Author: Jeta almakos

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën që mbajti për media pas takimit me nënkryetarët e partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje. “Trajtuam të gjitha çështjet politike dhe të ardhmen që na pret në vijim. Siç ju kam njoftuar edhe sonte, ju njoftoj se në konsultim kemi vendosur që të thërrasim kryesinë e LDK-së dhe pastaj Kuvendin e LDK-së, e kam obligim moral e politike që të marr përgjegjësinë dhe ta shtroj tutje organizimin politik të LDK-së, nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së dorëheqjen”, tha Abdixhiku,…

Lexo më Shumë

Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i largojnë veturat të cilat i kanë parkuar në rrugën në drejtim të qendrës. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, nga Qendra thonë se nëse qytetarët nuk i largojnë makinat, të njëjtat do të largohen nga shërbimet përkatëse. “Njoftohen të gjithë pronarët e veturave të parkuara përgjatë rrugës në Ski qendrën “Kodra e Diellit” që t’i largojnë menjëherë automjetet e tyre. “Meqenëse Ski Qendra, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, NP “Parkingu” Tetovë dhe Policinë, nga ora 20:00 do të realizojnë pastrimin e rrugës, veturat…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, dhe ambasadorja në Malin e Zi, Karen Reinke, kanë përfunduar mandatet e tyre, duke lënë pas një trashëgimi të bashkëpunimit të ngushtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve dhe SHBA-ve. Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, Ambasadorja Aggeler theksoi rëndësinë e rolit të vendit si një partner i besueshëm në avancimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta. AMBASADA E AMERIKËS NË SHKUP “Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin…

Lexo më Shumë

Të mërkurën në mesditë pritet të mbahet takimi i liderëve, i thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski në takim përveç Qeverisë teknike, do të diskutohen edhe tema të tjera siç janë ligjet që lidhen me agjendën reformuese, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Kodi Zgjedhor e të tjera. Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar partnerët e koalicionit qeverisës, koalicioni VLEN dhe partia ZNAM, ndërsa nga opozita ftesën e ka pranuar partia Levica. Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e refuzoi ftesën ende pa e dërguar formalisht kryeministri te liderët e partive. Nga koalicioni VLEN në takim do të marrë…

Lexo më Shumë

Policia e Kumanovës ka sekuestruar një makinë në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës në kuadër të hetimi që po kryhet mbi përdhunimin dhe shantazhin e së miturës nga ana e disa personave, dy prej të cilëve ndodhen në paraburgim. Informacionin se vetura e tipit Golf 5 ngjyrë e kuqe me targa të Kumanovës ndodhet në Stacionin Policorë e konfirmoi Ministria e Brendshme, përcjell Alsat. “Makina është sekuestruar me qëllim kryerjen e masave krim-teknike e që lidhen me veprat penale të kryera në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës”, thonë nga Ministria e Brendshme. Jo zyrtarisht, e mitura në deklaratën…

Lexo më Shumë

Në prag të takimit të liderëve politikë të paralajmëruar për nesër nga kryeministri Hristijan Mickoski, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Blerant Ramadani ka dalë me një qëndrim lidhur me çështjen e qeverisë teknike. “Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, dua të theksoj se Aleanca për Shqiptarët e sheh me maturi çdo përpjekje për ta shndërruar çështjen e “qeverisë teknike” në temë presioni apo kalkulimi politik. Ky mekanizëm është i përcaktuar qartë me ligj dhe lidhet drejtpërdrejt me afatet zgjedhore dhe funksionimin normal të institucioneve të shtetit. Qeveria teknike ndërtohet përmes respektimit të rendit kushtetues dhe procedurave ligjore. Çdo…

Lexo më Shumë

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në territorin e këtij vendi të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt. Njëkohësisht, apelohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore për në Iran, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet linjës telefonike SOS 24-orëshe +389 75 268 736, e-mail adresës: [email protected], si dhe…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka akuzuar sot Frontin Evropian (AKI), të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, për sjellje destruktive dhe bllokim të proceseve parlamentare, duke theksuar se po politizohen procedura që janë thjesht teknike dhe të rregulluara qartë me Rregulloren e Kuvendit. Nga VLEN u theksua se verifikimi i mandatit të deputetëve nuk është çështje politike apo votë shumice, por një procedurë formale dhe automatike institucionale. Sipas tyre, refuzimi për të votuar verifikimin e mandateve përbën precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik të shtetit. Koalicioni solli si shembuj rastet e deputetes Valbona Adili Emini, e cila zëvendësoi Salim Sulejmanin, si dhe…

Lexo më Shumë

Nga BDI njoftojnë se sot kryetari i saj, Ali Ahmeti ka emëruar kryetarët e degëve në Kërçovë, Vrapçisht, Prespë dhe Karposh. “Për kryetarë dege në Kërçovë është emëruar Arlind Sejdini, në Vrapçisht-Evzal Arsllani, në Prespë-Arjan Muedini dhe në Karposh-Hamza Jashari”, njoftojnë nga BDI. Po ashtu, sqarojnë nga atje, se Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.

Lexo më Shumë

Në Shqipëri moti i ditëve të fundit me reshje shiu dhe bore ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit, ndërkohë vazhdon angazhimi i autoriteteve, transmeton Anadolu. Në një njoftim për mediat sot nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në mbështetje të zonave të prekura, veçanërisht në zonat me përmbytje dhe izolime. “Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Si pasojë, në disa qarqe janë evidentuar problematika të lidhura me përmbytje, rritje të niveleve të lumenjve, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash.…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, partia më e madhe e opozitës vazhdon protestat antiqeveritare, ndërkohë që sot është mbajtur protesta e radhës, raporton Anadolu. Protesta e thirrur nga Partia Demokratike (PD) është mbajtur para selisë së kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Protesta e emërtuar “Foltore”, sipas PD-së, mbahet për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe sipas saj për të denoncuar rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në protestë tha se asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealet e tij të lirisë. “Besojmë…

Lexo më Shumë

Çmimet e banesave në Maqedoni edhe në vitin 2026 lëvizin me një ritëm që është gjithnjë e më i vështirë për t’u arritur me pagat dhe kursimet. Të dhënat e fundit të tregut tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit 2025, çmimet në Shkup u rritën me rreth 25 për qind në nivel vjetor. Një nuancë shtesë në këtë përllogaritje është metodologjia . Sipas informacionit të dhënë, indeksi bazohet në të dhënat mbi apartamentet e reklamuara në shitje në territorin e Shkupit, që do të thotë se situata sipas qytetit mund të ketë dinamika të ndryshme, dhe disa nga…

Lexo më Shumë