Author: Jeta almakos

Nesër në 18.00 serish do të ketë protestë para fabrikës së çimentos USJE në Shkup. Iniciativa “Stop Usje” paralajmëroi bllokimin e udhëkryqit të dy bulevardeve para kësaj fabrike, për të ngritur zërin kundër ndotjes së ajrit. Ambientalisti Aleksandar Todeski iu bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke thënë se heshtja vret më shumë se ajri i ndotur. Nga kjo nismë pretendojnë se ndër ndotësit më të mëdhenj në kryeqytet është edhe fabrika e çimentos e gjendur në mes në vendbanimit të mbipopulluar në Shkup. “Çdoherë kur caktojmë protestë apo kur mbahet protestë, ‘Cementara USJE’ dërgon kumtesë ku thotë se nuk…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se në periudhën e fundit është vërejtur shfaqja e sulmeve karrem që kryhen përmes SMS-ve të rreme, postës elektronike, ueb-faqeve dhe mesazheve në rrjetet sociale. Mesazhet e rreme gjoja dërgohen nga Departamenti për automjete motorike si njoftim nga sistemi “Qytet i Sigurt” dhe në to është vendosur një link i rremë përmes të cilit qytetarët ridrejtohen që të kryejnë pagesë për një kundërvajtje të supozuar në trafik. MPB u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin linqe dhe mesazhe të dyshimta dhe asnjëherë të mos…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë urgjente me 10 vota “pro” ia mori imunitetin gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov dhe e miratoi propozimin për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, me kërkesë të Gjykatës Themelore Publike Shkup. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor me 10 vota “pro” vendosën që gjykatësi Ristov përkohësisht të largohet nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit. Gjyqtari i dyshuar i apelit akuzohen për veprat penale të fitimit dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë (neni 359-1 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1), dhe larje parash dhe të ardhura tjera nga krimi (neni 273…

Lexo më Shumë

“Lajmi se gjykatësi Gjoko Ristov i janë gjetur 350 mijë euro të dyshuara si para korrupsioni nuk është vetëm një skandal individual. Ky lajm rrënon edhe atë grimcë të fundit besimi që qytetarët kanë pasur në sistemin e drejtësisë”, thonë nga VLEN. Ata gjithashtu thonë se janë të bindur se ky nuk është rast i izoluar, por maja e ajsbergut e një sistemi të kalbur, i cili për vite me radhë ka mbrojtur të fortët, ndërsa ka shtypur qytetarët e zakonshëm. “Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se Gjoko Ristov nuk është emër i panjohur për…

Lexo më Shumë

“Rezultatet janë të qarta, Anel Fidovski mori shtatë vota “pro” dhe ne do ta mbështesim”, kështu tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi, pas seancës së sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën Fidovski u zgjodh shef i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, në vend të Gavril Bubevskit. Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve “Prokurori i zgjedhur faktikisht ishte në intervistë tregoi rezultate të mira, prandaj disa anëtarë vlerësuan se atij duhet t’i jepet shanca dhe tashmë ja dhamë shansin”. Lidhur me votën “abstenim” që ai hodhi për shefin aktual të Prokurorisë së Shkupit, i…

Lexo më Shumë

Është arrestuar Arianit Sllamniku. Ai është ndaluar për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu. Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së. Pas raportimeve për mashtrim, mekanizmat shtetëror janë vënë në lëvizje. Sllamniku, i cili nuk është mjek pretendon se disponon një ilaç për “shërimin” e autizmit tek fëmijët. Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës bënë të ditur për Telegrafin se policia është autorizuar të ndërmarrë veprimet…

Lexo më Shumë

Gjykatësi Gjoko Ristov nuk është në arrati dhe sot është intervistuar në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit. Pas intervistimit, prokurorja ka kërkuar që ndaj tij të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak. “Sot prokurori kompetent e intervistoi gjykatësin e dyshuar dhe i dorëzoi provat e mbledhura, mbi të cilat bazohet dyshimi i bazuar se ka kryer veprat për të cilat akuzohet. Duke vlerësuar kushtet objektive që duhet të plotësohen për vendosjen e një mase për sigurimin e pranisë, si dhe kushtet subjektive që e justifikojnë, prokurori paraqiti për gjykatësin tek gjykatësi paraprak të Gjykatës Themelore Penale Shkup…

Lexo më Shumë

Në Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore të Fëmijëve në Kozle aktualisht 70-të fëmijë janë shtruar në spital, nga të cilët 10-të janë në mbështetje të oksigjenit. Në spital janë shtruar edhe 15-të fëmijë te të cilët është konfirmuar virusi i gripit nga tipi A dhe kanë komplikime, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Klinikës, prof.dr. Katerina Boshkovska. Ajo theksoi se në Klinikë në bazë ditore bëhen ekzaminimet e 150 deri 200 fëmijëve. Ajo sqaroi se simptomat e gripit zakonisht fillojnë me temepraturë të rritur, dhimbje në fyt, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, rrjedhje nga hunda dhe kollë e thatë. Rekomandim për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se së bashku me një delegacion qeveritar do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës. “Të shoqëruar nga një delegacion qeveritar i rangut të lartë, do të marrim pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës. Në ditët në vijim, do të kemi takime të shumta që presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e situatës ekonomike dhe të tërheqin një numër të madh investimesh. Do të marr pjesë në tre panele ku do të prezantoj mundësitë e investimit në Maqedoni, dhe njëkohësisht, do të…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë paralajmëron protestat. Sipas sindikatës, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protestat mund të përshkallëzohen në një grevë të përgjithshme. Nënkryetari i Këshillit të LSM-së për Sektorin Privat, Ivan Peshevski, deklaroi se pakënaqësia midis punëtorëve është e madhe dhe se sindikata është e gatshme për hapa më radikalë nëse Qeveria dhe punëdhënësit nuk i dëgjojnë kërkesat e tyre. Në një deklaratë për “TV Telma”, kryetari i LSM-së, Sllobodan Trajkovski, tregoi se data e saktë për fillimin e protestave do të përcaktohet javën e ardhshme, pas seancës së organeve dhe trupave më të larta të sindikatës. “Askush…

Lexo më Shumë

Në vitin 2025 çmimi i artit të arit u rrit rreth 60 për qind, ndërsa rritja vazhdon edhe në ditët e para të vitit 2026. Kreu i WFP Fond Menaxhment, Petar Andreevski, thekson se motorët kryesorë të rritjes së çmimit të artit janë aktiviteti i vazhdueshëm blerës i bankave qendrore, veçanërisht në Azi, tensionet gjeopolitike dhe dobësimi i dollarit, respektivisht proceset e de-dollarizimit tek një numër i madh investitorësh. Prandaj, ari mbetet edhe më tej një strehë e sigurt për investitorët, raporton TV21. “Ari mbetet gjithmonë një strehë atraktive për investitorët tanë dhe ka të ngjarë të ketë një stabilitet të…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe ka konfirmuar sot se ka pasur një takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Ai tha se, me Ahmetin biseduan për vetëqeverisjen lokale në Gostivar ku në zgjedhjet e përsëritura lokale, kanë mbështetur kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim. Filipçe tha se mbështetja e LSDM-së, i solli fitoren kandidatin të AKI-së. Megjithatë, ai mohoi se ka ndodnjë koalicion me BDI-në. Venko Filipçe, Lider i LSDM-së “Ne nuk kemi koalicion, pas atij takimi u zhvilluan takimi i liderëve. Unë thash në disa raste, më vjen keq që partitë që shkuan atje legjitimojnë një pushtet të tillë,…

Lexo më Shumë