Kandidati i VLEN-it për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta pasi ka votuar tha se është ditë feste në Gostivar. Bejta tha se ka votuar për të mirën e Gostivarit. Ai bëri thirrje qytetarëve për të votuar për të ardhmen e qytettit të Gostivarit. “Sot do të jetë një festë e madhe në Gostivar” u shpreh Bejta pasi votoi bashkë me familjen e tij.
Author: Jeta almakos
Valdet Xhaferi ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura në Gostivar. Pas votimit, ai ka bërë një thirrje publike drejtuar qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. “Sot votuam. Votova për të ardhmen e Gostivarit. Votova për zhvillim, dinjitet dhe shpresë. Votova që Gostivari të ecë përpara, me njerëz të ndershëm dhe me vizion të qartë”, ka shkruar Xhaferi. Ai u ka bërë thirrje të gjithë gostivarasve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike: “Të nderuar gostivaras, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës, dilni dhe votoni”, ka theksuar Xhaferi. Procesi i votimit në…
Deri në orën 11:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 3553 votues, përkatësisht 3.32 %, raporton SHENJA. Vrapçisht, kanë votuar 834 votues, përkatësisht 3.02 %. Gostivar, kanë votuar 1937 votues, përkatësisht 3.14 %. Qendër Zhupë, kanë votuar 168 votues, përkatësisht 2.22%. Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 624 votues, përkatësisht 5.90 %. Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 11:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 41-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por atë të drejtë, duke u përballur me pushtuesit dhe duke rënë në Kodrën e Trimave, ku u bënë simbol i qëndresës dhe sakrificës pa kompromis. “Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre”, shkroi…
Lumi Vardar ka dalë nga shtrati në fshatin Strimnicë, në komunën e Zhelinës, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale në disa shtëpi. Sipas banorëve, uji ka hyrë në bodrumet e shtëpive, duke rrezikuar pronën dhe sigurinë e tyre. Banorët shprehen të revoltuar, duke theksuar se problemi është i kahershëm dhe se për më shumë se 30 vite nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete nga institucionet përkatëse për parandalimin e përmbytjeve. “Problemi është i njëjtë prej dekadash dhe askush nuk ka intervenuar kurrë”, deklarojnë ata për TS. Siç shihet nga terreni, një pjesë e fshatit është e mbuluar nga uji, duke…
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftuan se deri në ora 09:00, jehona e votuesve në katër komuna ku ka zgjedhje të përsëritura lokal, është 1,11%. Në Vrapçisht kanë votuar 272 votues, ose %. Në Gostivar kanë votuar 0,93%, respektivisht të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 651 votues. Mavrovë Rostushë 2,89%, ose 306 votues. Në Qendër Zhupë, 0,75%, ose kanë votuar 57 votues. “Në vendvotimin 0571 në Qendër Zhupë, ku pati ngecje të hapejs së votimit dhe fillimit të procesit të votimit rreth 40 minuta. Në komunën e Gostivarit, në vendvotimin 503, 512, 513,529, 533, gjithashtu pati vonesa gjatë hapjes së…
Kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot ka mbledhur kabinetin qeveritar në një takim pune të së shtunës duke shënuar se ky takim i referohet luftës dhe përpjekjes për të përmbushur kriteret e BE-së edhe përkundër mosrmarrëvejshjeve bilaterale me Bullgarinë që sipas kryeministrit është e imponuar. Nga ana tjetër kujtojmë që edhe Bullgaria edhe Bashkimi Europian kanë bërë të qartë se pa ndryshime kushtetuese nuk do të ketë progres as heqje të vetos. Postimi i plotë: Takim të shtunën për agjendën reformuese Vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur kriteret e BE-së, edhe përkundër mosmarrëveshjes bilaterale të imponuar. Qeveria mbetet e…
Niveli i ujit të lumit Vardar në Shkup vazhdon të jetë i rritur dhe ka arritur nivelin kritik pas reshjeve të dendura që përfshinë vendin gjatë ditëve të fundit. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes pranë shtratit të lumit, veçanërisht në pjesët më të ulëta dhe dobët të ndriçuara përgjatë bregut (kejit). Sipas parashikimeve më të fundit, edhe në orët në vijim niveli i lumenjve do të mbetet i lartë në Shkup dhe në pjesët e sipërme të pellgjeve ujëmbledhëse, megjithëse pritet një rënie graduale gjatë natës. Aktualisht, në pjesën më të madhe të…
Ndalohet plotësisht pirja e duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura me karakter publik, pa përjashtime, si dhe kufizim drastik i importit, shitjes dhe ekspozimit të cigareve dhe pajisjeve elektronike. Në përgatitje e sipër është një ligj i ri për pirjen e duhanit. Ndalimi i pirjes së duhanit do të vlejë për të gjitha objektet e gastronomisë, duke përfshirë restorante, bare, mejhane dhe kantina. Për më tepër, pirja e duhanit do të ndalohet edhe në tarracat e kafeneve dhe restoranteve nëse ato nuk janë të hapura plotësisht nga të paktën tre anë, që do të thotë se një pjesë e…
Tre javët e fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve – fëmijë me simptoma të gripit dhe gjendjeve të ngjashme me gripin, thonë nga Klinika e Fëmijëve në Spitalin “Nënë Tereza” Shkup. Drejtori Rexhep Memedi bëri të ditur se brenda 24 orëve ka deri në 150 fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë klinikë, ndërsa të hospitalizuar momentalisht janë rreth 30. “Pjesa më e madhe kryesisht janë pacientë me sëmundje respiratore – simptoma të gripit: temperaturë e lartë trupore, kollitje, sekrecione në hundë, skuqje të syve dhe fytit, dhimbje në muskuj, tek foshnjat frymëmarrje e vështirësuar etj. Të gjithë pacientët…
Reshjet e borës kanë kapluar rajonin e Pollogut, ndërsa nga komuna e Tetovës njoftojnë se pavarësisht reshjeve, rrugët janë të kalueshme. “Komuna e Tetovës njofton qytetarët se ekipet komunale janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për mirëmbajtjen e rrugëve. Aktualisht, rrugët në territorin e komunës janë të kalueshme. Duke qenë se priten reshje të vazhdueshme bore, ekipet e Komunës së Tetovës do të mbeten të angazhuara gjatë gjithë kohës për të siguruar qarkullim sa më normal. Megjithëse në disa segmente mund të paraqiten vështirësi në lëvizje, rrugët mbeten të hapura dhe të kalueshme. Apelojmë tek qytetarët për…
Rritje e çmimeve me pakicë u regjistrua në të gjitha sektorët e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Mesatarisht rritja është 3.7 përqind në dhjetor, krahasuar me dhjetorin paraprak, por në disa sektorë ka pasur rritje edhe më të madhe. Rritje më të madhe ka pasur te produktet ushqimore industriale (5.1 %), produktet ushqimore (4.9 %), ndërsa rritje më e vogël te pijet alkoolike dhe joalkoolike. “Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave,…

