Author: Jeta almakos

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por në pjesët që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”. Reshje të lehta bore u regjistruan në Kodër të Diellit, ndërsa në Makedonski Brod, Krushevë dhe Resnjë pati reshje bore të ndjekura nga shiu. Ndërmarrja Publike u bën apel shoferëve të ngasin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kompanisë në detyrë janë vazhdimisht në terren dhe…

Lexo më Shumë

Ka vazhduar evakuimi i banorëve të rrugës “Prilepska” të Kërçovës, duke arritur numri i tyre në 120. Sipas njoftimit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave personat e evakuuar mbeten të strehuar në sallën sportive “Hristo Uzunov”.  Ndërsa bëjnë me dije se gjatë ditës së shtunë do të bëhet inspektimi i objekteve të dëmtuara. Ndërkaq, gjendja me përmbytjet vazhdon të jetë kritike në disa lokacione, përshkak të daljes së lumenjve nga shtrati. Njoftojnë se janë përmbytur lagje, shtëpi, bodrume shtëpish, oborre shtëpish, sipërfaqe bujqësore, ndërsa theksojnë se po intervenohet me mekanizma të rëndë dhe me pompa po kryhet nxjerrja e ujit…

Lexo më Shumë

Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror për Organizimin e Kongresit, Aleanca për Shqiptarët nis zyrtarisht procesin e rindërtimit, konsolidimit dhe funksionalizimit të degëve dhe nëndegëve të partisë me qëllim mbajtjen e Kongresit të rregullt. Nga ASH njoftojnë se ky proces udhëhiqet nga parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes, unitetit politik dhe përgjegjësisë, dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësimit real të vullnetit të anëtarësisë në Kongres. Ai synon të forcojë Aleancën për Shqiptarët duke përfshirë të gjithë ata që duan të angazhohen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e partisë. “Aleanca për Shqiptarët u bën…

Lexo më Shumë

Partia Liberal-Demokrate vlerëson se një takim i liderëve ka kuptim vetëm nëse në të diskutohen reforma thelbësore, e jo, siç thonë ata, zgjidhje tregtare dhe PR. PLD është e gatshme të marrë pjesë në një takim të tillë, por jo nëse ai reduktohet ekskluzivisht në çështjen e shfuqizimit ose mbajtjes së qeverisë teknike si temë e izoluar dhe boshe, pa përgjigje për pyetjet kyçe që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. “Është joserioze që politika të reduktohet në këtë: ‘ne jemi për shfuqizimin’ ose ‘ne jemi kundër shfuqizimit’ të qeverisë teknike. Dhe pastaj çfarë? Nëse shfuqizohet apo nëse nuk shfuqizohet?! A…

Lexo më Shumë

Azir  Aliu Në gjysmën e dytë të vitit 2025 mora përgjegjësinë përtë udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë me një qëllimtë qartë: shëndetësia të mos ketë më nevojë përimprovizim, por për arkitekturë. Që nga dita e parë, fokusi im nuk ishte të premtoja zgjidhje të shpejta, portë vendosja themele të qëndrueshme për një sistem qëplanifikon me kujdes, mat, rishqyrton dhe përmirësohetvazhdimisht. Gjysma e dytë e vitit 2025 ishte një periudhë e vendosjes së drejtimit zhvillimor. Një kohë e mbushurme dëgjim të vëmendshëm të profesionistëveshëndetësorë dhe analizë të thelluar të të dhënave, me qëllim që të kuptohej realisht gjendja e sistemitshëndetësor. Ky proces…

Lexo më Shumë

Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli është paraqitur në burgun “Idrizovë” për të vuajtur dënimin prej 10 vjetësh për rastin “Llaskarca”, ku si pasojë e aksidentit të autobusit, humbën jetën 16 pasagjerë, ndërsa më shumë se 30 u lënduan. Lajmin e konfirmoi drejtori i institucionit, Zoran Jovanovski, i cili tha se Beluli është pranuar dhe vendosur në burg sipas procedurave standarde. Pas një serie shtyrjesh, kryesisht të justifikuara me arsye mjekësore, Beluli u paraqit në burg për të vuajtur dënimin. Më 1 dhjetor pati një shtyrje tjetër për shkak të një operacioni të dytë në testikuj, ndërsa më parë, në…

Lexo më Shumë

Rrëshqitje shkëmbinjsh në rrugën Shkup-Veles, një pjesë e rrugëve në rajonin e Krushevës janë të mbyllura, ndërsa automjetet mallrash janë të ndaluara në rrugën Strugë-Qafë. Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në orën 17:35 është raportuar se në autostradën Shkup-Veles, pas tunelit “Badar”, ka pasur rrëshqitje shkëmbinjsh, e cila ka përfshirë të dy korsitë. Trafiku nuk është i ndërprerë. Në vendngjarje ndodhen oficerë policie dhe një ekip nga ‘Rrugët e Maqedonisë’. Nga ora 18:05, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Crna Reka në afërsi të fshatit Buçin, rajoni i Krushevës, kemi pasur ndërprerje të trafikut rrugor…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i RMV-së, Organizata komunale Kërçovë, në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës në 24 orët e fundit siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar. Siç kumtoi Kryqi i kuq, janë siguruar dyshekë, batanije, krevatë, veshmbathje, ushqim, ujë, mjete higjienike, si dhe shujta të ngrohta. Ndryshe sot edhe QMK informoi se përmbytje janë raportuar në Ohër, Kërçovë, Manastir, Gostivar dhe Tetovë. Ekipet janë në terren dhe po merren me stabilizimin e situatës.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, informoi se në nivel të gjithë vendit të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme dhe nuk ka asnjë bllokim, pavarësisht reshjeve të borës. Nikolloski theksoi se aktualisht po mbulohen dy seksione kryesore, ai i Kosovrastit dhe Mavrovës, ndërsa në terren janë angazhuar të gjitha kapacitetet e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, si dhe kompani private që ndihmojnë në pastrimin e borës. “Dua t’i përgëzoj ekipet e ‘Makedonija Pat’, këta njerëz punëtorë që me përkushtim i mbajnë rrugët të pastra dhe të kalueshme. Të gjithë kamionët janë vënë në funksion dhe puna po zhvillohet…

Lexo më Shumë

Rreth 100 persona janë evakuuar nga vendbanimet e tyre, si pasoj e reshjeve të dendura të shiut ditët e fundit. Siç ka njoftuar Qendra e Menaxhimit të Krizave, të evakuuarit janë të një lagjeje të komunës së Kërçovës. Si pasoj e daljes së lumenjve nga shtrati, gjithashtu janë vërshuar shumë lagje, toka bujqësore, shumë shtëpi dhe ndërtesa të tjera. QENDRA E MENAXHIMIT TË KRIZAVE “Në Komunën e Kërçovës, në rrugën ‘Prilepska’, janë përmbytur disa objekte banimi. Është kryer evakuimi i rreth 100 personave, të cilët janë strehuar në sallën sportive ‘Hristo Uzunov’. Personave të evakuuar u janë siguruar ushqim, ujë,…

Lexo më Shumë

Pas kapjes së Nicolás Maduro, më 3 janar nga forcat amerikane, ka rënë në sy rritja e interesit për pasurinë që thuhet se ka grumbulluar gjatë viteve. Debati përqendrohet te vlera e avionëve privatë, bizhuterive dhe pronave të tjera, si dhe te masat që autoritetet ndërkombëtare kanë ndërmarrë për të parandaluar fshehjen apo keqpërdorimin e tyre. Sipas autoriteteve amerikane, pasuritë e Maduro janë shpërndarë në vende të ndryshme të botës edhe me anë të personave në emër të të tjerëve. Organizata ndërkombëtare Transparency Venezuela vlerëson se Maduro mund të zotërojë një pasuri që arrin deri në 3.8 miliardë dollarë, një…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të inicuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ku pritet të diskutohet heqjen e qeverisë teknike dhe për konsensus mbi ligjet për agjendën reformuese, përcjell TV21. Filipçe thotë se Mickoski po kërkon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nuk mbajmë takim për qeverinë teknike! Mickoski është zënë ngushtë, i ngutet dhe kërkon alibi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo që ndodh është skenar i menduar që vjet, të cilin unë dhe LSDM e zbuluam dhe e flasim hapur tani e dy muaj. Zgjedhje të parakohshme dhe…

Lexo më Shumë