Author: Jeta almakos

Vendimi për pezullimin e vizave të emigrimit për qytetarët nga Maqedonia e Veriut, i marrë nga SHBA, është miratuar në kuadër të politikës së tyre të përforcuar të migrimit, vlerëson ish-ambasadori i vendit në SHBA, Vasko Naumovski. Në një deklaratë për Alsat, Naumovski theksoi se pavarësisht këtij vendimi, për vizat e qëndrimit në SHBA, të cilat janë më të kërkuarat nga qytetarët tanë, do të mund të aplikohet më tej. “Përkohësisht i ngrijnë procedurat për vizat e emigrimit, me qëllim të verifikohet nëse i gjithë ai sistem për përdorimin e ndihmës sociale është në përputhje me ligjet e tyre apo…

Lexo më Shumë

Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari Para se të jepen ide të ndryshme për rregullime kushtetuese dhe ligjore të çështjeve të ndryshme, është e udhës që ato të jenë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe evropiane në mënyrë që të zbatohen në praktikë dhe të përmirësohen në të ardhmen. Për rëndësinë e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane, flet shembulli i nenit 9 të Ligjit të përdorimit të gjuhëve i cili mes tjerash, parasheh edhe udhëheqjen e të gjitha procedurave gjyqësore edhe në gjuhën shqipe, mirëpo edhe përkundër sanksioneve (gjobave) të larta (4000-5000 EUR) për çdo shkelje, kjo dispozitë ligjore fare nuk zbatohet…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, paga mesatare bazë pa shtesa e një ushtari profesionist është rreth 35.700 denarë, ndërsa paga bazë e një koloneli arrin rreth 70.200 denarë. Kur këtyre shumave u shtohen të gjitha kompensimet e tjera të parashikuara me Marrëveshjen Kolektive, shuma përfundimtare e të ardhurave rezulton dukshëm më e lartë se ajo e paraqitur publikisht nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes (NSO), kolonel Jurišić. Ministria e Mbrojtjes thekson se përveç pagës bazë, punonjësit në Armatë përfitojnë mbi 23.000 denarë shtesë për qira, ushqim dhe transport, si dhe kompensime për orë jashtë orarit, punë…

Lexo më Shumë

Sot, më 16 janar 2026, në orën 18:03, është regjistruar tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Sipas të dhënave fillestare, tërmeti kishte magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur pranë vendbanimit Lazaropole, në rajonin më të gjerë të Parkut Kombëtar të Mavrovës, në një thellësi prej 15 kilometrash.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret së shpejti lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sqaroi se pezullimi i vizave për 75 shtete, mes të cilave edhe Maqedonia, nuk i përfshin vizat për qëllime studimi dhe vizitat turistike, por vetëm ato që kanë të bëjnë me imigrimin. “Mendoj se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë kur bëhet fjalë për këtë lloj marrëdhëniesh me partnerin tonë strategjik,” tha Mickoski. Në këtë drejtim, ai shprehu edhe zhgënjim nga sjellja e opozitës. “Më vjen keq që opozita, pas…

Lexo më Shumë

Masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve është caktuar për tetë personave të lidhur me aksionin e djeshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike – DAP. “Përfundoi marrja në pyetje e tetë personave të ndaluar në lidhje me aksionin e djeshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike – DAP, kurse pas deklaratave të tyre, si dhe vlerësimit të fakteve dhe provave, është pranuar propozimi dhe të tetëve iu caktua masa paraburgim prej 30 ditësh për shkak të ekzistencës së bazave për të tre pikat e akuzës, përkatësisht rreziku i ikjes, ndikimi mbi dëshmitarët dhe mundësia e përfundimit ose përsëritjes së…

Lexo më Shumë

Në një periudhë pasigurie gjeopolitike, inflacioni të lartë dhe mosbesimi në rritje ndaj sigurisë digjitale, shërbimi i vjetër bankar, marrja me qira e kasafortave po rikthehet sërish në fokusin e klientëve në Maqedoninë e Veriut, shkruan mediumi për çështje financiare dhe ekonomike Bloomberg Adria. Edhe pse për dekada me radhë konsiderohej si shërbim i rezervuar për një rreth të vogël klientësh, sot po përdoret gjithnjë e më shpesh nga qytetarë që duan t’i mbrojnë fizikisht sendet e tyre më të çmuara: para të gatshme, stoli, ar, dokumente të rëndësishme, testamente, madje edhe mbajtës digjitalë me të dhëna të ndjeshme. Bankat,…

Lexo më Shumë

Gjuha shqipe, dalëngadalë, po zhduket nga përdorimi zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë. Asnjë dokument i brendshëm, vërtetim, certifikatë apo akt tjetër që përmban qoftë edhe një fjalë në shqip, nuk firmoset nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, kuadër i partisë ZNAM të Maksim Dimitrievskit. Sipas informacioneve dhe ankesave të shumta nga qytetarë shqiptarë, edhe dokumentet që deri më tani lëshoheshin në mënyrë dygjuhëshe – në maqedonisht dhe shqip, tashmë jepen vetëm në maqedonisht, shkruan gazeta KOHA. Kjo praktikë, e cila ishte standardizuar pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, është ndërprerë plotësisht me ardhjen e Filkovit në krye të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt”, në periudhën nga 20.01 (e martë) deri më 31.01 (e shtunë), do të kryhen testime, kalibrime dhe verifikime të pajisjeve të instaluara (kamerave) për mbikëqyrjen e trafikut. Testimet do të realizohen çdo ditë në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 20:00. Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku kryhen testimet nuk do të lejohen të kalojnë derisa të përfundojë procedura. Në javën e parë të periudhës së paraparë, aktivitetet do të zhvillohen ekskluzivisht në lokacionet me kamera të vendosura në territorin…

Lexo më Shumë

Valbon Limani mori mandatin si kryetar i komunës së Gostivarit ku edhe premtoi se do të punojë me nder e përkushtim për të gjithë qytetarët. Limani tha se edhe slloganin e kishin “Me Gostivarin në zemër” që siç tha, në zemër janë fëmijët që mbushin shkollat e rinia që kanë nevojë për ndihmën e tyre. Ai tutje tha se, secila punë do të bëhet me Gostivarin në zemër. “Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nder, përkushtim e frymëzim për secilin nga ju, e padyshim se do të punojë me Gostivarin në zemër”, tha Limani. Ai…

Lexo më Shumë

Çmimet e arit, argjendit, bakrit dhe kallajit kapërcyen nivele rekord, teksa shqetësimet për një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së në Iran dhe për pavarësinë e Rezervës Federale ndihmuan në zgjatjen e rritjeve të tyre të fundit dramatike. Ari, i cili është dyfishuar në çmim në më pak se dy vjet dhe që tashmë është rritur me 8% që nga fillimi i këtij viti, u rrit deri në 1.1%, duke arritur një rekord të ri prej 4,641 dollarësh për ons, teksa investitorët kërkuan asete të sigurta. Argjendi kaloi për herë të parë pragun e 90 dollarëve, duke u rritur deri në 6%…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski  nuk tregoi se kur do të zhvillohet takimi mes tij dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilin e paralajëmroi ky i fundit në deklaratën pas takimit të liderëve. Për këtë çështje, kryeministri dha një përgjigje tipike prej politikani. Hristijan Mickoski, kryeministër   “Unë në funksionimin tim të rregullt politik takohem me të gjithë liderët e partive politike, kështu që në korniza të atyre takimeve supozoj se do të takohem edhe me zotëri  Ahmetin”. Ndërkaq, theksoi se të enjtën është mbajtur takim mes grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në lidhje me ligjin për kundërvajtje, për çka Ahmeti…

Lexo më Shumë