Author: Jeta almakos

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim me Ivanka Trump. Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën gjatë takimit. Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së bashku me grupin e punës të cilët janë mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota në këtë takim pasi ka qenë një grup i zgjeruar që ka marrë pjesë në këto takime dhe investime që pritet të zhvillohen. Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi dhe prokurorja Iskra Haxhi-Vasileva, deklaruan se hetimi për korrupsion të lartë në Gjykatën e Apelit filloi para 9 muajsh, pas denoncimeve për indice të forta për marrje ryshfeti deri në 100 mijë euro për të ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit të Lupço Pecov nga lënda gjyqësore Zinxhiri, ku u kap në flagrancë ish-avokati i shtetit Fehmi Stafa. Vasileva tha se përveç dëshmive tjera materiale dhe denoncimeve nga telefonatat e të burgosurve, lidhjet ndërmjet Stafës dhe Gjykatësit të Apelit Ristov kanë qenë të kahershme, që dyshohen për dy…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme po merr raportime nga qytetarët për një mesazh me email që kanë marrë, gjoja në emër të Drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, ku jepen udhëzime brenda 24 orëve për të shkuar në një stacion policie ose për të dërguar një email kthimi, sepse gjoja, marrësi i mesazhit është subjekt i hetimeve penale për një sërë krimesh të sajuara që ai nuk i ka kryer, siç janë pornografia e fëmijëve, pedofilia dhe trafikimi i drogës. Qëllimi është që marrësi i mesazhit të regjistrohet përmes emailit dhe të japë të dhënat e tij personale, njoftojnë sot…

Lexo më Shumë

Ditën e dytë vërtet e filluam me takime produktive. Ditën e nisëm me një takim me pronarin e kompanisë ‘4iG’, kompani e cila mori lejen për operatorin e tretë celular në Maqedoni. Biseduam për planet e tij, pasi që natyrisht i ka transferuar mjetet e nevojshme për marrjen e licencës. Ajo për të cilën ai më informoi është fakti se në periudhën e ardhshme do të investojë më shumë se 100 milionë euro në zhvillimin e operatorit të tretë celular. Çfarë përfitojnë qytetarët? Qytetarët fitojnë një kompani të re që do të ofrojë shërbime celulare dhe një kompani e cila,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nderit i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM-ISHR), Idriz Sinani, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas, duke kërkuar rishikim të pavarur dhe transparent të disa rasteve gjyqësore të dyshuara si të montuara politikisht. Në dokumentin e dërguar, Sinani kërkon rihapjen dhe rivlerësimin e rasteve të njohura si: “Monstra”, “Alfa”, “Brodec”, “Sopoti” dhe “Lagja e Trimave” në Kumanovë. Sipas IGFM-ISHR, këto procese gjyqësore kanë prodhuar pasoja të rënda për sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, duke ngritur dyshime serioze…

Lexo më Shumë

“Mendoj që nuk jemi larg për të kaluar në këtë nivel, që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm. Ka disa opsione, pra ka konstruktive, kreative, është propozimi për rotacion, është propozimi me bashkëkryetarë, propozimi një anëtar një votë dhe propozime të tjera. Jemi duke i shqyrtuar, në këtë periudhë në mënyrë intenzive jam optimist që së shpeti do ta rrumbullakojmë këtë, pa prejudikuar se cili do të jetë lideri apo liderët. Për shkak se më e rëndësishme është ideja, subjekti se sa individi.. S’kemi vendos afat se edhe kështu si funksionon është i suksesshëm, mirëpo për shkak të kërkesave,…

Lexo më Shumë

E mërkura e ardhshme punonjësit dhe sindikalistët do t’i gjejë në rrugë duke protestuar dhe duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro. Kreu i Sindikatës, Slobodan Trendafillov tha se Maqedonia e Veriut ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe se paga aktuale nuk garanton një standard dinjitoz jetese. Ai njoftoi se protesta do të fillojë nga Kuvendi do të vazhdojë para Odës Ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë. SLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I SINDIKATËS “Qeveria për më tepër se 1 vit, hoqi dorë nga punëtorët, Qeveria e njëjtë që u tha punëtorëve të ulen dhe të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të mbajtur sot nga Venko Filipçe, duke e cilësuar atë si një paraqitje pa fakte dhe pa përmbajtje konkrete. Sipas partisë në pushtet, deklaratat e Filipçes përmbanin shumë fjalë, por asnjë dokument, dëshmi apo kallëzim zyrtar që do të mbështeste pretendimet e tij. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se Filipçe vazhdon me të njëjtin skenar të njohur publikisht, duke paralajmëruar “bomba”, “informacione” dhe duke ia lënë përgjegjësinë institucioneve, pa dhënë sqarime konkrete se për çfarë bëhet fjalë, ku dhe si kanë ndodhur pretendimet e përmendura. Reagimi nënvizon se Filipçe flet për “vrima buxhetore”, ndërkohë që,…

Lexo më Shumë

Pavarësisht që shkollat nuk japin numër të saktë të nxënësve që mungojnë për shkak të gripit stinor, vet nxënësit tregojnë situatën epidemiologjike nëpër shkolla. Në një anketë për Alsat, ata thonë se për shkak të viruseve dhe gripit stinor, thuajse në çdo klasë mungojnë nga pesë e më shumë nxënës. “Ne të gjithë në klasë jemi 22, ndonjëherë mungojnë, vijnë 15 nxënës, mungojnë nga gripi”, tha një nxënëse. “Sa nxënës jeni në klasë? 32. A po vëreni mungesë të nxënësve dje edhe sot? Pak..4 vetë. Kanë tregu se pse? Po, kanë qenë të sëmurë”, u shpreh një nxënës. “A po…

Lexo më Shumë

Ministria e Transformimit Digjital (MTD) informon publikun se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Komunikimet Elektronike janë futur në procedurë qeveritare dhe janë publikuar në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (REKRr/ENER). Sipas Ministrisë, me këto ndryshime, Maqedonia i përmbush detyrimet ligjore për harmonizim me standardet evropiane në fushën e roamingut, me një qëllim të qartë – më shumë mbrojtje, transparencë më të madhe dhe kosto më të ulëta dhe të parashikueshme për qytetarët gjatë përdorimit të shërbimeve mobile në roaming në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas njoftimit të Ministrisë, vendi ynë tashmë është pjesë e marrëveshjes rajonale për roaming…

Lexo më Shumë

Në bulevardin “Jane Sandanski” në Komunën Aerodrom të Shkupit, një qytetar vendosi të zvarritej nëpër kalimin për këmbësorë në bulevard, për shkak të ngricave Video e postuar në rrjetet sociale është bërë virale dhe ka marrë me qindra shikime. Ndërkohë nga Lidhja Auto-moto në njoftimin e ditës së sotme thonin se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë. Gjithashtu nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” informuan se ekipet e tyre janë në terren dhe në vazhdimësi pastrojnë rrugët, por qytetarë të shumtë janë ankuar se rrugët vështirë të kalueshme dhe se reshjet e borës kanë shkaktuar…

Lexo më Shumë

Pavarësisht reshjeve të borës, qarkullimi në rrugët e Komunës së Haraçinës po zhvillohet normalisht, ka njoftuar kryetari i komunës, Daut Beqiri. Sipas tij, menjëherë pas reshjeve ka pasur koordinim të drejtpërdrejtë me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, ndërsa ekipet përkatëse kanë dalë në terren dhe po kryejnë pastrimin e rrugëve. Beqiri ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. “Pavarësisht reshjeve të borës, qarkullimi në rrugët e komunës tonë po zhvillohet normalisht Menjëherë pas reshjeve, kam qenë në koordinim të drejtpërdrejtë me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, dhe ekipet e…

Lexo më Shumë