Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në vend Mihalis Rokas lidhur me listën e zezë amerikane në të cilën janë vendosur ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjyqtari i Apelit Enver Bexheti tha se tani është e rëndësishme që gjyqësori në vend ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme lidhur me këtë rast por edhe me të gjitha rastet e tjera ku korrupsioni është prezent në shtet. MIHALIS ROKAS EUROAMBASADOR “SHBA-të kanë bërë një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit duke vendosur në listën e zezë ish-Zv.kryeministrin Artan Grubi dhe gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se po hetohen shumë raste lidhur me ish-funksionarët e BDI-së. Duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth ligjit për gjuhët është e papranueshëm dhe jo kushtetues, Mickoskit tha se, Ahmetit dhe BDI-së, është që të tentojnë ta defokusojnë opinionin pasi kanë ardhur, sipas tij, konfirmime nga e gjithë bota për veprimtarinë kriminale të tyre. Mickoski tha se ata tentojnë ta polarizojnë shoqërinë në baza etnike, ndërsa shtoi se ata këtë nuk do ta lejojnë. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Po arrijnë…
Elmi Aziri nga ASH-Sela tha se, propozim ligjin për shkollat e mesme, ku kërkohet intonimi i himnit të shtetit në shkolla, është i panevojshëm dhe siç thotë, është tendencë për imponimin e nacionalizmit agresiv, përcjell TV21. Aziri tha se teksti i himnit nuk shpreh realitetin multietnik të vendit dhe shtoi se, ky propozim edhe më shumë do të ndikojë në ndasi se sa në përafrim. “Propozim ligjin për shkollat e mesme, ku kërkohet intonimi i himnit të shtetit në fillim dhe mbarim të vitit shkollor dhe në manifestime tjera, e shofim të panevojshëm dhe pjesë e tendencës për imponimin e…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi, gjatë pjesëmarrjes në një emision debativ në studiot e gazetës LAJM, ka thënë përfshirja e Artan Grubit në “Listën e Zezë” amerikane, është mesazh i qartë edhe Ali Ahmetit. Ibrahimi thotë se pas këtij rasti edhe Ahmeti duhet të tërhiqet nga politika. “Futja e Artanit në “Listën e Zezë” është futje e Ali Ahmetit. De jure është Artan Grubi, de facto Ali Ahmeti. Ahmeti duhet të jep dorëheqje pas futjes së Grubit në “Listën e Zezë”. Është mesazh i madh sepse Grubi ka qenë figura kyçe në BDI e cila ka udhëhur me…
Komuna e Tetovës i njofton të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksionimin linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”. “Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel. Kjo linjë dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë kas rrugor. Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike.…
Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar në rastin e formuar pas futjes së dy personave në listën e zezë të SHBA-së, njofton se janë ndërmarrë veprime në kuadër të të cilave hetues nga Qendra Hetuese e Prokurorisë ka kërkuar dhe ka marrë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha dosjet lidhur me procedurat e përcaktimit të përgjegjësisë së gjyqtarëve që kanë vepruar në lëndën “Target-Fortesa”, e cila ka të bëjë me skandalin e përgjimeve dhe ku i dyshuar kryesor ishte ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Prokuroria njoftoi se, po ndërmerren veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rastit. Këto aktivitete…
Qeveria dhe Ministritë vazhdojnë që në Kuvend t’i dorëzojnë propozim ligjet vetëm në gjuhën maqedonase duke mos respektuar kushtetutën e cila thotë se komunikimi zyrtarë mes institucioneve përvec në Maqedonisht duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe, respektivisht gjuhën të cilën e flasin mbi 20% të qytetarëve të këtij shteti. Sot Ministri i Ekonomisë që drejtohet nga VLEN Besar Durmishi në parlament ka dorëzuar 7 ligje dhe asnjë nuk ka qenë i përkhyer në gjuhën shqipe. Deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti tha se nga tetë pikat e rendit të ditës, shtatë janë dorëzuar nga Ministria e Ekonomisë që drejtohet…
Seanca që ishte paraparë të mbahej në lidhje me, se kujt i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit ose Ziadin Selës, është anuluar. Seanca e radhës pritet të mbahet më 21 janar të vitit 2025. Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Tetovë, në prill 2024, vendosi që vulat e partisë t’i takojë krahut të Ziadin Selës, ndërsa ky i fundit u zgjodh si kryetar partie nga kryesia e partisë. Për këtë, nga krahu i Taravarit atëkohë ankoheshin se vendimi është sjellë pa seancë dhe deri te vendimi final ishin ndryshuar pesë gjykatës të ndryshëm.
Kronika e televizionit Alsat për rikthimin e shqipes në Ministrinë për Marrëdhënie mes Komuniteteve e ka irrituar zëvendëskryeministrin dhe ministrin, Ivan Stoillkoviq, i cili drejton dikasterin që ka për obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në një status në Facebook, Sotillkoviq jep komente dhe interpretime për raportimin e Alsat, madje duke shkuar aq larg saqë të thotë se vetë televizioni ka krijuar problem. “Interesante! Vetë i krijojnë problemet gjoja të mëdha, vetë i zgjidhin. Gjoja kanë kryer trysni dhe janë shumë të fuqishëm. Realiteti është se ndryshimi i vetëm është se ueb-sajti i Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve nga njëgjuhësh,…
Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut duhet të merr masa për të gjitha çështjet e korrupsionit. Kështu tha euroambasadori në RMV Mihailis Rokas kur u pyet për qëndrimin e BE-së për futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në Listën e Zezë Amerikane, shkruan Portalb.mk. “Ne e marrim parasysh këtë listë të zezë të SHBA-ve. Mendoj se ajo që ka rëndësi është që gjyqësori këtu në vend të marrë masa jo vetëm për këto çështje të veçanta, por për çdo çështje të korrupsionit në vend”, tha Rokas. Ai tha se Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, i forcuar “Ka shumë rekomandime…
Goran Minçev në emisionin Klan Debat tha se numri në administratë duhet të ulet, sepse vazhdon të jetë e ngarkuar. “Ne jemi duke bërë reforma në Administratën Publike, kemi anuluar dy konkurse për të mos mbushur sërish administratën, ti reduktojmë këta që janë pastaj do bie numri ai që duhet të jetë, dhe do punësohen kush dhe si e meriton” – tha Minçev. /tvklan.mk/
Kallëzime penale janë ngritur kundër dy ish-drejtorëve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili dhe Kosta Petrov, njoftoi “MKD.mk”. Në rastin e parë, bëhet fjalë për projektin “Green Hojo”, i bashkëfinancuar nga Fondi, i cili duhej të mblidhte të dhëna përmes pajisjeve IoT për të përdorur zgjidhjen inteligjente të shtëpisë për ta bërë zyrën/shtëpinë/apartamentin më efikas të energjisë. Sipas portalit MKD, ekziston dyshimi i bazuar se Fondi është dëmtuar për 4.000.000 denarë, për shkak se është bërë “keqpërdorim të pozitës zyrtare” nga ish-drejtori Halili, transmeton INA. Ndonëse përdoruesi nuk ka respektuar detyrimet e kontratës dhe rregullat, drejtori Halili…

