngjarje janë policia dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë. Së shpejti pritet të ketë edhe detaje zyrtare nga policia për aksidentin tragjik.

Lexo më Shumë

Universiteti i Evropës Juglindore, sot shënoi 23 vjetorin e themelimit të tij. Ceremonia e përvjetorit u organizua në mënyrë solemne në prani të korit diplomatik në  vend dhe përfaqësuesve politik. Rektori këtij universiteti Abdylmenaf Bexheti adresoi një sërë falënderimesh ndaj kuadrove të këtij universiteti të cilët për gjithë këto vite, UEJL-në, e kanë ngritur në piedestalin shkencor, hulumtues por edhe rritjen dhe zhvillimin e universitetit në të gjitha aspektet. Në fjalimin e tij Bexheti përmendi të arriturat e universitetit. “Numri 23 njihet si numër engjëllor. Kuptimi numerologjik i tij i përbërë nga numri dy dhe tre, rezulton simbol të fuqishëm…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit tha se është i madh numri i aplikantëve me prejardhje turke, të cilëve nuk u është përgjigjur nga viti 2022 deri tani për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes pas ndryshimeve të Ligjit për shtetësi, të miratuar në vitin 2021. “Numra të saktë për fat të keq nuk mund t’ju jap në këtë moment. Bëhet fjalë për një numër më të madh të aplikantëve, të cilët nuk kanë marrë përgjigje që nga viti 2022 e deri tani. Një numër i madh aplikimesh nuk janë zgjidhur në të kaluarën,…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”, kushtuar projekteve për përmirësimin e integrimit të romëve në shoqëri, me theks në strehim, kulturë dhe arsim. “Është një nder i veçantë për mua që sot të marr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, qëllimi i të cilit është të mbështesë përfshirjen më të madhe të romëve në shoqërinë tonë. Si shoqëri demokratike multietnike, Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për promovimin e përfshirjes dhe barazisë, me theks në mbrojtjen e të drejtave të njeriut…

Lexo më Shumë

Së pari si person, ndërsa pastaj si deputet dhe koordinator i grupit parlamentar në Kuvend, dua të shpreh shqetësimin tim të madh për sjelljen e pahijshme dhe të papërgjegjshme gjatë ditës së sotme në Kuvend të kryetarit të partisë E Majta dhe deputetit, Dimitar Apasiev, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. “Në fakt, komplekset, nervoza dhe agresioni, mungesa e edukimit familjar dhe mungesa e kulturës bazë, sot përjetuan kulmin e tyre. Tërbimi i pakontrolluar dhe ofendimet fizike dhe verbale të personit Dimitar Apasiev ndaj kolegëve deputetë, burra e gra, ishin…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska si të paqartë e vlerëson arsyetimin e Byrosë së Furnizimeve Publike për furnizimin e pezulluar për karburant eurodizel për autobusët e NQP “Shkupi” dhe thotë se nuk mund të flitet për ofertë më të mirë ose më të keqe për furnizim të karburanteve, në situatë kur çmimi është rregulluar nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). “Ajo që është dhënë si shpjegim publikisht, gjegjësisht si arsye për (vetë anulimin e blerjes) për ne është e paqartë sepse nuk mund të keni ofertë më të mirë apo më të keqe për blerjen e karburantit ku…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se me datë 19.11.2024 rreth orës 18:00 në rrugën “Van Vardarska” në Tetovë, nga ana e punonjësve policorë nga SPB Tetovë janë privuar nga liria personat N.S.(23), L.R.(23), M.Z.(18), S.I.(27) dhe A.Sh.(19), të gjithë nga Tetova. “Tek ata është gjetur dhe konfiskuar rreth 450 gramë marijuanë. Ata gjatë ditës së sotme me kallëzim përkatës penal i janë dorëzuar prokurorit kompetent dhe gjyqtari në procedurë paraprake u ka caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh”. “Personat janë dorëzuar në Burgun e Shkupit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira me reshje shiu, pasdite në pjesët perëndimore do të jetë më i rrëmbyeshëm (mbi 40 l/m2). Do të fryjë erë e fortë jugore, e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri (mbi 70 km/h). Reshjet pritet të shndërrohen në borë në zonat malore, ndërsa pritet të formohet shtresë bore. Gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës do të ketë reshje bore në disa vende më të ulëta ku do të krijohet një shtresë më e hollë e borës, bëri të ditur DPHM. Në ditët në vijim do të mbajë mot…

Lexo më Shumë

Qeveria u përfshi në zgjidhjen e problemit me mungesën e naftës për autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik- Shkup. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme është vendosur që qyteti i Shkupit të marrë hua një pjesë të rezervave shtetërore të naftës. Byroja e Furnizimeve Publike sot ndër të tjera ka marrë vendim me të cilin plotësohen kushtet për zhvillimin e procedurës negociuese pa shpallje të tenderit me qëllim të shkurtimit të afatit për blerjen e derivative të nevojshme për Qytetin e Shkupit. Me këtë veprim siç theksohet, Qeveria e mbyll çështjen me vështirësinë që ka lindur në funksionimin e Ndërmarrjes…

Lexo më Shumë

“Kritika e mendjes politike” nga autori kroat Zllatko Kramariç është libri i cili u promovua sot në Shkup. Libër për të cilin vetë shkrimtari tha se flet për problematikat politike të Ballkanit. Ai sqaroi se në libër ka theksuar raportet e këqija në mes periudhës fashiste dhe asaj komuniste. ZLLATKO KRAMARIÇ, AUTOR I LIBRIT “Në libër I kam analizuar raportet e këqija ndërmjet fashizmit dhe komunizmit. Qëllimi im ishte hulumtimi I këtyre dinamikave dhe se si ndikojnë në plotikat tona të tanishme. Ky libër ofron analizë kritike të Kroacisë por edhe më gjërësisht në mënyrë politike duke u përpjekur të…

Lexo më Shumë